LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më morën peng rojen”/ Gjyqtari akuza të forta Xhafajt: I ndaloi familjarët e mi për hakmarrje

25 Nëntor 2019, 22:04, Politikë CNA
“Më morën peng rojen”/ Gjyqtari akuza të forta

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka bërë akuza të forta teksa u shpreh se Policia e Vlorës drejtohet nga mafia e Fierit.

“Sot policia e Vlorës drejtohet nga gjithë mafia e Fierit. Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore janë nga Fieri. Dil sot në Vlorë në qytetin ku kanë humbur 100 veta, sepse nuk funksion policia, nuk i interesohen kush i ka humbur. 100 veta sot mungojnë, kujton se i bëjnë njerëzit pa i lidhur me bandat, nuk mund të ketë asnjë bandit më të fortë se shteti”, ka thënë gjyqtari.

Malaj ka treguar se këtë verë, katër persona i kanë marrë peng rojen e familjes në mes të Vlorës dhe i kanë kërkuar të mos e mbrojë më gjyqtarin.

“Në 25 korrik një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në makinë dhe e lëshuan në Fier, i thanë ‘mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja?.

Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë”, u shpreh Malaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Me tej Malaj ka hedhur akuza të forta ndaj ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet që kishte me drejtësinë italiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga