LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Orë të vështira”/ Sociologia e njohur hap dyert për të strehuar banorët

26 Nëntor 2019, 15:34, Politikë CNA
“Orë të vështira”/ Sociologia e njohur hap dyert

Tragjedia që ka përfshirë vendin pas tërmetit të fuqishëm që i mori jetën 17 personave dhe la të plagosur mbi 600 të tjera si dhe shumë shtëpi të shkatërruara, ka bërë bashkë qytetarët të cilët janë sensibilizuar në forma të ndryshme.

Psikologia Denada Toçe, duke shprehur solidarizmin e saj, ka njoftuar në rrjetet sociale se ofron strehim për familjet që kanë mbetur në qellë të hapur në këto orë të vështira.

?Banorë të Durrësit dhe ju organizatorë, qytetare, nese ka nevojë për strehim, ofrojme shtëpinë tone per familjet, sidomos ato me beba, qe nuk kane çati mbi kokë, ne keto ore te veshtira. Me kontaktoni ne inbox!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga