LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teatri Kombëtar qendër solidariteti / Dhurohen ushqime dhe veshmbathje për të dëmtuarit

26 Nëntor 2019, 20:23, Sociale CNA
Teatri Kombëtar qendër solidariteti / Dhurohen ushqime dhe veshmbathje

Vijon soliariteti ndaj familjeve të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Zirkon Disha bën me dije se qindra banorë të qytetit të Tiranës kanë kontribuar për t?iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Sikurse duket dhe nga fotot në galerinë e mësipërme, banorët kryeqytetas janë solidarizuar duke dhuruar ushqime, veshmbathje dhe batanije.

?Ku ka besim, ka solidaritet dhe bashkepunim?, përfundon postimin e tij Disha.

?Tek Teatri Kombetar, solidariteti i qindra banoreve te Tiranes.

#ushqime

#veshje

#batanije

Ku ka besim, ka solidaritet dhe bashkepunim?, shkruan Disha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga