Connect with Us

Olta Xhaçka lexon listën me emrat e 28 viktimave/ Ministrja shpërthen në lot gjatë deklaratës për shtyp

Lajme

Olta Xhaçka lexon listën me emrat e 28 viktimave/ Ministrja shpërthen në lot gjatë deklaratës për shtyp

Publikuar

-

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar listën zyrtare të personave që humbën jetën nga tërmeti i fortë me epiqendër në Durrës.

Teksa lexonte emrat e viktimave në një deklaratë për shtyp, Xhaçka ka shpërthyer në lot

“Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.
Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para.
Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.
E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.
Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë” u shpreh Xhaçka.

LEXO EDHE:  Serbet kembegulin per perkujtimin e viktimave ne ish-Jugosllavi

Në Durrës kanë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç.
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç.
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç.
4- Sadik Qato, 85 vjeç.
5- Isah Abazi, 29 vjeç.
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç.
7- Eviola Broshka, 28 vjeç.
8- Kristi Reçi, 24 vjeç.
9- Sehadete Lala, 79 vjeç.
10- Djena Karanxha.
11- Eduart Reçi.
12- Shemsedin Abazi.

Në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka.
3. Erisa Cara.
4. Fatmira Cuka, 44 vjeç.
5. Selvie Lala, 77 vjeç,
6. Saimir Greku.
7. Kristjan Preçi, 26 vjeç.
8. Sardi Cuka, 18 vjeç.
9. Hajrie Vata, 65 vjeç.
10. Klevis Çupi (Aliu), 34 vjeç.
11. Drita Cakoniv 58 vjeç.
12. Pëllumb Grekuv 57 vjeç.
13. Çelike Grupiekuv 57  vjeç.
14. Hajredin Çupi, 66 vjeç.
15. Kastriot Cakoni.

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi, 25 vjeç, ka humbur jetën pasi u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital, i cili ka dalë nga rruga. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

Publikuar

-

Nga

balluku belinda

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dorëzuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku raportin e auditit për Autoritetin e Aviacionit Civil përgjatë vitit 2019 ku e vë në dijeni për vjedhjet dhe abuzimet e çmendura të këtij institucioni, dikur i drejtuar nga Balluku por që ende sot e ka nën varësi si ministre.

Konkretisht, KLSH ka zbuluar në kontrollin e saj me dhjetëra shkelje dhe dëme ekonomike, duke shkuar deri aty sa kërkon që kreu i këtij Autoriteti, Krislen Keri, të paguajë në Buxhetin e Shtetit qindra mijëra euro. Si masë displinore, KLSH kërkon që Krislen Keri:

1- Të likuidojë 20.253 euro ndaj një biznesi privat
2- Të depozitojë në buxhet 279 milionë lekë të reja
3- Kryerjen e procedura të prokurimit që nga mungesa kanë krijuar një dëm prej 52.9 milionë lekësh të reja
4- Dëm ekonomik në masën 211 mijë euro për shpenzime pa dokumentacion përkatës
5- Likuidim për ish punonjësit e larguar padrejtësisht në masën 6.1 milionë lekë të reja.

LEXO EDHE:  Serbet kembegulin per perkujtimin e viktimave ne ish-Jugosllavi

LEXO EDHE:  Në gjendje të rëndë dy të plagosur/ Drejt Italisë për trajtim të specializuar

Por shkeljet e bëra nga kreu i këtij Autoriteti janë vetëm maja e ajsbergut, referuar raportit të Auditit të KLSH-së.

Gjetje të tjera në raport tregojnë për shkelje që kalojnë miliona euro, raporton newsbomb.al.
Konkretisht, në një rast, KLSh fakton se Autoriteti ka shpenzuar 134 mijë euro pa dokumentacion përkatës, por ky nuk është rasti i vetëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dijë në këtë raport se Institucioni i Autoritetit të Aviacionit Civil ka vepruar shpesh herë dhe ka kryer shpenzime të konsiderueshme pa dokumente të mjaftueshme.

Në total, përgjatë vitit 2019, KLSH ka rekomanduar që Autoriteti të ndërhyje në 23 masa organizative që janë të jashtëligjshme, 2 masa disiplinore, si dhe 9 masa të tjera me dëm ekonomik të konsiderueshëm. Këto rekomandime dhe veçanërisht demi ekonomik, është i detyrueshëm nga Autoriteti i Aviacionit Civil për t’i shlyer, në të kundër Prokuroria e ka detyrim të nisë procedimin penal.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Fusha dhe Gjoka kryesojnë listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit më 2019

Publikuar

-

Nga

Kompania Fusha nën pronësinë e biznesmenit Shkëlqim Fusha arkëtoi 3.9 miliardë lekë (rreth 32.5 milionë euro), duke u renditur i pari në listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit shqiptar gjatë vitit 2019. Fusha mban këtë pozicion për vitin e dytë radhazi, pasi pati arkëtuar 3.5 miliardë lekë më 2018 ndërsa në vitin 2017 ishte kontraktori i pestë më i madh me 2.8 miliardë lekë të arkëtuara. Fusha ishte e angazhuar gjatë vitit të kaluar në një mori projektesh ndërtimore si dhe në shërbime pastrimi, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë ishin punëdhënësit kryesorë të kësaj kompanie. Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, Fusha ka arkëtuar nga Bashkia Tiranë dhe institucionet nën varësi të saj, të tilla si Tirana Parking, rreth 1.4 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ndërsa ka arkëtuar edhe rreth 2.2 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fusha u vu nën vëmendjen e publikur në vitin 2018 kur qeveria e Kryeministrit Edi Rama propozoi një ligj special të shumëdebatuar në Kuvendin e Shqipërisë në të cilin kjo kompani paracaktohej si fituese pa garë e një koncesioni përmes të cilit qeveria jep tokë publike për pallate në shkëmbim të një ndërtese të re të teatrit kombëtar. Por më vonë në vitin e kaluar, Fusha u ekspozua në publik si financues i një udhëtimi në Barcelonë të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, gjë që u shoqërua me regjistrimin e një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Fusha rezulton kontraktori më i madh i punëve publike përgjatë katër viteve të fundit me pagesa totale prej 12.3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2019 (rreth 100 milionë euro).

Gjatë vitit 2019, në vend të dytë u rendit kompania Gjoka 87, një kompani e krijuar nga Gjoka Konstruksion pë zbatimin e kontratës së koncesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Gjoka 87 ka marrë dy pagesa nga buxheti i shtetit, e para në janar 2019 me vlerë 2.5 miliardë lekë ndërsa e dyta më 2 dhjetor 2019 me vlerë 630 milionë lekë.

Gjoka fitoi tenderin në vitin 2018, hapi kantierin në korrik të atij viti ndërsa rezultoi se në janar 2019 ka realizuar 25% të punimeve. Kompania, hodhi një propozim të pakërkuar për koncesion në prill të vitit 2017 dhe qeveria e pranoi ofertën duke i dhënë 10 pikë bonus. Në garën e zhvilluar në tetor të atij viti, vetëm kompania Gjoka u paraqit me një ofertë për ndërtimin e rrugës me vlerë 33.6 miliardë lekë dhe rrjedhimisht fitoi koncesionin. Në shtator të vitit 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar akuzoi Gjokën për mashtrim ndërsa Gjoka akuzoi drejtoreshën e asaj kohe të ARRSH për manipulim tenderi.

Në vend të tretë për vitin e kaluar u rendit kompania ALB – STAR, e cila arkëtoi 2.3 miliardë lekë ose afërsisht 19 milionë euro. Kjo është gjithashtu një kompani ndërtimi rrugësh ndërsa paguesit kryesorë janë Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë, e cila ka paguar një kontratë prej 347 milionë lekësh për ndërtimin e një parkingu nëntokësor në Sheshin Italia në Tiranë. Alb – Star është një kompani nën pronësinë e tërthortë të biznesmenëve Sadik dhe Idajet Ismailaj.

Përfituesi i katërt më i madh i vitit 2019 është kompania me emrin 4 A-M. Kjo kompani, arkëtoi 2.1 miliardë lekë ose afro 18 milionë euro nga një numër i madh institucionesh, nga Bashkia Tiranë te Bashkia Kamëz apo Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2009 dhe është nën pronësinë e Ardit Metaliaj. E njëjta kompani ka arkëtuar nga buxheti i shtetit 1.5 miliardë lekë më 2018 dhe 1.7 miliardë të tjera më 2017.

Përfituesi i pestë, Alba Konstruksion, është një kompani e themeluar në vitin 1994 dhe është nën pronësinë e Xhavit Ismaili. Gjatë vitit 2019 kompania arkëtoi afro 1.9 miliardë lekë për punime të kryera rrugë, ndërtesa publike apo ujësjellësa e kanalizime. Kjo kompani pati arkëtuar 1.2 miliardë lekë në vitin 2018 dhe 944 milionë më 2017 nga buxheti i shtetit.

Kompania D&E me pronar të vetëm Ismail Kadiu ishte furnitori kryesor i ushtrisë shqiptare me materjale ushtarake dhe veshmbathje me një vlerë të përgjithshme prej 1.7 miliardë lekësh vetëm për vitin 2019. Kjo kompani realizoi të ardhura nga buxheti i shtetit prej 334 milionë lekësh në vitin 2018 dhe 225 milionë lekësh më 2017. Ajo ka fituar kontratën e furnizimit të ushtrisë me veshje në bashkëofertë me kompaninë “ALFREDO GRASSI” S.p.A, në maj të vitit 2013. Kontrata shtatëvjeçare me vlerë afro 1.6 miliardë lekë vijon edhe sot. Në tenderin e zhvilluar në atë kohë, katër konkurrentë me oferta më të ulëta u skualifikuan për mosplotësim kriteresh teknike. D&E është përfituesi i gjashtë më i madh i fondeve publike për vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  Filmat më të frikshëm që duhet ti shikoni të paktën një herë në jetën tuaj

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Kompania Gjikuria, nën pronësinë e Milo dhe Florenc Gjikuria renditet e shtata në listën e kompanive të kontraktuara nga institucionet e ndryshme publike për punë publike. Ajo arkëtoi më 2019 afro 1.6 miliardë lekë, pasi kishte arkëtuar 2.8 miliardë më 2018 dhe 1.9 miliardë më 2017. Në fund të vitit 2018, kompania Gjikuria u shpall fituese e tenderit të koncesionit për ndërtimin e një segmenti rrugor nga Orikumi në Dukat, oferta e së cilës ishte e barabartë me 99.96% të fondit limit.

Në vendin e tetë renditet kompania Kastrati, e cila është furnizuesja kryesore e qeverisë me karburant. Kastrati dhe Kastrati SHA arkëtuan nga buxheti i shtetit afro 2 miliardë lekë sëbashku gjatë vitit të kaluar dhe pothuajse po kaq kanë arkëtuar edhe gjatë vitit 2018. Nafta nuk është shërbimi i vetëm që kompanitë e grupit nën pronësinë apo drejtimin e Shefqet Kastratit i shesin qeverisë. Një kompani tjetër, Albsig, e cila vepron në fushën e sigurimeve, arkëtoi 48 milionë lekë nga institucionet publike më 2019 pasi pati arkëtuar 205 milionë më 2018.

Në vendin e nëntë është kompania ALB TIEFBAU, e cila është nën pronësinë e biznesmenit Flamur Hoxha. Kjo kompani arkëtoi 1.4 miliardë lekë nga buxheti në vitin 2019 pasi kishte arkëtuar 1.1 miliardë më 2018 dhe 658 milionë më 2017. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është pala kryesore kontraktuese e kësaj kompanie krahas Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në vendin e dhjetë është kompania INFOSOFT SYSTEMS, e cila punon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të kancelarisë. Kjo kompani arkëtoi 1.4 miliardë lekë nga institucionet publike më 2019, pasi kishte arkëtuar afro 600 milionë lekë më 2018 dhe 1.1 miliardë të tjera më 2017. Pagesat kryesore drejt kësaj kompanie janë nga Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit (AKSHI) për një kontratë të njohur si “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave dhe Microsoft Corporation për partneritet strategjik”.

Kontraktorë të tjerë të rëndësishëm, kompanitë Integrated Energy BV SPV dhe Integrated Technology Ëaste Treatment Fier, të cilat kanë fituar secila nga një koncesion për ndërtim incineratori, arkëtuan sëbashku 1.75 miliardë lekë ose 14.5 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Integrated Energy BV SPV është nën pronësinë e Integrated Energy BV, përfituesit finalë të së cilët nuk njihen. Kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (800 euro), por sipas bilancit të publikuar në qendrën kombëtare të biznesit, pati 1.16 miliardë lekë të ardhura (9.6 milionë euro) gjatë vitit 2018 dhe 39 milionë lekë fitime neto. Link: Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2019

Kontraktorët më të mëdhenj 2018 e 2017

Të dhënat e buxhetit të shtetit të vitit 2018 mbartin pak ndryshime në krahasim me vitin 2019. Në këtë vit, Fusha vijon të jetë përfituesi kryesor ndërsa në vend të dytë renditet kompania A. N. K. me 3.3 miliardë lekë pagesa buxhetore. Kjo e fundit, ndërsa ka qenë në vend të 19 në listën e vitit të kaluar, ka qenë në vend të parë me të ardhura në masën 4.2 miliardë lekë në vitin 2017. Përgjatë katër viteve të fundit, A. N. K. është paguar nga institucionet publike në masën 10 miliardë lekë.

Në vitin e kaluar kjo kompani fitoi një nga koncesionet më të mëdha të qeverisë “Rama”, atë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë nga Miloti për në Balldre me një kosto të përgjithshme prej 32 miliardë lekësh. Siç është tipike për qeverinë, edhe kjo kontratë iu dha kësaj kompanie fillimisht si propozim i pakërkuar para se të hidhej formalisht në tender më vonë. Link: Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2018

Në vitin 2017, kompania e ndërtimit të rrugëve Salillari ishte kontraktori i dytë më i madh pas ANK-së me 3.6 miliardë lekë të ardhura. Në vend të tretë renditej G. P. G. COMPANY, e cila ishte kompania e parapëlqyer e qeverisë për punimet e projektit Rilindja Urbane. Në vitin 2019, administratori i kësaj kompanie, Paqsor Buzi ishte një nga 15 të arrestuarit nga policia nën dyshimin se kanë krijuar skema mashtruese në fushën e taksave. Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2017

Në vitin 2016, Salillari ishte në vend të parë pasuar nga Fusha dhe kompania NDERTIM MONTIMI PATOS. Kjo e fundit është nën pronësinë e Flamur Kollozit. Kjo kompani është edhe aksionere në kompaninë e incineratorit të Fierit. Lista e kontraktorëve më të mëdhenj të qeverisë për vitin 2016.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Tragjedia e pas tërmetit vazhdon”/ Thirrja e fortë për Ramën: Jepi zgjidhje

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të lërë pallavrat dhe t’i japë zgjidhje situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Sipas Vasilit, situata po rëndohet dhe duhet zgjidhje pasi tragjedia e pas tërmetit vazhdon.

“Tragjedia e pas tërmetit vazhdon.
Qeveria e propagandës të lërë pallavrat me vizita hipokrite të Edi Ramës dhe humorëve idiote të tij, por të japë zgjidhje. Situata po rëndohet, duhet zgjidhje. Qeveria nuk po bën asgjë. Zero veprime dhe një mal me propagandë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE