LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa Anti KÇK/ Spiropali bën paralajmërimin e fortë: Le të luten duke mos dashur të arrijnë fundin

25 Nëntor 2019, 15:27, Politikë CNA
Paketa Anti KÇK/ Spiropali bën paralajmërimin e fortë: Le

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se Paketa ANTI-KÇK do të jetë mekanizmi goditës për foletë e krimit dhe gjithëfarësojë banditësh, qofshin këta me laps a me armë në dorë.

Sipas Spiropalit, vullneti i tyre për t?i shkuar tej e tej konsolidimit të reformës në Drejtësi, do të jetë i palëkundur.

“Kur i tremben veç fillimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, atëherë le të luten duke mos dashur të arrijnë fundin. Dhe fundi për ta do të jetë #destancioni (jo stacioni) i llogaridhënies dhe i përkuljes para ligjit”, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Paketa ANTI-KÇK ? nuk do të jetë gracka, por mekanizmi goditës për foletë e krimit dhe gjithëfarësojë banditësh, qofshin këta me laps a me armë në dorë. ?
Vullneti ynë për t?i shkuar tej e tej konsolidimit të reformës në Drejtësi, ? do të jetë i palëkundur, duke mos u zbrapsur asfare nga ata që gjuajnë nga frëngjitë me deklarata shantazhuese te stilit ?jam i I-rë, i paparë?, e që në fakt kanë marrë rrokullimën pas bishtnimit e cënimit permanent që i kanë bërë Kushtetutës me dekrete e çdekrete, me suflerë, me jokerë ? dhe llojë e sojë fletërrufeje!
Mirënjohje partnerëve tanë historikë,???? të cilët na kanë mbështetur qysh prej fillimit të ngritjes së themeleve të Drejtësisë së Re, duke marë edhe ata barrën mbi kurriz të fyerjeve të çartuna të ?pelegrinëve? të KÇK-së.
Kur i tremben veç fillimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, atëherë le të luten duke mos dashur të arrijnë fundin. Dhe fundi për ta do të jetë #destancioni (jo stacioni) i llogaridhënies dhe i përkuljes para ligjit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga