LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shantazhi/ Zëdhënësi i Metës flet pas dëshmisë në Prokurori

25 Nëntor 2019, 12:50, Politikë CNA
Shantazhi/ Zëdhënësi i Metës flet pas dëshmisë

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka sqaruar për mediat, thirjen e tij në Prokurorinë e Tiranës, pas pretendimit se është shantazhuar dhe kërcënuar nga një zyrtar i një prej ambasadave të huaja në Shqipëri.

Blushi u shpreh se është kërcënuar për shkak të detyrës, duke zbuluar se ka komunikuar me dy persona, shqip dhe anglisht.

?Pas një statusi në rrjetet sociale, kam patur një telefonatë që nuk dua të flas tani, por kam bërë të gjitha sqarimet e nevojshme  tek organi i akuzës. Telefonuesit kanë qenë dy, me një kam komunikuar në gjuhën shqipe dhe me një në gjuhë të huaj. Më është kërkuar të ndryshoj qëndimin tim publik. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës.

Kam besim tek Prokuroria dhe organi i akuzës që do nxjerrë të vërtetën në dritë shumë shpejt. Unë sapo kam marë telefonatën , disa orë më pas i jam drejtuar organit të akuzës?, theksoi Blushi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga