LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rebelohet Meta, i vendosur për Referendum / Do zbres në shesh dhe nuk do lëviz

25 Nëntor 2019, 18:05, Politikë CNA
Rebelohet Meta, i vendosur për Referendum / Do zbres në shesh dhe nuk

Presidenti Ilir Meta shprehet i bindur se në datën 8 dhjetor do të zbresë në shesh dhe nuk do të lëvizë që aty.

Sipas Metës, populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum, ka vendosur në Kushtetutë të drejtën e referendumit në nenin 150.

?Kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia për të gjetur rrugën e dialogut të kësaj loje që i tmerron shqiptarët kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të ik nga sheshi derisa t?i kthejne popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojë parlamentin të zbatojë këtë referendum.
E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të ushtroni demorkacinë përndryshe nuk do të ketë më shqiptarë, do të ketë vetëm emnigrantë. Kjo është e vetmja rrugë demokratike transparenet që pas pak vitesh mos ja ndërrojë emrin sic jan ndërruan emrin Qemal Stafa?, u shpreh Meta në një konferencë për shtyp./CNA.al

Lajmet e fundit nga