LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e 32 vjeçarit që erdhi nga Anglia për fejesën e vëllait dhe u gjet i pajetë në rrënoja bashkë me prindërit në Thumanë

27 Nëntor 2019, 17:07, Sociale CNA
Historia e 32 vjeçarit që erdhi nga Anglia për fejesën e

Klement Çupi,  një prej viktimave të tërmetit të djeshëm, i cili humbi jetën se bashku të atin Klementit Hajredin Çupi dhe të ëmën e tij Lute Çupi, ndërsa vëllai i tij, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.

Çupi ushtronte prej kohësh punën e taksistit në Oksford të Britanisë. Ndërkaq referuar fatit të tij tragjik, një prej mediave angleze “Banbury cake” ka shkruar  një artikull, në të cilin zbulohet historia e tij.

Mësohet se, dy djemtë ishin kthyer përkohësisht në Shqipëri për të festuar fejesën e Nikolinit, por fati  nuk do të ishte në anën e tyre, duke mos i lejuar të ndajnë bashkë gëzimin

?Një taksist i Oksfordit ëhstë mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 Riher që goditi Shqipërinë dje. Klement Çupi është viktima e 26-ë e tërmetit. Trupi i tij u nxorr nga gërmadhat e një ndërtese në Thumanë, 40 km larg Tiranës dhe afër epiqendrës së tërmetit.

Çupi, i cili mendohet se është në të 30-at u gjet nga skuadrat e shpëtimit poshtë gërmadhave të rënda, ku qëndroi për 16 orë.

Çupi kishte dy ditë që po qëndronte në Shqipëri për të vizituar familjen e tij.

Konfirmohet dhe vdekja e nënës dhe babait të tij. Vëllai i Klement Çupit ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Klement Çupi mbërriti në Oksford në rininë e tij. Studoi në qytet dhe shkoi të punonte në lokalin e natës ?Red Lion? si menaxher. Disa vite më parë, ai filloi të punonte si taksist për kompaninë ?001 Taxis?.

Menaxheri Aaron Singh konfirmoi vdekjen e Klement Çupit dhe u shpreh: ?Është një ditë e trishtuar për ne. Është një tragjedi e madhe?. Që prej ditës së djeshme, mbi 300 tërmete janë regjistruar në Shqipëri?, shkruan në shkrimin e saj “Banbyru Cake” për Çupin./CNA.al

Lajmet e fundit nga