LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama vijon me batuta bajate"/ Nishani: Paketa Anti KÇK, tentativa e radhës për kapjen e drejtësisë

25 Nëntor 2019, 21:09, Politikë CNA
"Rama vijon me batuta bajate"/ Nishani: Paketa Anti KÇK,

Ndërsa prezantimi i paketës speciale ?Anti KÇK? të kryeministrit Rama ditën e sotme si një mjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është bërë kryefjala e ditës, në një prenoncim referuar kësaj çështje ish presidenti Bujar Nishani thekson se kjo tentativa e radhës për të kapur drejtësinë.

I ftuar në studion e emisionit ?5 pyetje nga Babaramo?, Nishani i është drejtuar me tone të ashpra Ramës, teksa pyet se ?kush e ka penguar kryeministrin për të luftuar krimin??

Sipas ish presidentit, ?tashmë që i janë konsumuar batutat, i friksuar nga ndërrimi i pushteteve, kryeministri po bën tentativën e radhës për të kapur drejtësinë.

?Ai vijon me batuta bajate, para 20 viteve kur sapo kishte hyrë njerëzit tërhiqeshin nga batutat e tij, por tani pas 20 viteve janë konsumuar. Nuk e di kush e ka penguar kryeministrin për të luftuar krimin? Nëse flasim për drejtësinë e korruptuar ne po ndërtojmë drejtësinë e re? Kjo është një polici paralele. Ka një koklavitje të sjellës së kryeministrit, është e qartë se tashmë Rama është i frikësuar shumë se po afrohet ndërrimi i pushtetit. Me gjithë tendencën për të kapur drejtësinë dhe për ta bllokuar jam i bindur se me gjithë këto paudhësi, shpejt do të jetë subjekt i dosjeve të shekullit, në gjykimin tim. Prandaj ka një kaos kaq të madh?, është shprehur Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga