Connect with Us

Shënim/ Këta janë çmendur që të gjithë

Politikë

Shënim/ Këta janë çmendur që të gjithë

Publikuar

-

/

Shqipëria vijon të jetë në një krizë të thellë politike, ekonomia është në rënie dhe shqiptarët po mësyjnë rrugët e Europës.

Pa asnjë diskutim që krimi, korrupsioni, mungesa e rritjes ekonomike, varfëria, papunësia etj, janë përgjegjësia e kryeministrit. Por, edhe shkon tek presidenti, i cili është faktor kryesor i përplasjeve të sotme dhe tensioneve politike, për të shkuar më pas edhe tek kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Asnjë nga këta të tre nuk duket të jetë në rregull. Këta janë çmendur që të gjithë. Çmenduritë e Lulzim Bashës fillojnë me kohë, por gjatë këtij viti dogji mandate deputetësh, bëri protesta, tha se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor, tha se do të bënte shkrumb e hi Shqipërinë.

Në marrëzinë e tij ka filluar e del shëtitje në Gjermani fundjavave bashkë me gruan, dhe thotë se po bën gati projektin, apo planin për nxjerrjen Shqipërisë nga kriza, etj, por në fakt s’ka asgjë, vetëm një vrimë në ujë.

Thjeshtë dhe vetëm gënjen. Kthehet në Shqipëri me duart bosh, e thotë Shqipëria ka shpresë, unë jam shpresa etj.

Ky që digjte me benzinë, ky që thoshte në Shqipëri s’do të ketë zgjedhje, ky që ka thënë 10 herë që Rama ka rënë, ky është “marrosur komplet” dhe del e thotë se ai qenka shpresa për Shqipërinë.

Shkojmë më tej tek presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit kapi një akt proçedurial, ku ishte në të drejtën e tij, për lojën e bërë nga KED apo mazhoranca në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, për ta detyruar të zgjidhte një kandidat që ata donin.

Por, edhe presidenti gjatë gjithë vitit ka pasur marrëzitë e tij. Që nga çmenduria e çdekretimit të datës së zgjedhjeve, apo veprimet e tanishme duke u kthyer në një anti-amerikan dhe anti-ndërkombëtar i hapur. Vetëm nuk ka thënë fjalinë “Imperializmi amerikan në Shqipëri është një tigër prej letre”. Çdo gjë tjetër e ka bërë, luftë me BE-në, luftë me amerikanët, luftë me italianët.

LEXO EDHE:  Skandali-Basha detyron kandidatët të bëjnë përbetime komuniste/ Zbulohet plani për të shkatërruar PD

Tani do bëjë protesta në 8 Dhjetor, duke i vjedhur PD-së edhe Ditën e Rinisë. Për herë të parë në histori një president del e proteston kundër qeverisë dhe kryeministrit që në fakt e ka sjellë vetë në pushtet gjashtë vite më parë.

Është po ky Ilir Meta dhe banda e tij e LSI-së që sollën Rilindjen në pushtet.

I treti dhe më përgjegjësi për këtë situatë kaotike është kryeministri Edi Rama, i cili deri më sot nuk ka pranuar asgjë.

Ata dhjetëra deputetë të inkriminuar, ata kandidatë për kryetar bashkish të inkriminuar, ata drejtorë të inkriminuar, ata ministra të korruptuar, të cilët i ka zgjedhur Edi Rama dhe që është përgjegjës po vetë Edi Rama.

Edhe për mbulimin e Shqipërisë me drogë, edhe për dhunën dhe krimin në rrugë dhe pasigurinë që ka vendi, edhe për krizën ekonomike, përgjegjësi kryesor është Edi Rama, sepse është kryeministër i vendit. Ndërsa sot del e thotë se fajin e kanë Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldo.

Apo siç thonë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, që fajin e ka BE dhe SHBA.

Po ashtu edhe vetë Luli thoshte të njëjtën gjë më parë, ndërsa sot kanë filluar t’i ndajnë gjërat.

Këta janë “çmendur” që të tre, të katër apo të pestë. Përfshirë edhe atë “sharlatanin” që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Nuk ka ngelur një shqiptar i vetëm që ta dëgjojë dhe ta besojë apo të shpresojë.

Rama bën përgjegjës Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldon, Ilir Meta, presidenti që e solli në pushtet shkon e proteston kundër kryeministrit, Luli na vjen me duar bosh dhe me lugë floriri, Monës ia kanë fajin ndërkombëtarët, Lali e ka bërë Tiranën si Manhatani.

Askush prej tyre nuk ka faj. Ata janë çmendur që të gjithë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE