LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendja e rënduar pas tërmetit/ Me 47 të shpëtuar dhe 20 të humbur, kërkimet në vilen e familjes Lala

27 Nëntor 2019, 01:27, Kronika CNA
Gjendja e rënduar pas tërmetit/ Me 47 të shpëtuar dhe 20

Ndërsa janë mbyllur disa nga operacionet e kërkim shpëtimit mbrëmjen e sotme, për shkak të kushteve të vështira për shkak të errësirës, apo edhe gjetjes dhe konstatimit se ska me njerez nen renoja, ooeracioni i kerkimit vazhdon ne vilen e shembut te familjes Lala.

Sipas raportimeve të deritanishme mësohet se rreth 20 persona rezultojnë të humbur në Durrës dhe Thumanë.

Bëhet me dije se, nga personat të cilët nuk janë nxjerrë akoma nga rrënojat 4 ndodhen tek 6 katëshi në Durrës dhe 1 ose 2 persona dyshohet të jenë të bllokuar në Thumanë. Ndërsa nuk përjashtohen mundësitë për të bllokuar të tjerë.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë dhe epiqendër 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana, që do të trondiste Shqipërinë rreth orës 03:54,  të mëngjesit të djeshëm do të shkaktonte deri tani 24 viktima, ndërkaq 47 persona raportohen të shpëtuar dhe 650 persona të plagosur.

Pritet që operacionet e kërkim shpëtimit të vazhdojne ./CNA.al

Lajmet e fundit nga