LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti tragjik në Shqipëri/ Kosova nesër ditë zie në nderim të viktimave

26 Nëntor 2019, 15:36, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

?Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar?, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Sipas gazetës Express, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga