LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është një lider autokrat?/ Cilat janë 10 tiparet që duhet të ketë

25 Nëntor 2019, 07:34, Blog CNA
Kush është një lider autokrat?/ Cilat janë 10 tiparet

Nga Shelley Inglis ?The Conversation?

* Pavarësisht rebelimeve popullore, dhe lëvizjeve dinamike sociale në Liban, Hong Kong, dhe në mbarë Evropën dhe Amerikën Latine, demokracia është në telashe. Studiuesit thonë se vendet e mbarë botës, po përjetojnë një rritje të sundimit autokratik, dhe një rënie të idealeve dhe praktikave demokratike.

Një sundim është autokratik – i njohur ndryshe edhe si autoritarizëm – kur një udhëheqës apo një parti politike, ushtron pushtetin e plotë për të qeverisur një vend dhe njerëzit e tij. Sipas ?Freedom House?, 2008-a, ishte viti kur demokracia arriti kulmin. Po çfarë është një lider autokrat? Ja cilat janë 10 hapat, që ai ndërmerr zakonisht:

1. Forcon pushtetin e tij ekzekutiv

Tipari kryesor i autoritarizmit të sotëm, është forcimi i pushtetit të kryeministrit ose presidentit, duke dobësuar njëkohësisht institucionet e tjera si parlamenti dhe sistemi gjyqësor, që garantojnë zakonisht kontrollin dhe ekuilibrin mes pushteteve. Forma më ekstreme, është heqja e kufijve të mandatit presidencial si në Kinë, apo reformat kushtetuese regressive, për të zgjeruar pushtetin presidencial, siç ka ndodhur në Turqi.

2. Shtyp përpjekjet e disidencës dhe qytetarëve, për ta detyruar qeverinë të japë llogari

Më shumë se 50 vende në botë, kanë miratuar ligje që bllokojnë aktivizimin e grupimeve qytetare. Kufizimet për lejet e protestave publike, ndalimi i protestuesve, dhe përdorimi i tepërt i forcës për të shtypur demonstratat, janë mjete që përdoren gjithnjë e më shpesh.

3. Fiton mbështetjen e elitës, dhe kur duhet e demonizon atë

Rritja dhe zhvillimi ekonomik, janë thelbësore për ruajtjen e mbështetjes së elitës dhe oligarkëve për liderët autokratikë. Konglomeratet e mediave, apo lidhjet më të sofistikuara mes qeverive dhe korporatave, parasë dhe politikës, mund të jenë një përzierje toksike për demokracinë.

4. I referohet populizmit dhe nacionalizmit

Shumica e udhëheqësve autokratë, shfrytëzojnë tensionet ekzistuese brenda shoqërive komplekse, për të forcuar mbështetjen e tyre.Në shumë vende, frika ndaj emigrantëve, ka ringjallur nacionalizmin, duke nxitur nisma si Brexit në Britani. Ndërkohë është e zakonshme edhe fajësimi i forcave të jashtme për problemet e një vendi, siç bën shpesh lideri hungarez Viktor Orban.

5. Kontrollon informacionin në shtëpi, dhe keqinformon të tjerët jashtë vendit

Kina ka zhvilluar teknologji të sofistikuara, për të censuruar dhe parandaluar qarkullimin e informacionit të padëshiruar, apo për të gjurmuar çdo qytetar kinez. Rusia është në pararojë të kontrollit të mediave shtetërore në vend, ndërsa gjeneron dezinformata jashtë vendit.

6. Emëron opozitën

Partitë si ?kolonë e pestë? e opozitës, dhe përdorimi i taktikave të pastra të frikës, janë veprimet e mundshme të një autokrati. Kjo i shërben synimit të tij për ruajtjen sa për sy e faqe të një konkurrence pseudo-politike, teksa në të njëjtën kohë e zbeh potencialin për krijimin e forcave të reja më demokratike.

7. Manipulon fshehtazi zgjedhjet

Autokratët, kanë gjetur mënyra më të zgjuara, për ta pasur në favor rezultatin e proceseve zgjedhore. Taktikat e reja, përfshijnë pengimin e aksesit në media, ndryshimin e rregullave elektorale, dhe vendosjen e aleatëve në komisionet zgjedhore.

8. Luan me kartën e ?gjendjes së jashtëzakonshme?

Që nga viti 2001, përdorimi i kërcënimit nga terrorizmi apo krimi i organizuar, ka qenë në favorin e sundimtarëve autokratë. Një nga shembujt, është lufta e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, ndaj trafikantëve të drogës, që ka shkaktuar mijëra të vdekur.

Që pas tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016, dhe deri më 2018-ën, Turqia ishte nën gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo i dha mundësi presidentit Rexhep Tajip Erdogan të burgosë dhe të përndjekë akademikë, zyrtarë qeveritarë, media dhe avokatët e të drejtave të njeriut.

9. E shtrin modelin dhe ndikimin e tij

Duke përdorur fazën ndërkombëtare dhe aftësinë e tyre në rritje ekonomike, vendet si Kina po përhapin ndikimin e tyre përmes nismave të financimit të tilla si Brezi dhe Rruga, për të ndërtuar infrastrukturën në Azi në Evropë. Ata po punësojnë konsulentë profesionistë, për të lobuar në kryeqytetet e huaja mbi politikat që forcojnë pushtetin e tyre.

10. Mëson dhe shkëmben përvojat me të tjerët

Samitet ndërkombëtare dhe klubet ndërqeveritare, mund të ofrojnë një platformë tipike për shkëmbime të tilla. Për shembull, kryeministri i Kamboxhias Hun Sen, ka mbledhur me sukses qeveritë fqinje për të ndihmuar në shtypjen e kundërshtimeve ndaj sundimit të tij, duke përdorur organizatën rajonale ASEAN./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga