Connect with Us

“Rregulli i Maltës” për shpërndarjen e refugjatëve

Bota

“Rregulli i Maltës” për shpërndarjen e refugjatëve

Publikuar

-

Për herë të parë Italia, Franca, Gjermania dhe Malta kanë aktivizuar një marrëveshje për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe. Fjala është për 213 migrantë.

Tani është paraqitur kërkesa për aktivizimin e marrëveshjes së arritur në shtator në Maltë dhe të paraqitur më parë në Komisionin e Bashkimit Evropian, kumtoi Ministria e Jashtme e Italisë. “Kjo është hera e parë që ndodh një gjë gjë e tillë”, thuhet në Romë. Ministria e Brendshme e Italisë foli për një hap të rëndësishëm dhe vërtet solidar, për shpërndarjen e refugjatëve të ardhur përmes Mesdheut.

Kjo marrëveshje mundëson që 213 refugjatët e ardhur të shpërndahen në këto katër vende – Itali, Francë, Gjermani dhe Maltë. Njerëzit e shpëtuar ditët e fundit kanë ardhur me anijen “Ocean Viking”, ku edhe ende gjenden, për shkak se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme se ku duhet të shkojnë ata. Marrëveshja mundëson që refugjatët e zbarkuar në Mesina të Italisë, sipas marrëveshjes, të vazhdojnë rrugën në vendet e parashikuara.

Italien Sieben Leichen nach Schiffbruch vor Lampedusa gefunden (Reuters/M. Buccarello)

Nxjerrja nga Lampeduza

LEXO EDHE:  Identifikohen atentatorët e dyshuar për rastin Skripal

Rojet bregdetare italiane kanë dërguar ndërkohë në Lampeduza të Italisë edhe 143 migrantë të tjerë. Këto të dhëna janë konfirmuar në Romë, në qendrën e misioneve të tilla. Sipas këtij burimi, një qytetar ka parë një anije në det dhe ka alarmuar autoritetet e vendit. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar këta persona në një anije të gjatë afërsisht 10 metra. Por autoritetet ndërkohë kanë vazhduar kërkimin e personave të tjerë, të cilët konsiderohen si të zhdukur. Kërkimin janë duke e mbështetur edhe forcat e përbashkëta evropiane për ruajtjen e kufiriti, Frontex. Në aksion janë angazhuar edhe helikopterrë dhe mjete të tjera kërkimi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh/ Thaçi letër publike Albin Kurtit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh për formimin e qeverisë së re, Thaçi paralajmëron se do të ndjekë të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre.

LEXO EDHE:  Shënjestroi drejtorin për ta vrarë/Pranga 17 vjeçarit në Francë

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike/ Në pranga 3 persona

Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. – shkruan Thaçi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedia e avionit/ Goditje padashur me raketa në Teheran?

Publikuar

-

Nga

Avioni ukranias, Boeing 737 që u rrëzua në Teheran mund të jetë qëlluar nga raketa iraniane. Kryeministri kanadez, Trudeau bëri të ditur, se ka të dhëna për një goditje jo të qëllimshme të avionit në Teheran.

Ishte një pyetje, që u shtrua menjëherë pas rrëzimit të avionit në Iran: A kishin të bënin sulmet iraniane ndaj bazave amerikane në Irak me rrëzimin e avionit atë ditë? Dyshimet po shtohen: Qeveria kanadeze duket tani, se ka informacione, sipas të cilave, “avioni është goditur nga një raketë iraniane tokë-ajër”, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një fjalim televiziv. Ai iu referua “informacioneve nga burime të ndryshme, edhe nga aleatët tanë dhe shërbimet tona informative.” Një goditje e tillë mund të jetë kryer gabimisht.

Në Britaninë e Madhe, kryeministri britanik, Boris Johnson për shkak të të dhënave për goditje të avionit, kërkoi një hetim transparent dhe të gjithanshëm. Ai kërkoi nga të gjitha palët të punojnë për çtensionimin e gjendjes.

Një avion i Lufthansës ndërkohë u kthye pas një orë fluturimi nga Frankfurti mbi Main me drejtim Teheranin. Këtë e bëri të ditur Lufthansa. Kthimi i LH600 ka të bëjë me “një vlerësim të ri të gjendjes së sigurisë për hapësirën ajrore rreth Teheranit.” Edhe fluturime të tjera të premten nga dhe për në Teheran janë anuluar nga shoqëria gjermane e fluturimeve. Koncerni po e verifikon gjendjen e sigurisë, thuhet.

Zi në aeroportin e Kievit për viktimat e avionit të rrëzuar

Akuza iraniane

Avioni ukrainas me 176 pasagjerë në bord ishte nisur të mërkurën në mëngjes nga Teherani në Kiev, dhe u rrëzua pak pas startimit, menjëherë pasi Irani kishte sulmuar dy baza amerikane në Irak- 63 kanadezë ishin në bordin e këtij avioni.

Drejtuesi i autoritetit iranian të fluturimeve, Ali Abedsadeh tha se do të lejohen ekspertë nga SHBA, Kanadaja, Franca për të marrë pjesë në hetimet e arsyes së rrëzimit të avionit. Kutitë e zeza të avionit do të hetohen në Iran. Nëse kjo nuk është e mundur për arsye teknike, janë të mundura edhe hetimet jashtë. Abedsadeh është shprehur, se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike, për të zbardhur shkakun e rrëzimit të avionit. Për Abedsadeh është absurd pretendimi, se avioni është rrëzuar nga sistemet iraniane të raketave. Sipas tij, me gjasë amerikanët i kanë shpërndarë zëra të tillë, për të mos e prishur edhe më shumë imazhin e Boeing.

Pjesë të rrëzuara të pranë Teheranit

LEXO EDHE:  Gjermani/ Partia e Merkelit po planifikon rikthimin e shërbimit ushtarak

LEXO EDHE:  Kryeministri në gjendje të rëndë?/ Rama i "përvishet" Çim Pekës

Sinjale radari

Disa media amerikane në raportime që përputhen, janë shprehur, se zyrtarë amerikane e konsiderojnë shumë të mundur goditjen e avionit. Si arsyetim për këtë, sipas CBS, merren të dhëna të shërbimeve sekrete që kanë marrë sinjale nga një radar i aktivizuar. Përveç kësaj, satelitët amerikanë kanë regjistruar startimin e dy raketave tokë-ajër pak para shpërthimit të avionit. Kurse televizioni CNN duke iu referuar disa përfaqësuesve nga autoritetet amerikane, thekson, se po krijohet gjithnjë e më shumë bindja për rrëzimin padashur të avionit. Kjo “teori” mbështetet nga disa analiza të satelitëve, radarëve dhe të dhënave elektronike, që mblidhen zakonisht nga ushtria dhe shërbimet sekrete amerikane.

Dyshimet për goditjen e avionit i ka ndezur më tej edhe presidenti Trump me deklarata jo të specifikuara. “Kam dyshimin tim”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk dua ta them, sepse edhe të tjerë e kanë këtë dyshim. Kjo është një gjë tragjike”. Më tej Trump tha, se “dikush ka mundësi të ketë bërë një gabim.” Pyetjes, nësë avioni u godit gabimisht, Trump iu përgjigj. “Këtë nuk e di vërtet”.

Gra festojnë kundërpërgjigjen me raketa të Iranit, duke sulmuar dy baza amerikane në Irak të mërkurën, 08.01.

Gjendja në Gjirin Persik u shkallëzua pasi SHBA vranë qëllimisht gjeneralin e njohur iranian, Khasem Soleimani javën e kaluar në Bagdad. Irani u u kundërpërgjigj natën e së mërkurës duke goditur me raketa dy baza ushtarake në Irak./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

“S’ka justifikime”/ Trump: Nuk tërhiqemi nga lufta kundër terrorizmit

Publikuar

-

Nga

Gjatë një mitingu të mbajtur në Toledo të Ohios, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të ndalet në luftën kundër terorizmit, për sa kohë është ai drejtues i vendit.

“Nën administrimin tim, ne kurrë nuk do të bëjmë justifikime për armiqtë e Amerikës – kurrë nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetën amerikane – dhe kurrë nuk do të ndalemi së punuari për të mposhtur Terrorizmin Radikal Islamik!”- tha Donald Trump.

Nga ana tjetët, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka kaluar një rezolutë e cila synon t’i limitojë fuqitë e Presidentit lidhur me veprimet ushtarake dhe sidomos ato në Iran.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Partia e Merkelit po planifikon rikthimin e shërbimit ushtarak

LEXO EDHE:  Video/ Helikopteri nga Italia mbërrin në Durrës

Por duket se Trump është i vendosur që t’i vijojë ato.

LEXO TE PLOTE