LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili “tallet” me Majkon/ Nuk i flet dot Ramës se e di mire ç'i punon këtij kokëuluri

25 Nëntor 2019, 17:29, Politikë CNA
Vasili “tallet” me Majkon/ Nuk i flet dot Ramës se e di mire

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko i cili tha se se presidenti duhet të ulë palët në tavolinë e jo të bëhet palë.

Sipas Vasilit, Majko nuk i flet dot Ramës se e di mire ç’i punon Rama.

?Zaten siç ja ka bërë gjithmonë këtij kokëuluri. Dhe pastaj bën sikur trimërohet, i jep kurajo vetes dhe fillon i jep mend Presidentit për 8 dhjetorin, kur as ja kërkon njeri dhe as e dëgjon njeri?, shkruan Vasili.

Me nota ironie, Vasili i bën thirrje Majkos, të marrë pjesë në 8 dhjetor.

?Hajde Pandi ne 8 dhjetor, Ditë krenarie është.
Apo vërtet se harrova….krenaria s’ështe frak, që u rri të gjitheve?, shkruan Vasili./CNA.al

Postimi i Vasilit:

Interesant ky Majko,vertet interesant…!!!
Nuk i flet dot Edi Rames, minister i te cilit eshte, se kuptohet qe nuk i flet dot.. po nuk i flet dot fare, se e di se e di mire ç’i punon Rama !? Zaten sic ja ka bere gjithmone ketij kokeuluri.
Dhe pastaj ben sikur trimerohet,i jep kurajo vehtes dhe fillon i jep mend Presidentit per 8 dhjetorin, kur as ja kerkon njeri dhe as e degjon njeri.
Megjithate ç’rendesi ka ne se eshte me Ramen e 2019 apo Ramizim e 1990, rendesi ka qe te rrije minister , me apo portofol, kjo e fundit s’ka rendesi!
Hajde Pandi ne 8 dhjetor,dite krenarie eshte.
Apo vertet se harrova….krenaria s’eshte frak, qe u rri te gjitheve….

Lajmet e fundit nga