Connect with Us

Paketa Anti-KÇK/ Duka ironizon Ramën: Spektakël i paguar nga takstat e qytetarëve, ka më shumë role se Bes Kallaku

Politikë

Paketa Anti-KÇK/ Duka ironizon Ramën: Spektakël i paguar nga takstat e qytetarëve, ka më shumë role se Bes Kallaku

Publikuar

-

Rihapja e shkollave/ Duka: Duhet të jetë prioritet, Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda te fëmijët

Kreu i PAA Agron Duka ka reaguar lidhur me prezantimin e paketës Anti KÇK nga kryeministri Edi Rama.

Duka e quan një spektakël të paguar nga takstat e qytetarëve, ku sipas tij Rama foli si kandidat për kryeministër dhe jo si të jetë në këtë pozicion.

“Kjo do të jetë detyra e SPAK-ut, të sapo ngritur, dhe jo e atyre që e vonuan ardhjen e kësaj dite të rëndësishme për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit. Fundi i pandëshkueshmërisë kalon përmes kësaj strukture dhe jo nga recitimet e një individi që ka marrë përsipër më shumë role se dikur Bes Kallaku, nga prokurori te humoristi, nga gjykatësi tek artisti, nga politikani te gangsteri”, shkruan Duka.

Statusi i plotë:

Në këtë spektakël, të paguar nga taksat e qytetarëve, foli sikur të ishte kandidat për kryeministër, dhe jo kryeministri i një vendi që prej ditës në të cilën ai po qeveris, njihet për më shumë korrupsion, më shumë krim të organizuar më shumë trafik ndërkombëtar droge.
‘Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë’, – deklaronte pak ditë më parë Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho.
Kjo është një e vërtetë e pamohueshme e cila dëshmon se ‘aleanca e qelbësirave’ është e ndërvarur, ka lidhje simbiotike. As krimi nuk mund të bëhej kaq i fuqishëm pa mbrojtjen politike, as kapja e shteti nga një parti nuk mund të bëhej kaq e thellë pa mbështetjen e krimit në fushatat zgjedhore.
Pyetja që shtrohet është: A mund të luftojnë këta politikanë dhe zyrtarë të lartë të përmendur nga zoti de Raho, partnerët e tyre të botës së krimit?
Përgjigja është e thjeshtë, JO!
Kjo do të jetë detyra e SPAK-ut, të sapo ngritur, dhe jo e atyre që e vonuan ardhjen e kësaj dite të rëndësishme për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit. Fundi i pandëshkueshmërisë kalon përmes kësaj strukture dhe jo nga recitimet e një individi që ka marrë përsipër më shumë role se dikur Bes Kallaku, nga prokurori te humoristi, nga gjykatësi tek artisti, nga politikani te gangsteri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS vihet në lëvizje/ Zbardhet emri i kandidatit për anëtar në KQZ

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme Partia Demokratike depozitoi kandidaturat për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Tre emrat e Bashës për anëtarë të KQZ janë: Hysen Osmanaj, Haki Mustafa dhe Arben Xhiku.

Në listën e propozuar janë shumë emra por deri tani këta të tre kanë dërguar letrat për llogari të PD. Ndërkohë, pas tre kandidatëve të PD, sot është depozituar edhe kandidatura nga Partia Socialiste.

LEXO EDHE:  Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

LEXO EDHE:  Basha irritohet keq me Ramën/ Nuk të bren ndërgjegja për braktisjen e vendit!

Mësohet se kandidadti i PS është Arben Isaraj i cili ka mbajtur poste dhe të rëndësishme gjatë qeverisjes së PS-së nis prej viteve ’90.



Arben Isaraj ka mbajtur funksione të rëndësishme nga ai i Inspektorit të Përgjithshëm të SHIK, këshilltar i Kryeministrit, zv.ministër drejtësie dhe dy herë deputet i PS-së./CNA.al

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

LEXO TE PLOTE

Politikë

Firmosi marrëveshjen e detit në 2009-ën/ Ish-ministrja greke përballë Ramës: U mërzita kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ka qenë e pranishme në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020” që po mbahet në Athinë, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Bakojanis pohoi se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa konfirmoi faktin se pas atij viti nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër.



“Për marrëveshje unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 10 – 12 vjet më pas ne ende nuk kemi një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Sigurisht për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këtë lloj çështjesh nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira që mund të kemi, dhe bie dakord për këtë me kryeministrin Rama për atë që tha për marrëdhëniet greko turke. Unë njihem shumë në rajon si një mbështetëse shumë e fortë e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë, por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime, sepse kërcënimet për luftë nuk janë të pranueshme. Shpresoj shumë që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionet dhe të ndryshojë retorikën. E njoh prej vitesh dhe shpresoj që ai do të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme e të bëri politikë edhe për Turqinë e mund t’i kthehemi tryezës së bisedimeve për të gjetur një zgjidhje ose për të rënë dakord ose për t’ju ose për t’ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje, për përkufizimin e zonave detare. Unë besoj se mesazhi është i qartë dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve do të mbizotërojë si fryma mbizotëruese edhe me Turqinë.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina për çështjen e zgjerimit detar të Greqisë në detin Jon.

Rama është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon duhet të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.

Sipas Ramës zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale. Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.



Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

LEXO EDHE:  Largohet Rama?!/PS: Ja e vërteta, çfarë fshihet pas sulmeve të LSI-së

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE