Connect with Us

Basha tek të prekurit nga tërmeti: Nuk është momenti për të drejtuar gishtin

Politikë

Basha tek të prekurit nga tërmeti: Nuk është momenti për të drejtuar gishtin

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi në Thumanë kampin e improvizuar, ku do të qendrojnë banorët e pastrehë të Thumanës. Kampi është ngritur në fushën e futbollit të qytetit.

Duke falenderuar ekipin që kryen këtë operacion humanitar dhe gazetarët që po informojnë drejt publikun për fatkeqësinë natyrore, Basha i inkurajoi të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë njerezit nga rrënojat.

“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, – tha Basha.

I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

LEXO EDHE:  A do ta ndezë Basha shoqërinë me protesta?/ Përgjigjet Astrit Patozi

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”- tha kreu i demokratëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Publikuar

-

Nga

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka zgjatur debatin Balla-Basha lidhur me komentet e këtyre të fundit për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti, 11 vjet më parë.

Në një postim në “Facebook”, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.

Teksa Balla shkroi se ‘drejtësia vonon por nuk harron’, Paloka shkruan se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje.

POSTIMI I PALOKËS
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës? Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët që po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre? Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?




Komenti i Palokës në FB

LEXO EDHE:  Debati i plotë-Berisha ve në rrjesht grupin e PD/Basha i ulërin Salianjit

LEXO EDHE:  Debati i plotë-Berisha ve në rrjesht grupin e PD/Basha i ulërin Salianjit

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! /CNA.al

 

Taulant Balla nxjerr mesazhin e Lulzim Bashës dhe i jep paralajmërimin/ Kjo nuk harrohet kurrë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Publikuar

-

Nga

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qytetarët por edhe mjekët.

Mjeku Pëllumb Pipero pohon se shqetësimi më i madh lidhet me ata qytetarë, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.



Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën, tha mjeku në një lidhje me “TvKlan”.

LEXO EDHE:  Nga Lulzim Basha/Tepsi e re avaz i vjetër

LEXO EDHE:  Kandidati i Bashës në Berat kundër listës/Keqardhje për pazaret në kurriz të qytetarisë

Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Publikuar

-

Nga

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar me ironi Lulzim Bashën, i cili u ankua për gjendjen e shokut që ka pësuar turizmi vendas.

Basha shoqëroi komentin e tij për krizën, me një kolazh fotosh nga disa plazhe ranore të Shqipërisë, si hapësira të shkreta dha pa pushues.

Pavarësisht nga fotot  apo nga komenti i kryetarit të Republikës së Re, Kulluri me një fjali të shkurtër e rrëzon dhe e bën të pavlefshme “krizën ekonomike”.

“Ku ka krizë ekonomike në Shqipëri?! 1 milion euro vila i ka marrë vetëm ky (Basha) këtë vit! Lëre ç’bëjnë këta të qeverisë me 22 milionë euro/km!!! Bëni qeverine e përbashket në 2021 që të shpëtojë Shqipëria!”, shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku në Top Talk: Jemi për dialog, por vullnetin politik e pengon Rama



Sipas të njëjtës qasje, kujtojmë se CNA.al. ditët e fundit ka investiguar dhe gjetur pasionin e Lulzim Bashës për vila, pasion ky i materializuar me blerje dhe hipotekime.

LEXO EDHE:  Nga Lulzim Basha/Tepsi e re avaz i vjetër

Më poshtë fotot e publikuara nga Basha dhe komenti i tij për krizën:

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe”, citonte Basha. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE