LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mijëra të pastrehë nga tërmeti/ Ja si mund të jepni kontributin tuaj

27 Nëntor 2019, 13:27, Kronika CNA
Mijëra të pastrehë nga tërmeti/ Ja si mund të jepni

Tërmeti i një dite më parë, rezultoi me një bilanc tepër tragjik, ku 31 persona humbën jetën, mbi 650 të tjerë u plagosën dhe ndërkohë shumë të tjerë mbeten ende nën rrënojë, dhe po punohet për nxjerjen e tyre.

Por, tërmeti fuqishëm i mëngjesit të së martës la pas edhe mijëra familje të pastreha, pasi banesat e tyre u shembën.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që po kalon pupulli shqiptar, kanë ardhur ndihma nga rajoni dhe  Europa, por edhe vetë shqiptarët janë solidarizuar, duke dhuruar ndihma të shumta për të prekurit nga tërmeti.

Ndërkohë, një adresë ku kushdo që dëshiron mund të japë kontributin e tyre, për familjet e dëmtuara nga tërmeti është edhe E-Albania. https://e-albania.al/dhuro/?fbclid=IwAR2S-zHhcEOpzJILnLKcfyVëD3ntUHle1vQlVAcdbusoYhSrjljvuq0zycU

Portali E-Albania ofron mundësi për të kontribuar financiarisht për të dëmtuarit nga tërmeti, duke dhuruar direkt në E-Albania, duke kontribuar përmes llogarive bankare, por edhe në forma të tjera dhe të gjitha bashkë mblidhen në një vend. Për të dhuruar në E-Albania, kliko këtu: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13528

Për të kontribuar përmes llogarive bankare, klikoni këtu: https://e-albania.al/dhuro/llogarite/llogarite.html

Për të kontribuar me ushqime apo veshmbathje, kliko këtu https://e-albania.al/dhuro/kontribut_tjeter/kontribut_tjeter.html

Lajmet e fundit nga