LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët solidarizohen me të prekurit nga tërmeti/ Mblidhen ndihma tek sheshi "Nënë Tereza"

26 Nëntor 2019, 14:26, Sociale CNA
Shqiptarët solidarizohen me të prekurit nga tërmeti/ Mblidhen

Në këto momente të vështira për vendin tonë, shqiptarët po tregojnë solidaritet për të prekurit nga tërmeti.

Nisma thurrje ka nisur deri tani dy furgona për në Thumanë, por kërkohet ndihmë për t’i transportuar ushqimet dhe batanijet në Durrës.

“Ndihmat po mblidhen në sasi më të madhe se kapaciteti që kemi për t’i transportuar para se t’i zërë shiu.Nëse dikush mund të ndihmojë me një furgon do e vlerësonim shumë.
Jemi tek sheshi Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e Nisëmës Thurrje.

Postimi:

Një falenderim për shqiptarët që po tregojnë një solidaritet të madh në këto momente.
Deri tani kemi nisur dy furgona për në Thumanë, por po na duhet ndihmë për t’i transportuar ushqimet dhe batanijet në Durrës.
Ndihmat po mblidhen në sasi më të madhe se kapaciteti që kemi për t’i transportuar para se t’i zërë shiu.
Nëse dikush mund të na ndihmojë me një furgon do e vlerësonim shumë.
Jemi tek sheshi Nënë Tereza

Lajmet e fundit nga