LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partnerët ndërkombëtarë oforojnë ndihmë për Shqipërinë/ Xhaçka apel të fortë qytetarëve

26 Nëntor 2019, 08:48, Kronika CNA
Partnerët ndërkombëtarë oforojnë ndihmë për

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë sot në një deklaratë për mediat konfirmoi zyrtarisht se shtatë persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Po ashtu Xhaçka konfirmoi se 185 të lënduar. Në Durës konfirmohen 12 të shtruar, ndërsa në QSUT 60 persona.

Xhacka tha se tre viktima janë shënuar në Durrës, 2 në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbin.

Fatkeqësisht Xhaçka tha se ende ka shumë persona nën rrënoja por po bëhet gjithçka është e mundur për shpëtimin e tyre.

Nga ana tjetër, ministrja theksoi se të gjithë aletatë ndërkombëtarë janë solidarizuar me Shqipërinë dhe kanë ofruar ndihmë.

?Po mbërrijnë grupe të specializuara nga Italia. Ndërkohë kanë mbërritur disa trupa nga Turqia dhe Kosova. Të gjithë aleatët dhe BE kanë ofruar ndihmë?-tha Xhaçka.

Gjithashtu ajo bëri edhe një apel të fortë për qytetarët, që të kufizojnë lëvizjet në mënyrë që të mos pengohen mjete e emergjencës.

?Falenderoj edhe qytetarët për ndihmën që kanë dhënë. Heronjtë e vërtetë të kësaj dite janë qytetetarët. Por ndihma më e madhe që mund të na japin sot është kufizimi i lëvizjeve. Forcat e urgjencave kanë pasur në vështrësi në lëvizje. Ju lutem kufizoni lëvizjet. Qëndroni larg banesave të dëmtuara dhe ruani qetësinë dhe gjakftohtësinë?-u shpreh ndër të tjera Xhaçka.

Lajmet e fundit nga