Connect with Us

Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind

Kronika

Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ndihmën që Kosova i ka ofruar Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që shkaktoi 16 viktima.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se kjo është një test dhe provë për të ardhmen tonë.

Po ashtu ai thekson se ndihma që ofruan autoritetet kosovare, tregon se po rilind shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare.

“Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe.
Ne shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet të dimë ta përballojmë me dinjitet këtë situatë. Është provë dhe test për të ardhmen tonë.

LEXO EDHE:  Shqipëria e rrënuar nga tërmeti/ KESH, 700 milionë për studime strategjike

Gjesti tejet human i shtetit shqiptar të Kosovës në ndihmën drejt Shqipërisë, flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.
Qetësi, arsye, guxim dhe qëndrim human për trajtimin e bashkatdhetarëve tanë që u goditën direkt nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore – ndihmë me çdo mjet…”-shkruan Ngjela në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Klodiana Lala zbulon lidhjen/ “Vëllai i Kastriot Reçit shofer i një zyrtari policie”

Publikuar

-

Nga

klodiana lala

Të tjera detaje të forta janë zbuluar, mbrëmjen e sotme, nga gazetarja Klodiana Lala, për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Lala tha se vëllai i biznesmenit, Martini, është krahu i djathtë i një zyrtari aktual të Policisë së Shtetit.

“Vëllai i Kastriot Reçit, Martini, ka punuar si shofer për një zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, aktualisht. Ka punuar për disa vite me radhë”, tregoi gazetarja, teksa theksoi se familja Reçi, është një familje që ka pushtet në zonë.

“Kjo është një familje që ka pushtet në zonë dhe që përplasjet kanë nisur prej shumë vitesh. Saimir Jaku sipas të dhënave të policisë, për një problem krejt personal, i ka vënë në kokë armën Gaz Reçit dhe më pas u vra Saimir Jaku dhe nipi i tij në Belgjikë”, zbuloi ajo.

LEXO EDHE:  McCain: Shtetet e Bashkuara të përkushtuara për Kosovën

LEXO EDHE:  Situata e rëndë nga tërmeti/ Meta mbledh ekspertët

Sipas Lalës, në këtë çështje që u cilësua në momentin e parë si kriminale, ka pasur edhe trafiqe. Gazetarja pretendon se policia nuk e zbardh ngjarjen, për shkak të lidhjes së ngushtë të vëllait të Kastriot Reçit me zyrtarin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Autori e priti 5 orë duke ngrënë kikirikë”/ Klodiana Lala zbulon detaje nga vrasja e Kastriot Reçit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e bujshme të Kastriot Reçit, dy ditë më parë, në qendër të Rrëshenit. Sipas Lalës, autori ka qëndruar për pesë orë në apartamentin e një pallati që ka qenë i boshatisur, për të pritur Reçin.

Lala bën me dije se, që prej vrasjes së vëllait të Reçit, dy vjet më parë, ky i fundit i kishte lëvizjet e kufizuara dhe shoqërohej gjatë gjithë kohës nga familjarë të tij. Më tej, Lala sqaron se ka dyshime që autori i vrasjes të jetë një shtetas i huaj.

“Apartamenti ku qëndronte për të pritur Kastriot Reçin ka qenë bosh. I gjithë pallati ishte bosh fare. E ka pritur 5 orë e gjysmë Reçin. Që nga vrasje e vëllait ai kishte marrë masa dhe shoqëroej vetëm me familjarët, i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ai është gjuajtur në distancë sepse kishte lëvizje të kufizuara, njerëzit e afërt qendronin gjatë gjithë kohës me të. E ka qëlluar vetëm me një plumb dhe më pas ka zbritur nga pallati veshur si femër me një fustan të zi me tuta poshtë dhe flokë të lidhura bisht mbrapa. Në apartament është gjetur një kanatiere e grisur, një pako me kikirikë që i ka ngrënë gjatë kohës së pritjes. Planimetria e apartamentnit ishte shkruar në gjuhë të huaj, mënyra sesi ngjitesh është shkruar në gjuhë të huaj. Ka dyshime që vrasësi është i huaj. Rezulton që kur është larguar ai e ka hedhur armën disa metra larg pallatit ndërsa parkun e bashkë me fustanin e ka hedhur poshte urës së tregut të fruta perimeve në Rrëshen”, tha Lala, në studion e “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fshihet ngjarja në burgun e Fierit/ I burgosuri plagos rëndë, me thikë, policin”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ka denoncuar një tjetër ngjarje të rëndë, të ndodhur në burgun e Fierit.

Sipas qytetarit dixhital, disa ditë më parë në burgun e Fierit një i burgosur ka goditur me thikë në qafë një polic të regjimit të brendshëm, i identifikuar si Ylli Seferi.

LEXO EDHE:  Ngjela: Koalicioni PS-LSI? E shoh të pamundur

LEXO EDHE:  Kombinat, simpatizantet e PS-se provokojne para takimit te Halim Kosoves

Më tej theksohet se burgu i Fierit është bërë një lagje gangsterësh, të cilët sipas qytetarit dixhital kanë lidhje me shefat e policisë.

Personi që ka dërguar këtë mesazh është një ish polic, i cili ka treguar se është larguar nga detyra me dëshirë, për shkak të funksionimit të burgut në mënyrë katastrofike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE