Connect with Us

Zgjedhjet e parakohshme në derë/ Fushata ka filluar

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme në derë/ Fushata ka filluar

Publikuar

-

Shqipëria po kalon një krizë të thellë politike. Ka një tension, i cili shpesh përpiqet të kalohet, por duket se pa zgjidhje.

dhune ne proteste

Nga djegia e mandateve e deri sot janë gati 10 muaj politikë aktive, që kanë sjellë shumë oshilacione, që nga protestat e fuqishme, më pas sulme me molotov ndaj institucioneve, rezistenca e policisë, zgjedhje lokale të 30 qershorit që u zhvilluan në të gjithë Shqipërinë, Rilindja që mori 61 mandate, kryebashkiakë që iu digjen mandatet sepse kanë qënë të dënuar, skandale, PPP dhe koncesione të qeverisë, presidenti që “vërsulet” me një datë tjetër zgjedhjesh, tani është bërë gati për një përplasje më të ashpër duke paralajmëruar një protestë apo një tubim madhështor në 8 dhjetor, apo që Vetëvendosja zbarkon me 28 nëntor në Tiranë.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama del e bën monologje, ndërkohë që kryetarët e bashkive dhe PS-të lokale kanë filluar zgjedhjet dhe riorganizimin e tyre. Lulzim Basha del e deklaron publikisht se brenda dhjetorit mbyllet Kodi Zgjedhor, çka mund të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Show i kryeministrit dhe lëvizjet e tjera, gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh këto ditë, tregojnë se po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe fushata tashmë ka filluar.

Do të jetë mjaft e vështirë për kryeministrin Edi Rama ta kalojë këtë krizë politike pa zgjedhje.

Ndoshta ai vazhdon të lexojë sondazhet e tij dhe të shohë se çfarë presin shqiptarët, por nuk ka asnjë rrugë të dytë apo të tretë.

Ai ka Ilir Metën përballë që i ka bllokuar gjithçka, që nuk do ta lejojë të ringrejë Gjykatën Kushtetuese dhe zgjidhja është shkarkimi i Presidentit.

LEXO EDHE:  Dule apel qytetarëve/ Duhet të reflektoni, e keqja e përbashkët e ka emrin Edi Rama

Por, kjo do ta thellonte edhe më tej krizën dhe për këtë Rama është i bindur. Zgjidhja më e mirë për këtë ndoshta do të ishin një palë zgjedhje të parakohshme, në një moment kur opozita duket ende e çorganizuar dhe e përçarë, ku Lulzim Basha nuk ka mbështetjen e duhur. Pavarësisht se ka një urrejtje të madhe popullore ndaj Edi Ramës, çka mund të shkaktojë një pjesëmarrje të ulët në votime dhe do të ishte shumë e vështirë për kryeministrin që të rikonfirmohet në detyrë.

Gjithësesi këto të fundit janë llogaritje aritmetike shifrash, që në fund do të nxjerrin një rezultat. Por, në fund ajo që po shohim sot është fakti se të gjithë kanë zbarkuar në terren.

Dikush live me “one man show”, dikush me tubime, Lulzim Basha në turin “Shpresë për Shqipërinë”, e kështu me radhë.

Të gjithë tashmë kanë zbritur poshtë. Me monologje apo dialogje, të gjithë duken të gatshëm të pranojnë zgjedhjet e parakohshme.

Edhe vetë Basha që nuk hyri në 30 qershor, dhe që prej atëherë e deri sot asgjë nuk ka ndryshuar, është i gatshëm të hyjë në zgjedhje me shpresën se ato do t’i fitojë.

Pra, të gjithë skenarët të çojnë tek zgjedhjet e parakohshme, të cilat mund të jenë në pranverë, apo më vonë kur dhe vetë mazhoranca të ketë bërë të gjitha kalkulimet për të marrë maksimumin e mundshëm nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.



Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme”/ Beqiraj “thumbon” Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka “thumbuar” zgjedhjen e kryeminitrit Edi Rama për të vendosur në poste sa më shumë ministre femra, gjatë këtij mandati qeverisës.

E ftuar në Syti Tv, Beqiraj ka deklaruar se gruaja që ta ushtrojë pushtetin duhet ta ketë fituar së pari atë.

Ajo ka theksuar se femrave që u jepet pushteti si dhuratë janë thjesht në ‘menu’.



“Margaret Thatcher ka një mendim shumë të bukur, dhe shumë të drejtë dhe unë e kam provuar vetë, për gratë që hipin, marrin pushtet. Thotë: Gruaja që ta ushtrojë pushtetin e saj, duhet ta ketë fituar vetë, ndryshe, pushteti i jepet grave të papushtetshme.

Nëse do ta bija në një lloj kohezioni me Trump, një nga këshilltaret e tij, që shkrojti dhe një libër, thoshte që: në politikë ka dy vende, ose je rreth tavolinës, ose je në menu.

Kryesisht grave që u jepet pushteti, janë në menu”, tha Beqiraj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Kontrata abuzive KESH-NOA/ Brisida Shehaj akuza të forta, pas denoncimit të CNA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka folur për rritjen e çmimeve në vend, si dhe në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për krizën energjitike.

Nga studio e Fax News, Shehaj tha se kriza është e stisur për interesat e qeverisë, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

Por, ndër të tjera, Shehaj është ndalur edhe tek një denoncim i bërë së fund nga CNA.al, në lidhje me një kontratë abuzive, për shkëmbim energjie mes KESH dhe një kompanie private, NOA Energy.

Shehaj e cilësoi këtë si një kontratë tmerrësisht abuzive, ndërsa shtoi se kjo kompani fiton mijëra euro, në kurriz të shqiptarëve.

Sot u bë publike në një portal një kontratë mes KESH dhe një kompanie, që është jo abuzive, por tmerrësisht abuzive. Nuk jam eksperte dhe pyeta ekspertët. Dhe bëhet fjalë për një kompani NOA, që është po i njëjti pronar që fitoi koncesionin e “Meteorologji Kalibrimi”, që ky kalibron të gjithë këto që sjellin naftën në Shqipëri. Gjithë këto pompat, kalimatësat e mëdhenj.

I njëjti zotëri ka fituar këtë kontratë që KESH e jep energjinë në pikë, këtij zotërisë, ai e shet dhe ia jep Shqipërisë në darkë, kur çmimi është shumë më i ulët. Dhe vetëm me disa llogari që më bënë disa ekspertë, në rastin më të mirë në ditë KESH-i fitonte 1600 euro nga ky transaksion.

Në rastin më të keq për këtë kompani, fitonte 150 mijë euro, me energjinë tonë, me lekët tona, ky zotëria Gentian Sula që merr kalibrimin merr dhe këtë.”-tha Brisida Shehaj.

LEXO EDHE:  Dule apel qytetarëve/ Duhet të reflektoni, e keqja e përbashkët e ka emrin Edi Rama

LEXO EDHE:  Basha dështon/ Në PD s’ka riorganizim



Inkurajojmë Brisin e Tatimeve të Ramës që mos ketë frikë nga emri i portalit, CNA.al ose City News Albania. E dimë që na kanë “hale në sy”, Rilindja, LSI dhe Republika e re./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

LEXO TE PLOTE