Connect with Us

Amnistoi bashkëshortin nga hetimet?/ Prokurorja e Durrësit me pasuri të dyshimtë

Vetingu

Amnistoi bashkëshortin nga hetimet?/ Prokurorja e Durrësit me pasuri të dyshimtë

Publikuar

-

Drejtësia në Shqipëri ka funksionuar me dy standarte. Mjafton të kesh të afërm prokuror apo gjyqtarë dhe ligji nuk të prek.

Sipas një denoncimi të publikuar gjërësisht në media, kështu ka ndodhur dhe me prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili.

Bashkëshorti i saj, Ardian Halili me detyrë kryeinspektor ndërtimi në Bashkinë e Durrësit është amistuar nga drejtësia.

Denoncim është bërë në media nga qytetari Bedri Dërvishi dhe informacionet janë ofruar prej tij dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Prokuroria e Durrësit, as për ta mohuar edhe as për ta pohuar.

Sipas denoncuesit, procedimi penal ndaj Halilit ka nisur para disa muajsh nga Prokuroria Durrës si dhe nga Hetimi dhe Krimi ekonomik pranë drejtorisë së policisë vendore të qarkut Durrës.

Procedimi penal është hapur për dy kallëzime të rreme pranë prokurorise Durrës. Ka të bëjë me kallëzimin e datës 3/11/2018,sipas së cilit, kërcënohet zyrtari i lartë i Bashkisë Durrës në Gjirin e Lalzit si dhe një tjetër kallëzim të rremë për ndërtim të paligjshëm.

Me datë 04.04,2019 shpallet vendimi për regjistrimin e procedimit penal, por ndaj Ardian Halilit nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Ka apo s’ka lidhje bashkëshortja e tij prokurorja Rabiana Halili me këtë amnisti, nuk mund të komentojmë. Por ajo që mund të themi me siguri është sepo të kishte qenë një tjetër shtetas, do të ishte prangosur tashmë.

Gjatë një vëzhgimi që kemi kryer mbi pasurinë e deklaruar nga prokurorja Rabiana Halili, vetëm me pagën e saj si prokurore dhe të bashkëshortit avokat, ka blerë një sërë patundshmërish në vitin 2016.

Tentativat për ta justifikuar pasurinë e vënë ndër vite me të ardhurat nga qiraja e lokalit dhe shtëpisë në Tiranë, duken si një fllluskë, duke hedhur kështu dyshimepër krijimine pasurisë.

Kujtojmë se prokurorja Rabiana Halili, është pjesë listën me 48 gjyqtarë dhe prokurorë që janë zgjedhur së fundmi nga KPK për t’u hetuar.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Rabiana Halili.

Viti 2003

Lokal me sip 100 m2 me vlerë 3.5 milion lekë. Burimi: Nga shitja e lokalit të mëparshëm, blerë me të ardhurat e emigracionit.

Të ardhurat nga paga si prokurore me vlerë 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Lushnjë, 75 000 lekë.

Viti 2004

Automjet Ford Fiesta me vlerë 3 400 euro.

Të ardhurat nga paga si prokurore me vlerë 623 530 lekë.

Shpërblim, 15 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhurat nga paga si prokurore në Lushnjë me vlerë 972 305 lekë.

Shpërblim, 30 357 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit pranë një banke, në shumën 396 000 lekë.

Shpërblim i bashkëshortit në shumën 66 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 500 000 lekë me kohëzgjatje 36 muaj. Shuma e shlyer 90 380 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 445 308 lekë.

Viti 2006

Të ardhurat nga paga si prokurore në Lushnjë me vlerë 819 242 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në vlerat 5 000 euro dhe 56 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 500 000 lekë me kohëzgjatje 36 muaj. E shlyer.

Huamarrje pa kontratë në vlerë 500 000 lekë.

Viti 2007

Kontratë porosie për një ap banimi me sip 88 m2, me vlerë 51 000 euro.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 773 400 lekë.

Shpërblim, 9 000 lekë dhe 34 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer i Policisë Tatimor, Durrës, 164 500 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si inspector në ujësjellësin e Lushnjes, në shumën 135 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 960 000 lekë.

Kredi në shumën 32 000 euro për 120 muaj. Shlyer vlera 3679 2 euro, ndërsa pa shlyer shuma 45376 , 8 euro.

Detyrim ndaj firmës sipërmarrëse. Shlyer vlera 40 000 euro, ndërsa pa shlyer shuma 11 000 euro.

Viti 2008

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 324 188 lekë.

Shpërblim, 9 000 lekë.

Pagesë nga sigurimet për efekt lindjeje në shumën 26 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 800 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 1 640 euro.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4 877 euro, ndërsa pa shlyer shuma 40 449 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 25 000 lekë.

Detyrim ndaj firmës sipërmarrëse. Shlyer vlera 100 000 lekë ndërsa pa shlyer shuma 2 000 euro.

Viti 2009

Autovetirë Fiat Punot, e vitit 2000, blerë në Itali me vlerë 900 euro.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 745 257 lekë.

Shpërblim, 9 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 155 000 lekë.

Kontratë qiraje banese me vlerë 1 500 euro.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 5 040 euro, ndërsa pa shlyer shuma 35 459euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 138 000 lekë.

Shlyerje huaje, Y. Shehut në shumën 500 000 lekë.

Dhënie huaje në vlerën 130 000 lekë.

Marrje huaje pa kontratë nga M. Halili në shumën 500 000 lekë.

Viti 2010

Shitje automjeti tip Ford me vlerë 3 5000 euro.

Shitje automjeti Fiat Puno me vlerë 2 500 euro.

Blerje automjeti Honda me vlerë 4 000 euro.

Blerje, tokë arë, me vlerë 44 400 lekë.

Blerje, tokë arë, me vlerë 22 700 lekë.

Blerje, tokë arë, me vlerë 100 000 lekë.

Llogari bankare me vlerë 2537 06 euro dhe 159 73 lekë.

Gjendje cash në shumën 1 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 978 138 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1 759 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 9 840 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 3 600 euro.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4879 22 euro, ndërsa pa shlyer shuma 23 104 73 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 184 686 21 lekë.

Tatim mbi lokalin në vlerën 20 000 lekë.

Tatim mbi qiranë e shtëpisë, në vlerën 360 euro.

Qira zyre e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Shlyerje huaje me vlerë 500 000 lekë.

Viti 2011

Blerë sip toke 820 m2, në Memaliaj, Tepelenë, me vlerë 250 000 lekë.

Gjendje cash në shumat 2 600 000 lekë dhe7 000 euro.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 905 472  lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge në një universitet privat në shumën 64 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 719 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 9 840 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 360 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4812 49 euro, ndërsa pa shlyer shuma 20116 66 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 188 733 63 lekë.

Kontratë sipërmarrje në vitin 2010  për ndërtim shtëpie. Shuma e pashlyer është 3 500 000 lekë.

Tatim mbi truallin e tokës në vlerën 20 000 lekë.

Tatim mbi qiranë e shtëpisë, në vlerën 36 000 lekë.

Pagesë për lejen e ndërtimit të shtëpisë me vlerë 113 448 lekë.

Qira zyre e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Viti 2012

Shtëpi banimi me sip 64 m2, në fshatin Bizë, Durrës.

Gjendje cash në shumat 3 000 000 lekë dhe 10 000 euro.

Llogari rrjedhëse me vlerat 60 euro dhe 1 399 lekë.

Kartë krediti me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 955 831 lekë.

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

Të ardhura nga paga si pedagoge në një universitet privat në shumën 23 400 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 535 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 9 840 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 360 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4 716 euro, ndërsa pa shlyer shuma 16 864  euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 189 990 lekë.

Kontratë sipërmarrje në vitin 2010  për ndërtim shtëpie. Shuma e pashlyer është 3 500 000 lekë.

Tatim mbi truallin e tokës në vlerën 20 000 lekë.

Tatim mbi qiranë e shtëpisë, në vlerën 36 000 lekë.

Qira zyre e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Viti 2013

Blerje automjeti tip Suzuki, me vlerë 160 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumat 2659 31 euro dhe 37 432 17 lekë.

Gjendje cash, 6 000 euro

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 011 637  lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge në një universitet privat në shumën 153 900 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1 407 066 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 9 847 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 348 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 5 447 85 euro, ndërsa pa shlyer shuma 13 306 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 191 278 2 lekë.

Kontratë sipërmarrje në vitin 2010  për ndërtim shtëpie. Shuma e pashlyer është 4 410 369 lekë.

Tatim mbi qiranë e shtëpisë, në vlerën 34 000 lekë.

Qira zyre e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Viti 2014

Blerje autoveturë tip Sangyok me vlerë 500 000 lekë.

Shitje autoveture Audi 6 me vlerë 5 000 euro.

Blerë tokë, 120 m2, në Fushë Bizë me vlerë 88 000 lekë.

Gjendje llogarie bankare në shumat 1 900 lekë, 3 051 9 euro dhe 22 097 lekë.

Gjendje llogarie bankare e bashkëshorti në shumën 1 318 92 lekë.

Gjendje cash në shumat 6 000 euro dhe 500 000 lekë.

Dhënë hua pa interes nga bashkëshorti Ardian Halili, shuma 300 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 180 987  lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge në një universitet privat në shumën 147 600 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1 790 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 9 840 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 360 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4697 41 euro, ndërsa pa shlyer shuma 9 365 26 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 209 217 59 lekë.

Sigurime dhe tatime të bashkëshortit si avokat në shumën 414 445 lekë.

Qira zyre e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Tatim mbi qiranë e shtëpisë, në vlerën 12 000 lekë.

Tatim trualli, lokali në shumën 20 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogaritë bankare në shumat 3 703 25 euro, 726 72 lekë dhe 14 753 22 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortit në shumën 921 036 55 lekë.

Gjendje cash, në shumat 6 400 euro dhe 150 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 178 168 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1142 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 8 240 euro.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4 187 38 euro, ndërsa pa shlyer shuma 5 177 88 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 59 234 19 lekë.

Qira e zyrës së bashkëshortit në shumën 102 000 lekë.

Tatim në burim për qiranë zyrës, në shumën 18 000 lekë.

Tatim trualli, lokali në shumën 20 000 lekë.

Viti 2016

Tokë,me sip 500 m2, 442 m2, dhe 573 m2, në Shetaj, me vlerë 504 500 lekë.

Tokë me sip 1 073 më, në Shetaj, me vlerë 362 000 lekë.

Tokë me sip 193 m2 me vlerë 65 000 lekë.

Tokë me sip 1 073 më, në Shetaj, me vlerë 250 000 lekë.

Tokë Shetaj me sip 242 m2, me vlerë 81 554 lekë.

Shtesë anësore me 22 m2 ballkon, në shtëpinë e banimit të Bizë, me vlerë 7 100 lekë.

Gjendje llogarie në shumën 9522 12 lekë.

Gjendje llogarie bankare në shumat  99 112 93 lekë dhe 714.6 euro.

Gjendje llogarie e bashkëshortit në shumën 434 841 lekë.

Gjendje cash në shumën 1 280 000 lekë.

Kthim i huasë nga një shtetas, bashkëshortit të deklarueses në shumën 300 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 358 141 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1 310 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë me vlerë 175 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 4583 65 euro, ndërsa pa shlyer shuma 758 81 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 145 373 99 lekë.

Pagesë, qira shtëpie, në shumën 180 000 lekë.

Tatim trualli, lokali në pronësi të bashkëshortit në shumën 31 971 60 lekë.

Pagesa e detyrimeve të aktivitetit të bashkëshortit si avokat në shumën 252 453.

Deklaratë noteriale me shtetasin A. Ballaxhia me objekt kalim pronësie të pasurisë së paluajtshme ne fshatin Shetaj me sip 422 m2, pasi të kryejë të gjithë punimet, për sistemimin dhe vendosjen e murit mbrojtës në tokën e përshkruar.

Viti 2017

Shitje e sip së tokës prek 410 m2,me vlerë 300 000 lekë.

Deklaratë noteriale me shtetasin A. Ballaxhia me objekt kalim pronësie të pasurisë së paluajtshme ne fshatin Shetaj me sip 422 m2, pasi të kryejë të gjithë punimet, për sistemimin dhe vendosjen e murit mbrojtës në tokën e përshkruar.

Shitje e automjetit tip Sangyong me vlerë 5 000 euro.

Gjendje llogarie bankare në shumat 754 3 euro dhe 75 383 83 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 5 971 lekë.

Kartë krediti me vlerë 100 000 lekë.

Gjendje cash,100 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 244 498 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat në shumën 1 680 418 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në Tiranë, në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, në Tiranë me vlerë 420 000 lekë.

Kontratë kredie. Shlyer vlera 758 82 euro.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 151 254 50 lekë.

Pagesë, qira shtëpie, në shumën 180 000 lekë.

Pagesë, qira, zyre me vlerë 120 000 lekë.

Viti 2018

Gjendje llogarie në shumat 551 96 euro dhe 124 00 28 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortit në shumën 1 420 94 lekë.

Gjendje cash, 300 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si prokurore në Durrës me vlerë 1 257 868  lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat dhe nga biznesi (restorant) në shumën 881 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si kryeinspektor, në inspektoriatin ndërtimor urbanistik, pranë Bashkisë, Durrës, në shumën 457 623 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në Tiranë, në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, në Tiranë me vlerë 420 000 lekë.

Kontratë kredie me vlerë 1 600 000 lekë. Shuma e shlyer është 76 242 79 lekë.

Kontratë kredie,për blerje pajisje elektronike në MPB. Shuma e shlyer është 24 881 86 principal dhe interes 2 469 18 lekë, ndërsa pa shlyer është shuma 13 108 14 lekë.

Kartë debiti, shlyer shuma 108 621 88 lekë, ndërsa pa u shlyer shuma 10 121 16 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimin në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Por, në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt.

LEXO EDHE:  Borxh për shtëpi luksoze/ Gjyqtari Desart Avdulaj manipulon me pasurinë?

LEXO EDHE:  Nga "Mjaft"-i, u katapultua në PS/ Shtohet luksi i Ministres së Mbrojtjes, pas martesës

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në garë janë tre kandidatë, ku i pari në listën e sjellë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është renditur prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, e dyta është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ndërsa e treta është prokurorja Fatjona Memçaj.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se grupi parlamentar i PS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare kanë vendosur që sot në Kuvend të votojnë kandidatin Olsian Çela, për të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por, kush është Olsian Çela?!

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelaa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçin, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën duke e cilësuar si të paligjshme.

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

LEXO EDHE:  Nga shtëpia publike tek Vettingu/ Ramën se mbajnë më nervat

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela. Por, pas transferimit ai ka bërë padi në Gjykatën Administrative ndaj Arta Markut, të cilën e ka fituar.

Olsian Çela ka qëndruar tre muaj në Berat dhe KLP pas vendimit të gjykatës e riktheu tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, të cilën mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm. Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania. Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga./ CNA.al

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Tentoi ta “eliminonte në internim”/ Olsian Çela i zë vendin Arta Markut?

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kandidate për SPAK/ KPK merr vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.

Musabelliu është kandidate për anëtare në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Më herët Musabelliu ka qenë drejtuese e njësisë së Anti-Korrupsionit tek Krimet e Rënda. Mirëpo në muajin Mars 2017, ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, e shkarkoi duke e lënë vetëm prokurore të thjeshtë në njësinë kundër trafiqeve.

LEXO EDHE:  Rivlerësimi i Regleta Panajotit/ KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e prokurores Musabelliu, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

LEXO TE PLOTE