LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut: Qeveria dhe Kuvendi të tërheqin projektligjet e medias!

25 Nëntor 2019, 13:36, Sociale CNA
Shtëpia e të Drejtave të Njeriut: Qeveria dhe Kuvendi të

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH), Rrjeti Kryesor për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri me anë të një deklarate shpreh shqetësimin e saj mbi dy projektligjet e mediave të propozuara nga Qeveria dhe që kanë ngjallur shqetësime serioze si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

I kërkon qeverisë dhe Kuvendit të tërheqë menjëherë ligjin në fjalë, ndërsa thekson se ?këto projektligje janë përgatitur sipas një teknike legjislative të gabuar, duke ?arnuar? dy projektligje të cilat, dhe jo vetëm nuk garantojnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, por edhe nuk kanë krijuar mekanizma funksionalë të pavarur dhe jashtë kontrollit shtetëror për rregullimin e lirisë së shprehjes.?

Deklarata e plotë:

Shtëpia e të Drejtave të Njeriut (HRH), Rrjeti Kryesor për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri me anë të një deklarate shpreh shqetësimin e saj mbi dy projektligjet e mediave të propozuara nga Qeveria dhe që kanë ngjallur shqetësime serioze si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Komisioni i Ligjeve në datë 26 Nëntor 2019, ka thirrur në një seancë dëgjimore organizatat e shoqërisë civile dhe Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut (HRH), për të debatuar në lidhje me projektligjet ?Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë? dhe ?Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë?.

Pavarësisht se të ashtuquajturat fake news apo lajme të rreme, janë të dëmshme për publikun dhe të dënueshme, madje ato kanë nevojë edhe për rregullime ligjore, në bindjen e Shtëpisë së të Drejtave të  Njeriut (HRH), paketa e propozuar nga Qeveria e Shqipërisë ka ende paqartësi dhe mangësi thelbësore, si më poshtë;

Së pari, kjo paketë duke kërkuar të ?disiplinojë? mediat është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Kreu 2 i Kushtetutës -Neni 22 dhe 23 mbi lirinë e shprehjes dhe informimit) dhe në kundërshtim edhe me Konventat Ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria.

Së dyti, këto projektligje janë përgatitur sipas një teknike legjislative të gabuar, duke ?arnuar? dy projektligje të cilat, dhe jo vetëm nuk garantojnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, por edhe nuk kanë krijuar mekanizma funksionalë të pavarur dhe jashtë kontrollit shtetëror për rregullimin e lirisë së shprehjes.

Së treti, në bindjen e  Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut (HRH), Shqipëria ka nevojë të ketë një ligj të plotë, i cili do të mbronte nga njëra anë të drejtat e qytetarëve dhe dëmeve që i vijnë atyre nga mediat, por nga ana tjetër ai duhet të garantojë që vetë media nuk është një instrument i qeverisë, por përkundrazi një mjet që i jep të drejtë qytetarëve që në mënyrë të pavarur të kërkojnë llogari nga qeveria dhe zyrtarët e saj.

Bazuar në të gjitha këto fakte, HRH, i kërkon Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqen menjëherë nga miratimi i këtyre dy projektligjeve të sjella në komisionet parlamentare të ligjeve.

HRH, kërkon gjithashtu që të gjitha shoqatat e gazetarëve, ekspertët e medias dhe organizatat e të drejtave të njeriut në vend, të ulen për të diskutuar e hartuar një ligj të plotë dhe funksional që jo vetëm do të mbrojë lirinë e medias por edhe fjalën e lirë dhe të drejtat e qytetarëve.

Lajmet e fundit nga