LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Dy gratë e mia: Antoneta dhe Ezmerka

25 Nëntor 2019, 09:10, Satire Politike CNA
Nga Mitro Çela/ Dy gratë e mia: Antoneta dhe Ezmerka

Kam dy gra. E para: Antoneta. 30 vjet bashkë. Dy dasma. Një djalë.

E dyta: Ezmerka. Personazh i krijuar sipas shijeve të mia.

Antoneta: më zotëron. Më kullot kuletën. Dorëshpuar për fustane, këpucë, syze.

Kërkon para për tek Alma ? më e mira në Tiranë për kremrat, i merr në Paris ? pedikurë, manikyr. Duhen euro për turizëm: Barcelonë, Nisë, Soronto, Lisbonë, Korfuz, Firence. Harrova jogën ? tri herë në javë.

Ezmerka: është e butë. Manare. Pa kosto. E vesh dhe e zhvesh pa vënë dorën në xhep. Bëj ironi. Sarkazëm. Humor. Pa doganë.

Në fillim Antoneta u bë xheloze për Ezmerkën. Nuk i lexonte haberet.  “Më vjen turp nga shoqet.?

Ezmerka qesëndisej. Ishte personazh. Nuk kishte ndjenja. Jetë i jepja unë. E shumta imitonte Antonetën.

Kaluan disa vite. Ezmerka u bë VIP. Ishte pjesë e bisedave në tavolina. Jo rrallë edhe djali i thërret Ezmerkë! Mua nisën të më pyesin: Si e ke Ezmerkën?

Por ka edhe më keq. Shoqet, nën ndikimin e habereve, nuk i thërrisnin Antoneta, por Ezmerkë.

Antoneta u thartua, duke më qerasur me fjalë zemre: “Ka të drejtë Filipi kur thotë: Mitroja është eksiq! E fortë je ti Neti, që nuk i jep duart”.

Një ditë e kapa Antonetën me presh në duar: Po lexonte haberet.

? Çfarë të kthej përmbys?!

? Takova një shoqen e shkollës.

?Si je moj Ezmerka e Mitros?? më tha.

U tromaksa. I thashë:

?Më quajnë Antoneta!?…

?Po kjo, ç?pati!? tha ajo.

Dëgjo, Mitro! Të të kisha pranë, do të të çaja më dysh.

? Pse, ?Maks Mara? mos jep gjë mall xhaba? Po ngordha unë, ngordhin edhe leftatë.

? Mitro! Ironitë bëji me ato buzësilikonet që u lëpihesh në ekran! Por dëgjo, se ka dhe më. Takova shkallëve Feliksin, nëndrejtorin. Më tha:

?Ezmerkë, lexova një haber të Mitros: Tampona për Ezmerkën! I madh! Qesha me vete si i lojtur. Ja tregova gruas: U shkri…?

Çudia ndodhi, ? vazhdoi Antoneta, ? kur edhe Bruna, parukierja më tha:

?Ezmerkë! Do të shkosh me pushime në Lisbonë??

E pikasa. Nuk ka më xhelozi. Ezmerka e ka bërë për vete Antonetën! Aleluja!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga