LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dogjën makinën/ Flet gjyqtari i Shkodrës: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

25 Nëntor 2019, 09:21, Kronika CNA
I dogjën makinën/ Flet gjyqtari i Shkodrës: Ta harrojnë se

Gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, në lidhje me djegien e makinës së tij.

Ymeri është shprehur se askush nuk mund t’i bëjë presion për punën e tij.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë”.

Makinës së gjyqtarit i është vënë flaka rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme pranë Kishës Françeskane në Shkodër, dhe si pasojë është shkrumbuar plotësisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga