LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do lëmë jetën, për të shpëtuar njerëzit"/ Nderohet me "Mirënjohje" zjarrfikësi hero

27 Nëntor 2019, 22:40, Politikë CNA
"Do lëmë jetën, për të shpëtuar

Vlora ka ndëruar zjarrfikësin i cili mori pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit të banorëve të Thumanës të mbetur të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të djeshëm.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka vlerësuar me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’ Luan Kapaj, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtuesi i skuadrës së zjarrfikëses nga Vlora.

“Nuk mund të lija pa vlerësuar heroizmin tuaj, prandaj sot i jap Luan Kapajt titullin mirënjohje e qytetit të Vlorës si drejtues i zjarrfikëseve së Vlorës që sfidoi jetën për nxjerrjen nga rrënojat të jetëve që kërkojnë shpëtim duke u kthyer në simbol heroizmi. Do të shërbejë si burim frymëzimi për qytetarët e Vlorës dhe Durrësit. Tërmeti i jashtëzakonshëm, Luani ishte i pari që nuk pyeti, na bëri krenarë”, u shpreh Leli.

Ndërkaq, për të komentuar momentin e djeshëm kur refuzoi të vinte maskën e oksigjenit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit, Kapaj shprehet se: ‘Ne jemi të betuar që  jetën do ta lëmë dhe jetën e njerëzve do ta shpëtojmë’./ CNA.al

Lajmet e fundit nga