LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë?"/ Përgjigjet presidenti Meta

27 Nëntor 2019, 19:10, Politikë CNA
"A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë?"/

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi mbrëmjen e sotme, Presidenti i vendit Ilir Meta ndër të tjera ka mbajtur një qëndrim edhe përsa i përket çështjes se nëse do ta thërrasë apo jo Këshillin e Sigurisë, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm.

Sipas presidentit, në një situatë të vështirë në të cilën ndodhemi nuk është mirë për  t?i shkëputur drejtuesit nga puna.

?Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi, pasi jemi në kushtet e emergjencës dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij sa më mirë të jetë e mundur dhe më pas do t’i bëjmë të gjitha konkluzionet dhe reflektimet.  Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara?, ka thënë ndër të tjera Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga