Connect with Us

Shpëtimi i Klajdi Qatos/ Meta falenderon ekipin grek

Politikë

Shpëtimi i Klajdi Qatos/ Meta falenderon ekipin grek

Publikuar

-

Pas 20 orësh nën rrënoja forcat greke kanë arritur të shpëtojnë 25 vjeçarin, Klajdi Qato.

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta i cili në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

Sapo mora një lajm të shkëlqyer në Thumanë: Mbas 21 orësh, luftë e përpjekjesh nën rrënoja, Klajdi 24-vjeçar në Durrës, shpëtoi mrekullisht!

Falenderime të veçanta për forcat tona të shpëtimit që punuan pa u lodhur, veçanërisht dhe ekipit të specializuar të Greqisë, që dha një kontribut shumë të çmuar dhe profesional për të garantuar daljen e Klajdit nga rrënojat, pa asnjë dëmtim dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira.

LEXO EDHE:  Meta takim me senatorin Roy Blun/ "SHBA-të, partneri ynë strategjik"

Shumë faleminderit dhe Klajdit, i cili luftoi plot kurajo!

Duhet të vazhdojmë me kurajo dhe shpresë për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënoja!./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksioni opozita/ Kryemadhi “kokë më kokë” me Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar sot me kreun e PD –së Lulzim Basha.

Takimi është mbajtur në selinë e PD-së dhe sipas report TV, temë e bisedimit ka qenë reforma zgjedhore dhe aksioni opozitar.

Ndërkaq opozita joparlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luksi i zyrtarëve/ Gazetarja rrëfen ngjarjen që i ndodhi në ashensor

Publikuar

-

Nga

Gazetarja, Edlira Gjoni ka ndarë në rrjetet sociale një ngjarje që ajo e ka përjetuar mëngjesin e sotëm.

Gjoni, ka hequr paralele, mes luksit të njerëzve të vendimarrajeve të larta dhe 12 mijë njerëzve që po ngrijnë nga të ftohtit, në këto ditë dimri.

“Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme e me 12 mijë njerëz që ngrijnë nga të ftohtët në pritje të vendimeve në emë të tyre:

Në ashensor u ndesha me tre zonja e dy zotërinj të niveleve të larta vedimmarrëse që më bënë të ndjehesha e veshur pa lidhje.

Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime, bashkë me shpenzimet jetike brenda.

Ditë e zakonshme pune, ndaj hyra në holl me:
– Fund OVS, 28 euro
– Bluzë Ann Taylor, 30 dollarë
– Pallto Tahari, 99.99 dollarë
– Këpucë e çantë Tamaris, 70 e 90 euro

Dhe të gjitha këto hyjnë tek veshjet e mia “të shtrenjta”, por i kam gjurmuar në sezonin e uljeve dhe jam e kënaqur t’i kem! Të gjitha këto përballohen nga të ardhurat mujore, por nuk ka shans të jenë blerë për një muaj”, ka shkruar Gjoni në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Homazhet në nderim të Elsie/ Meta: Do t’i jemi mirënjohës përjetë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Meta: Nuk do të ketë zona të ndara mes LSI-së dhe aleatëve

Më tej ajo ka shtruar pyetjen se nëse ajo do të punonte në administratë, si do ti blinte veshjet e shtrenjta, si zonjat që takoi në ashensor.

“Po nëse unë punoja në administratë, si zonjat në ashensor, me 70 mijë lekë në muaj. Ja 80 mijë! Si do i bleja:

– Këpucët portokalli (pra akoma më të pazakonta, dmth më të shtrenjta), nga McQueen, mbi 3 mijë euro?
– Kostumin me pantallona, 2500 euro?
– Pallton 4 mijë?
– Çantën Michael Cors?
– Syzet Miu miu?
– Bizhutë Versace?
– Kurimin te parukieria në bllok?

Të gjitha këto teksa 3 zonjat e dy zotërinjtë, po aq të pispillosur, po shkonin në një aktivitet politik në Shqipërinë me çadra!

Mua m’u duk vetja vërtet jashtë vendi në atë ashensor e holl xixash inferioriteti, por kur dola jashtë, edhe kaq sa kam veshur më ngjanë të tepruara”, ka shkruar më tej gazetarja Edlira Gjoni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Lulzim Basha shënon “autogol”/ Deklarata që e vë me shpatulla pas muri

Publikuar

-

Nga

Dje Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për hetimet e lobimeve në SHBA, duke hedhur poshtë Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FBI-në, dokumentat zyrtarë të SHBA-së për këtë çështje, duke mos e hetuar.

Tani një gjyqtar mjaft i dyshimtë, për të cilin CNA.al do të sjellë të gjitha materialet e hetimit, kush është dhe çfarë përfaqëson, një grup avoketërish që bënë mbrojtjen, por dhe një prokurori e dyzuar, ku vetë prokurorët përplaseshin për çështjen megjithëse kishin pasur gjithë kohën për ta hetuar, kishin dy fakte në duar.

Dokumentat e publikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku thuheshin se ishin paguar para për lobim në SHBA nga një kompani off shore ruse. Këtë nuk ka nevojë ta provojnë mbështetësit e Lulit dhe as Luli vetë, se ky është një fakt, janë dokumente të shkruara e zeza mbi të bardhë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe ata që mohojnë se nuk ka pagesa ruse për lobime, na nxjerrin falsifikatorë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kompaninë e lobimit dhe FBI-në.

Por, shqiptarët, demokratët, socialistët dhe kushdo tjetër nuk kanë arsye të besojnë Ivi Kason, Arben Ristanin, dhe ata që i vijnë vërdallë oborrit të Lulit. Mjafton të shikojnë dokumentet e DASH, të cilat thonë se Luli ka paguar gati 1 milion dollarë për lobim në SHBA.

Kjo nuk ka diskutim. Këtë e thonë dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Bashkë me to është edhe një shumë tjetër e paguar zyrtarisht nga PD-ja, e deklaruar në KQZ, për të cilën ka qënë në dijeni edhe Arben Ristani edhe Ilir Dervishi. Kjo është një shumë e deklaruar zyrtarisht në KQZ.

Por, për këtë çështje nuk është aspak në dijeni, asnjëri nga këta të dy, sepse këtë çështje dhe pagesat i ka bërë personalisht Lulzim Basha në SHBA. Tani na dalin e na thonë se Luli nuk ka paguar para për lobime, s’ka pagesa nga off-shore ruse.

Në fakt firma off-shore është ruse, kjo nuk ka asnjë diskutim. Këtë e kemi thënë dhe është e vërtetuar nga dokumentet e publikuara nga DASH, por një pjesë e njërëzve nuk e pranojnë dhe e mohojnë. Disa thonë se nuk është bërë pagesa. Por, janë edhe deklarimet e Bashës në emisionin “Opinion”, ku thoshte se “Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”.


LEXO EDHE:  Policia e Shtetit e politizuar/Rama-Meta të reagojnë menjëherë

LEXO EDHE:  Zbulohet letra për Metën/ Në këto data duhet të zgjidhet Presidenti i ri

Dhe në dijeninë e tij janë mbi 100 shqiptarë që i kanë dhënë këto para. Këtë e ka pranuar Lulzim Basha me gojën e tij publikisht dhe më pas e mohoi.

Pasi publikuan dokumentet amerikanët, u mohua dhe u tha se nuk ka 500 mijë dollarë të paguar.

Në fakt janë më shumë se aq dhe dokumentet janë ende në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ndërsa Gjykata nuk ka bërë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm nuk ka lejuar të hetohet.

Pra, ashtu si herën e parë me Rrugën e Kombit, çështja është mbyllur me proçedurë. Hetimi është tejzgjatur, dhe më pas është çuar në mbylljen e çështjes.

Por, që paratë janë paguar dhe që hetimi është kryer, kjo vërtetohet nga dokumentet në DASH, këtë fakt e pranon dhe vetë Lulzim Basha.

Kemi edhe foton me presidentin e SHBA, Donald Trump, kemi edhe kompanitë guackë off-shore, të cilat kanë mbledhur paratë për Lulzim Bashën, me firmën e këtij të fundit. Në kontratat e kompanisë së Nick Muzin, është firma e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili publikisht e ka pranuar se janë paguar 500 mijë dollarë, ndërkohë gjykata e pushoi cështjen./ CNA.al

Skandali i lobimeve në SHBA/ Publikohen dokumentet që “fundosin” Bashën

Basha mbylli protestat për lobimin rus në SHBA

Gjykata e Ramës hedh poshtë departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe deklarimet e lobistit amerikan

Edi Rama mbyll dosjen e Lulzim Bashës në gjykatë

LEXO TE PLOTE