Connect with Us

A duhet “mini-Shengen Ballkanik”, kur ekziston Procesi i Berlinit apo CEFTA?

Politikë

A duhet “mini-Shengen Ballkanik”, kur ekziston Procesi i Berlinit apo CEFTA?

Publikuar

-

“Mini Shengeni Ballkanik” do duhet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e shërbimeve në Ballkan. Por lënia jashtë e Kosovës e mospjesëmarrja e Bosnje-Hercegovinë e Malit të Zi ka hapur polemika të forta.

Më 21 dhjetor të këtij viti, në Durrës pritet të mbahet takimi i tretë i të ashtuquajturit “mini Shengeni Ballkanik”, ku marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Tre liderët ballkanikë, kryeministri shqiptar Edi Rama e ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u mblodhën më herët në Novi Sad dhe Ohër për të diskutuar për një marrëveshje, që sipas tyre do të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në Ballkanin Perëndimor. Por lënia jashtë e Kosovës dhe përfitimet reale të Shqipërisë nga ky bashkëpunim, ku nuk bën gjithashtu pjesë Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë hapur polemika të forta në Shqipëri mes analistëve dhe ekspertëve të ekonomisë.

Termi “mini Shengen” është një eufemizëm i zgjedhur nga 3 shtetet pjesëmarrëse për një etiketë më joshëse për projektin e krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike” Ballkaniko-Perëndimore, thotë ish-diplomati, Shaban Murati. Normalisht liderët e tre shteteve nuk mblidhen çdo muaj në samit për të diskutuar kalimin kufitar midis tyre, sepse këtë u takon ta bëjnë nëpunësit e konsullores. Kjo ishte një nismë e presidentit serb, Vuçiç. Sapo u zgjodh president, në një intervistë me portalin amerikan “Politico” në 6 prill 2017 ai ka deklaruar se projekti i tij ‘është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”, sqaron Shaban Murati për Deutsche Welle.

Videostill albanisches Programm Shaban Murati (DW)
                         Shaban Murati

Iniciativë e pakonsultuar

Arben Çejku, drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, nuk e sheh këtë si diçka të re. “Nuk është hera e parë që jepen ide e propozime të tilla, sa herë ka ngrica të proceseve integruese të rajonit tonë. Disa kohë më parë u promovua koncepti i një “Beneluksi ballkanik” apo “modeli i Vishegradit”. Kjo iniciativë duket e pakonsultuar ose minimalisht – e pakoordinuar me fqinjin tonë kryesor, me Kosovën, e cila bashkë me Bosnjën e Malin e Zi, e kanë bërë të dështojë që në fillim këtë iniciativë. Qeveria franceze, thuhet se ka dijeni për një paketë të plotë të kësaj iniciative, e cila në thelbin e vet zhvendos rajonin nga aksi i integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian dhe e dyta, fut në labirinte të errëta pavarësinë e Kosovës”.

Për ish-diplomatin, Shaban Murati nisma mund të ketë efekte të tjera gjeopolitike.  “Realisht projekti serb është krijimi i një miniblloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian. Presidenti serb e shprehu hapur këtë pas refuzimit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, kur tha se ‘refuzimi i BE-së tregon se sa të drejtë kemi ne që jemi lidhur me Rusinë dhe me Kinën’. Orientimin miniblloqeve ua jep shteti nismëtar ose shteti më i fuqishëm, që në rastin konkret është Serbia. Rusisë i interesojnë vatra të vogla ballkanike të shkëputura nga BE dhe prandaj Moska e përkrah projektin serb të zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore”, argumenton Murati.

Nord-Mazedonien: Westbalkan Gipfel (Government of North Macedonia)

Për ekspertin për çështjet politike, Arben Çejku “për të patur një bashkëpunim rajonal të shkëlqyer dhe në frymën e integrimit në BE është i mjaftueshëm “Procesi i Berlinit”, i cili përfshin jo vetëm modelin “Schengen” dhe “Vishegrad” të bashkëpunimit, por merr në konsideratë specifikat e vendeve tona.” Prandaj qëndrimi i Çejkut është i qartë. “Ne, si shqiptarë, pavarësisht se ku jemi, e kemi të qartë agjendën tonë dhe si të tillë nuk ka nevojë të biem pre e propozimeve të vjetra, të cilat nuk kanë dobi dhe perspektivë për ne.”

LEXO EDHE:  Halim Kosova takohet më të rinjtë e njësisë numër 5, Basha: Rinia është zemra e PD

Përfitime reale ekonomike apo thjesht politikë?

Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht. Por eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko nuk sheh ndonjë përfitim të dukshëm për qytetarët shqiptarë. Ai është kritik ndaj nismave alternative, sepse ekziston një model që duhet ndjekur, CEFTA.

“Liritë themelore brenda rajonit tonë trajtohen më së miri nga Marrëveshja CEFTA, në të cilën të tre vendet nismëtare të mini Shengenit bëjnë pjesë. Mendoj se rruga e duhur për arritjen e lirive nis së pari nga ndërtimi i tyre brenda vetë vendeve, e më pas brenda rajonit përmes zbatimit të CEFTA-s, për të cilën të gjitha vendet kanë rënë dakord. CEFTA është provuar si model i suksesshëm për integrimin rajonal dhe përgatitjen e vendeve për integrimin e vendeve në BE. Të gjitha vendet e ish-Europës Lindore e deri Bullgaria, Rumania e Kroacia kanë qenë pjesë e marrëveshjes deri në pranimin e tyre në Bashkimin Europian.”

Ilir Ciko druan, se përpjekjet për kanalizime alternative, selektive, në ndërtimin e lirive themelore në rajon, më shumë dëshmojnë pafuqinë e vendeve për të zbatuar një marrëveshje, e cila është promovuar nga ana e Bashkimit Europian si ndihmesë për përgatitjen e tyre për integrimin në BE.

Arben Cejku (privat)
                      Arben Çejku

Por a do ta ndryshonte kjo marrëveshje klimën e investimeve të huaja në rajon? Ilir Ciko ka një përgjigjje edhe për këtë argument. “Sërish jam tepër skeptik se kjo mund të ndodhë. Problemi i klimës së investimeve dhe tërheqja e investimeve të huaja në rajon nuk ndreqet duke shtuar edhe një marrëveshje të re, sado e mirë qoftë ajo. Investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri jo se mungon një marrëveshje bashkëpunimi me fqinjët –ajo ekziston, por ka mbetur në letër. Investitorët e huaj i shmangen Shqipërisë – dhe këtë e thonë anketimet e tyre dhe të organizatave ndërkombëtare – për shkak të korrupsionit të lartë, të problemeve me të drejtat e pronës, mosfunksionimit të gjyqësorit, ineficiencës së burokracisë, kostos së lartë të operimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj.  dhe nuk besoj se ndonjë prej këtyre problemeve zgjidhet me krijimin e një ‘mini Shengeni’ në Ballkan”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku i Ramës i inkriminuar/  Olsian Çela “përvesh” mëngët

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar formularin e vetdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Kërkesa mban firmën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe tashmë pritet që Ismailajt të përballet me drejtësinë.

Reagimi i Prokurorisë ka ardhur pas denoncimit të PD –së, e cila, së fundmi ka publikuar dokumentin e Prokurorisë së Athinës,sipas të cilët, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma zgjedhore/ Zbardhen propozimet e 5 deputetëve të opozitës parlamentare

Publikuar

-

Nga

5 deputetë të opozitës parlamentare, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi kanë bërë publike propozimet për reformën zgjedhore.

Të njëjtat propozime ata  pritet  t’i dorëzojnë në komisionin e posaçëm parlamentar.

“Duke vleresuar se në legjislacionin zgjedhor duhet të pasqyrohen dhe të respektohen kushtet konkrete në të cilat zhvillohet shoqëria e jonë, përvojat e krijuara nga ne, në përpjekjet për ndertimin e shtetit të të drejtës dhe shtetin ligjor, kultura aktuale  demokratike, traditat dhe sjellja e shoqerisë tone ndaj demokracise perfaqesuese, niveli i zhvillimit ekonomik e social i vendit dhe trendi i tyre.

Duke vlerësuar se kur qëndrimet, vendimet dhe veprimet e institucioneve dhe partive politike kushtëzohen vetëm nga objektivat politik të lidhura me luften për pushtet, efektet e tyre mbartin me vehte rrezikun për devijimin e shoqerise nga shinat e demokracisë funksionale.

Duke vlerësuar se reforma legjislative zgjedhore për garantimin e demokracisë funksionale, krahas dhe bashkë me reformen në pushtetin gjyqesor, si dhe angazhimi mbarëshoqëror dhe institucional për zbatimin e tyre, janë të domosdoshme për të realizuar objektivën tonë për çeljen e negociatave për antarësim ne BE”, thuhet ndër të tjera në propozimin e tyre.

Sipas tyre, zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të Sistemit propocional rajonale, të korrektuar me listë kombëtar dhe lista të hapura, Kuvendi të përbëhet nga 140 deputetë.

Propozimet
Për efekt të3 zbatimit te ketij sistemi zgjedhjet te zhvillohen, me cikel të mbyllur, ne 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve.
Në 12 njësitë zgjedhore do te zgjidhen gjithsejt 100 deputete. Numri i mandateve qe pԯr çdo njesi zgjedhore te llogaritet duke perdorur si kriter numrin e shtetsasve te rregjistruar ne listën e zgjedhesve ne njesine zgjedhore perkatese.
Lista korrektuese kombetare do te kete 40 mandate. Nga lista korrektuese kombetare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

40 mandatet e listës korrektuese kombetare ndahen:
10 mandate ndahen midis dy partive te para, qe kane fituar me shume vota ne rang vendi,30 mandate ndahen midis partive te tjera qe kalojne pragun 2.5%
Ndarja e mandateve bëhet në perputhje me përqindjen e votave të fituara nga subjektet zgjedhore përkatëse.

LEXO EDHE:  Çështja e parave/ Udhëheqësit e Natos në samitin e Londrës

LEXO EDHE:  Çështja e parave/ Udhëheqësit e Natos në samitin e Londrës

Mbetjet pas presjes dhjetore kalon në favor të partisë me numër më të madh të votave të fituara.
Votimi do të bëhet me dy fletë votimi.
Fleta e votimit per njesine zgjedhore (qarkun)
Fleta e votimit per listën korrektuese kombetare
Votimi do behet me lista te hapura.
Çdo zgjedhes do te kete te drejten te shpreh preferencen e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës se subjektit zgjedhore per te cilin voton.
Në listën e votimit per njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare, subjekti mund të vendos edhe kandidate të njëjtë

Zbatim i propozimit
Për ndryshimin e sistemit aktual per te kaluar në Sistemin propocional rajonal, të korrektuar me listë kombëtare dhe me lista të hapura
janë të mundshme dy rrugë:

  1. Pa ndërhyrje në Kushtetutë
    Per kete është e nevojshme te pranohet që njesia zgjedhore e trembedhjete, ku do te votohet per listën korrektuese kombetare, është i gjithe territori i vendit, si njesia administrative “Zero”.

Zbatimi i votimit me listë te hapur, qe ka si pasoje rirenditjen e kandidateve ne listën e subjektit, veprim qe mund te konsiderohet se bie ndesh me dispoziten 68 , pika 1.te Kushtetutes, mund te mbështetet ne argumentin e preçedentit te krijuar per rastin e shperndarjes se mandateve prej KQZ-se, kur krijohen vakanca, me objektiv respektimin e balances gjinore.

  1. Me ndërhyrje në Kushtetutë
    Neni 64 ndryshon
    1.  Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem propocional, me listë korrektuese kombëtare.
    2. 100 deputet zgjidhen ne zona zgjedhore shumemërore. Zonat zgjedhore shumemërore perputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial
    3.  40 deputetë zgjidhen nga Lista korrektuese kombëtare
  2. Zgjedhesi shpreh preferencën e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës shumemerore te subjektit perkates ne njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare
  3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional me listë korrektuese kombetare, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksioni opozitar/ Kryemadhi “kokë më kokë” me Bashën

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar sot me kreun e PD –së Lulzim Basha.

Takimi është mbajtur në selinë e PD-së dhe sipas report TV, temë e bisedimit ka qenë reforma zgjedhore dhe aksioni opozitar.

Ndërkaq opozita joparlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE