LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Situata mjaft kritike"/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

27 Nëntor 2019, 18:56, Politikë CNA
"Situata mjaft kritike"/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e

Nga qyteti i Durrësit, ku ndodhet për të parë vijimësinë e operacionit të kërkim-shpëtimit në lagjen numër 18, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që tronditi zonën ditën e djeshme, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se ?në keto momente kritike ndodhemi pranë qytetarëve?.

?Është një situatë mjaft kritike. Është e qartë që puna vijon pa u ndalur, patjetër që të gjitha ato kërkesa që çdo familje ka bërë janë realizuar. Do të vijojmë të jemi pranë tyre edhe në vazhdimsi për të tejkaluar këtë situatë dramatike?, ka thënë Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse i ka Shqipëria mjetet e duhura për të përballur fatkeqësi të tilla, Meta deklaroi se:

?Është një eksperiencë tragjike e vështirë sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë fatkeqësi natyrore e këtyre përmasave. Është e rëndësishme që ta tejkalojmë.  Kemi mbështetjen e specializuar të partnerëve tanë dhe shpresojmë ndihmën e tyre në vijimsi për stabilizimin e situatës. Shpresoj që të keqen ta kemi lënë pas dhe me kurajo, qetësi dhe solidaritet dhe gëzim të shohim para pavarësisht gjendjes së vështuirë ku ndodhemi.?

Ndërkaq referuar shkakut të një katastrofe të këtyre përmasave, Meta nuk ka bërë fajtor, ndërsa deklaron se tashmë është e rëndësishme të fokusohemi në ndihmën  ndaj qytetarëve.

?Bazuar në përvojën e kësaj tragjedije duhet të marrim masat e duhura për të ecur para. Nuk mund të fokusohemi në cilësinë e ndërtimeve, por në atë çfarë ka ndodhur. Tani duhet t?iu vijmë në ndihmë qytetarëve. Ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve është një mekanizëm që duhet të përmirësohet çdo ditë. Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat me këto përpjekje të cilat nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë?, ka thënë Presidenti./CNA.al

Lajmet e fundit nga