LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Referendumi i Presidentit/ Bledar Skendëri shpjegon rolin e KQZ-së

25 Nëntor 2019, 09:42, Politikë CNA
Referendumi i Presidentit/ Bledar Skendëri shpjegon rolin e KQZ-së

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se sot do të propozojë ide konkrete për referendumin e paralajmëruar.

Lidhur mbi këtë ka folur dhe anëtar i KQZ, Bledar Skendëri, i cili në studion e Ditari në A2, ka shpjeguar dhe se si procudohet në rastin e një kërkesë për referendum.

?Kodi Zgjedhor aktual nuk ka asnjë parashikim për mënyrën se si zhvillohen referendumet. Ka një dispozitë kalimtare që thotë se në kodin e vjetër zjedhor do të qëndrojnë në fuqi derisa të miratohet një ligj për zhvillimin e referendumit. Për momentin, do të ecim me dispozitat e kodit të vjetër zgjedhor. Në lidhje me kërkesën e Presidentit, nuk e di se çfarë lloj referendumi kërkohet sepse Kodi Zgjedhor parashikon detyra të ndryshme për KQZ në varësi të referendumit. Në rastin e referendumit kushtetues, KQZ ka detyra më të vogla.

KQZ shikon kërkesën nëse është në përputhje me ligjin apo jo, bën formularin tip dhe ia jep komisioneve nismëtare që të mblidhen 50 000 firma. Pasi mblidhen këto firma, KQZ shikon nëse janë të rregullta dhe ia përcjell kërkesën Gjykatës Kushtetuese nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kjo gjykatë ka 60 ditë afat për të shqyrtuar kërkesën. Pas 60 ditësh, kërkesa i kalon Presidentit?, ka theksuar Skënder në studion e A2./CNA.al

Lajmet e fundit nga