LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nuk heq dorë nga Referendumi/ Në 8 dhjetor të gjithë në shesh

25 Nëntor 2019, 12:40, Politikë CNA
Meta nuk heq dorë nga Referendumi/ Në 8 dhjetor të gjithë

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ideja e mbajtjes së një referendumi popullor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka ardhur koha ti themi mjaft një pakice që keqqeveris.

Sipas Metës, Referendumi është një e drejtë Kushtetuese dhe Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit.

Gjithashtu Meta bën thirrje edhe që të gjithë ti bashkohen tubimit të 8 dhjetorit, që pritet të mbahet në Qytetin Studenti.

?Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin ?Demokracia?!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s?mban asnjë përgjegjësi!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre.

Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!?-shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga