LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama, thirrje Kryeministrit: Shpall gjëndjen e fatkeqësisë natyrore !

26 Nëntor 2019, 18:56, Politikë CNA
Luan Rama, thirrje Kryeministrit: Shpall gjëndjen e fatkeqësisë

Zvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale lidhur me gjëndjen e trishtueshme që ka shkaktuar tërmeti i mëngjesit të sotëm me më shumë se njëzetë viktima, dyqind të plagosur, mijëra të mbetur pa streh dhe gjithë popullin e gjendur nën panik.

Duke e vlerësuar situatën post-tërmet si të paprecedent Rama i adreson thirrjen e mëposhtëme kryeministrit Edi Rama:

“Shqipëria është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!

Qeveria duhet të mblidhet menjëherë e të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!

Çdo vonesë është mosveprim i qëllimshëm, e nëse Kryeministri është aq i papërgjegjshëm sa të mos e kuptojë domosdoshmërinë e këtij vendimi, brenda qeverisë ka ende njerëz të përgjegjshëm që duhet t?ia kërkojnë e t?ia propozojnë këtë hap si masë ligjore të domosdoshme.

Nëse trupat e Kosovës motër dhe të vendeve mike e partnere kanë reaguar menjëherë dhe me përgjegjësinë që meriton një situatë alarmante dhe në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nëse solidariteti vllazëror ndër shqiptarët është shfaqur si gjithnjë në situata të tilla tragjike dhe alarmante me gjithë forcën dhe madhështinë e vet, këtë duhet ta bëjë edhe qeveria e Shqipërisë.

Duhet ta bëjë tani!

Duhet të mblidhet e të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore!

Nesër do të jetë vonë!” shkruan Luan Rama, zvendëskryetar i LSI-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga