LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dalin fotot/ Ja foleja ku “Zogu i ‘Tiranës”menaxhonte prostitucionin dhe rekrutonte “profesionistë”

25 Nëntor 2019, 13:39, Kronika CNA
Dalin fotot/ Ja foleja ku “Zogu i ‘Tiranës”menaxhonte

Janë zbardhur detaje të reja nga skema e prostitucionit që përdorte grupi ku bënte pjesë edhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ?Zogu i Tiranës? .

Në fotot e mëposhtme shihet hyrja e një qendre estetike që është edhe foleja ku zhvillohej prositucioni nga ky grup.

Vetë Nikaj e ka reklamuar këtë qendër estetike teksa ka qenë i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në muajin janar të vitit 2016.

?Do të jetë një qendër estetike unisex. Unë do të mbuloj pjesën e masazheve, kam mbaruar një kurs gjashtë mujor për këtë punë dhe jam profesionist. Ne do të ofrojmë shërbime të shumta si për femra dhe për meshkuj dhe kam ndërmend ta quaj ?Te Zogu?,?? thoshte Nikaj në atë kohë.

Në fakt ky biznes nuk ka një tabelë të vënë në mënyrë që të dallojmë edhe emrin që Hermes Nikaj i ka vendosur. Dosja.al kërkoi edhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve por në emrin e ?Zogut të Tiranës? nuk figuron asnjë lloj biznesi i regjistruar.

Nga ana tjetër, burime nga grupi hetimor bënë me dije për Dosja.al se kjo qendër estetike përdorej si magnet për të tërhequr shumë prej klientëve që grupi dëshironte të siguronte.

Shumë prej tyre josheshin nëpërmjet masazheve, dhoma ku edhe u bëhej e ditur që mund të merrnin shërbime ekstra deri në seks në grup. Çmimet varionin sipas shërbimeve të ofruara, dhe ato ?all inclusive? arrinin deri në 700 euro, shkruan Dosja.al.

Hermes Nikaj është arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ata akuzohen për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. 28-vjeçari Nikaj, i njohur si ?Zogu i Tironës? u arrestua në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës ku ndodhej bashkë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi.

 

Lajmet e fundit nga