Connect with Us

“Ajo ç’ka kam parë sot me sy nuk shpjegohet”/ Belind Këlliçi thirrje për ndihmë: Kanë nevojë për ushqim ilaçe dhe ngrohje

Lajme

“Ajo ç’ka kam parë sot me sy nuk shpjegohet”/ Belind Këlliçi thirrje për ndihmë: Kanë nevojë për ushqim ilaçe dhe ngrohje

Publikuar

-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi bën thirrje për t;i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti që shkundi vendin mëngjesin e sotëm.

Këllici shprehet se këta njerëz kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe ngrohje.

“Kushdo që mundet të ndihmojë banorët e prekur nga tragjedia e sotme, nuk duhet të humbë më asnjë çast. Ajo ç’ka kam parë sot me sy në Thumanë, nuk ka fjalë që mund të shpjegohet. Këta njerëz e mbi të gjitha fëmijët, kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe ngrohje. Sot gjithsecili prej nesh duhet të japë diçka nga vetja. Zoti qoftë me ne dhe ndihmoftë të gjithë ata që janë prekur nga ky tmerr i sotëm, ta kalojnë sa më shpejt dhe lehtë këtë situatë”, shkruan Këllici./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ngjela: Kërcënimi i Iranit na ka bërë një nder të madh politik

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e sotme deklaratën e liderit suprem të Iranit Al Khameni, i cili tha se Shqipëria është një vend i keq europian që po strehon armiqtë.

Ngjela nuk e cilëson si kërcënim këtë deklaratë, pasi thekson se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

“Jemi pjesë e NATO-s. Nuk ka asnjë rrezik. Atij i vranë liderin kryesor dhe çfarë bëri ai, lëshoi 5 raketa jashtë sistemit”, u shpreh analisti, ndërsa thekson se fakti që na ka përmendur na bën më shumë aleatë me SHBA-në.

LEXO EDHE:  Situata është dëshpëruese/ Ish-ministri i Ramës thirrje opozitës dhe shqiptarëve

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Meta thirrje: Të lirohet Sait Dollapi

“Ju duhet të dini diçka. Fakti që na ka përmendur lideri suprem na ka bërë një nder të madh politik. Na ka bërë aleat me SHBA-në. Na ka vënë në një linjë me SHBA-në. Kuptojeni këtë’”, deklaroi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Vendimi për vrasjen e gjeneral Suleimanit është marrë në Tel Aviv/ U ndalua nga Obama dhe e ekzekutoi Trump”

Publikuar

-

Nga

Njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Kreshnik Osmani, deklaroi se vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian është marrë që në kohën e presidentit Obama në Tel Aviv.

Sipas Osamnit vendimi për vrasjen e gjeneralit është ndaluar nga Obama dhe është ekzekutuar nga presidenti Trump.

“Lidhur me skenaret e vrasjes, nuk është histori me teatër, as histori konspiracioni. Ka të dhëna sot, që analistë amerikanë, izraelitë dhe iranianë flasin qartë që vendimi për vrasjen e gjeneral Suleimanit është marrë në Tel Aviv, është ndaluar nga Obama dhe është ezekutuar nga presidenti Trump”, u shpreh Osmani në “360 Gradë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Fatos Tushe i kishte borxh shumë të madh ish-shoferit”/ Klodiana Lala tregon arsyen e fortë pse e shkarkoi

Publikuar

-

Nga

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i kishte borxh shumë të madh ish-shoferit Gëzim Saraçi”.

Kjo ishte deklarata e gazetares, Klodiana Lala, teksa zbuloi detaje nga atentati i mbetur në tentativë ndaj Tushes nga ish-shoferi. Lala tha se Saraçi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar të kryebashkiakut, por pretendon se mes tyre ka konflikte të forta.

“Ish-shoferi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar. Ai ka punuar si shoferi i tij deri në gjysmën e dytë të mandatit të dytë. Ka qenë ndër njerëzit më të besuar, sigurisht ka pasur konflikte të forta mes tyre. Së pari flitet për një borxh mes tyre, një borxh shumë të madh. Kryetari i bashkisë i kishte borxh shoferit. Në fakt ishte një shofer biznesmen që kishte një lokal, kishte një problem me alkoolin”, u shpreh gazetarja, e cila tregon se një ndër arsyet pse mendohet se Tushe e ka pushuar nga puna, është se ish-shoferi akuzohet për trafik droge, në Itali.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Meta thirrje: Të lirohet Sait Dollapi

LEXO EDHE:  Kreu i FRPD zbulon axhendën e fshehtë të Ramës

“Fatos Tushes i është kërkuar ta largojë se kishte dyshime se ishte i përfshirë në trafik në Itali. Ish-shoferi kishte qenë më herët në Itali. Ai është cilësuar si një ndër personat që ka qenë më pranë Fatos Tushes dhe një ndër personat që e ka financuar, nuk e di nëse është financim monetar, apo financim në mënyrë tjetër”, tha Lala në emisionin “Opinion”, duke theksuar se mendon që Gëzim Saraçi nuk ka dashur ta vrasë socialistin, por vetëm ta ekspozojë.

“Minimalisht, zoti Tushe duhet të kishte dhënë dorëheqjen, se dëmtimin më të madh e ka marrë një zonjë (sekretarja e plagosur nga granata), e cila rrezikonte syrin për shkak të plagës që ka marrë në faqe. Unë mendoj se ajo është viktima e vërtetë”, deklaroi më tej gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE