LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Nishani akuza Ramës: Më ka përgjuar gjatë kohës që kam qenë president

25 Nëntor 2019, 21:29, Politikë CNA
Skandali/ Nishani akuza Ramës: Më ka përgjuar gjatë

Ish presidenti, Bujar Nishani, teksa komentonte paketën ?AntiKÇK?, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama nga tryeza e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”.

Ndërsa shprehet se SPAK-u dhe BKH janë vonuar në krijimin e tyre prej një viti e gjysmë, Nishani akuzon Ramën se e ka përgjuar gjatë kohës që ai ka qenë president.

Ish presidenti po ashtu, i ka bërë thirrje SPAK që të nisë punën me hetimin e kryeministrit Edi Rama.

?Opozita sipas Edi Ramës është e frikësuar, por nuk ka asnjë gjë në dorë. SPAK-u dhe BKH janë të vonuara prej një viti e gjysmë, se Rama është i terrorizuar. Edi Rama, ky njeri që duhet të jetë subjekti i parë hetimit nga SPAK-u, ka arsye që të jetë i frikësuar prandaj po tenton ta vonojë për të mbivendosur, krijon alogjizma të tillë, i fut edhe këto akronimet qesharakë. Ai po sfidon popullin që mund të bëj teatër i pa shqetësuar. Unë besoj se nuk ka se cfarë të bëjë, pasi cfarë e ka penguar deri sot të luftojë krimin, i ka bërë pjesë të fushatave të tij dhe parlamentit.

Edi Rama ka përgjuar me apo pa ligj edhe sot. Janë dy forma përgjimi, me vendim gjykate, që përbëjnë provë, por janë edhe përgjimet parandaluese, me leje nga prokurori i përgjithshëm. Edi Rama ka përgjuar me apo pa ligj. Unë kam qenë president dhe jam përgjuar nga qeveria. Skandali zuri pluhur dhe u zhduk. Unë nuk kam problem që mund të përgjojë njerëzit, por mungesa e motivit për të luftuar krimin”, shprehet Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga