LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Solidarizim pas tërmetit/ Maqedonia e Veriut dërgon ekip kërkim-shpëtimi në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 22:10, Politikë CNA
Solidarizim pas tërmetit/ Maqedonia e Veriut dërgon ekip

Në një kohë kur tërmeti i sotëm që ka tronditur vendin duke shënuar 24 viktima dhe rreth 650 të plagosur, ndërsa 43 persona janë mundur të nxirren me sukses nga rrënojat, vendet fqinje vijojnë t?i vijnë në ndihmë Shqipërisë duke u solidarizuar në këtë situatë të vështirë.

Mesditën e sotme nga Maqedonia e Veriut u nis një ekip i Brigadës për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJTKZ ? Tetovë, i trajnuar për situata emregjente, me qëllim për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit.

?Në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim sot në mesditë një ekip i Brigadës për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJTKZ ? Tetovë u nis për në zonat e goditura nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Durrës dhe Thumanë! Ky ekip i trajnuar enkas për tu përballur me situata të tilla emergjente është i pajisur edhe me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar asistencën e duhur për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri!

Është koha kur duhet të tregojmë solidaritetin dhe humanitetin në vepër!

Njëheri ju rikuktojmë se në hapësirat e NJTKZ-Tetovë, Komuna e Tetovës ka hapur pikën grumbulluese për ndihma, e cila do të jetë në funskion për të gjithë njerëzit human deri nesër 27.11.2019 ora 18:00!

#Kurajo #Durim #Solidaritet?, shkruan Tetova News./CNA.al

Lajmet e fundit nga