LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës/ Kërcënojnë me vetëgjyqësi

25 Nëntor 2019, 11:40, Sociale CNA
Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës/

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, banorët e zonës së Unazës kanë dalë sot në një protestë para Prokurorisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë nisjen e hetimeve për zhvillimin e punimeve të projektit të Unazës së Re, që sipas tyre është i korruptuar.

Po ashtu banorët kërkojnë ndalimin e projektit dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të personave, në të kundërt kërcënojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi.

?Rama ik? janë thirrjet e protestuesve para Prokurorisë.

Ndërsa mbajnë pankarta në duar, ku në një prej tyre shkruhet: “Herët a vonë drejtësia triumfon”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga