Connect with Us

A do të ketë një tjetër ”Pranverë Arabe”?

Blog

A do të ketë një tjetër ”Pranverë Arabe”?

Publikuar

-

Nga Paul R.Pilar “National Interest”

* Trazirat e kohëve të fundit në vendet arabe, nuk janë bërë akoma aq të mëdha, si ato që pasuan vetëdjegien e një shitësi frutash në Tunizi në shenjë protestë 9 vjet më pare. Megjithatë, analistët po flasin tashmë për një tjetër “Pranverë Arabe”.

Protesta të mëdha, kanë përfshirë rrugët e Irakut dhe Libanit, bashkë me disa protesta më pak të dukshme në Algjeri, Sudan, dhe gjetkë. Dy aspekte të protestave bien në sy, dhe janë të rëndësishme për politikat perëndimore ndaj rajonit.

E para është fakti që burimet e pakënaqësisë janë kryesisht të vjetra, të njohura, dhe të kujtojnë Pranverën e parë Arabe. Ato përfshijnë dëshirën themelore njerëzore, për të pasur një jetë më të mirë. Thënë thjesht:shënjestër e pakënaqësisë, është pamundësia e sistemeve ekzistuese politike, për të ofruar shërbime dhe mundësi ekonomike në një mënyrë të drejtë, të pakorruptuar dhe efektive.

Ky burim pakënaqësie, ndahet nga shumë njerëz në komunitete të ndryshme, dhe me prirje të ndryshme politike. Trazirat nuk përcaktohen sipas ideologjive specifike, apo edhe identiteteve fetare dhe etnike. Gazetarja arabe Mina Al-Oraibi, ka vërejtur se disa nga trazirat në Irak “theksojnë faktin sesi provincat me shumicë shiite, nuk kanë përfituar nga partitë politike, që e kanë përdorur ‘identitetin shiit’ për të fituar dhe mbajtur pushtetin”.

Të kuptuarit e rrënjës të trazirave, do të thotë ta gjurmosh atë jo tek manifestet e ndonjë partie politike, por tek mangësitë sociale dhe ekonomike të analizuara në një seri studimesh të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara. I pari u botua në vitin 2002, nën emrin “Raporti mbi Zhvillimin Njerëzor në Botën Arabe”.

Tipari tjetër kryesor i Pranverës së re Arabe, është se ajo ndryshon nga perceptimet e zakonshme që ka SHBA-ja mbi problemet në Lindjen e Mesme. Një temë dominante në ato perceptime, të promovuara nga neokonservatorët, kontrolli i të cilëve mbi politikën e jashtme arriti kulmin në administratën e Xhorxh Bush dhe me Luftën në Irak, ka qenë demokracia, dhe koncepti se banorët e Lindjes së Mesme, donin të çliroheshin nga liderët autoritarë.

Shumë irakianë ishin me siguri të lumtur, që u çliruan nga një sundim i tillë. Por brenda pak kohësh, çdo mirënjohje për ndihmën e dhënë për rrëzimin e rregjimit të Sadam Huseinit, u tejkalua nga pakënaqësia ndaj pushtimit të huaj, një ndjenjë që ka ndikuar që atëherë politikat në Irak.

Amerikanët u përballën gjithnjë e më pak me lule dhe ëmbëlsira, dhe më shumë me kryengritje. Në një periudhë më afatgjatë, pamundësia e qeverisë irakiane për të ofruar shërbime dhe shanse punësimi pa korrupsion, ka dominuar ndjenjat e popullit, dhe është nxitësi kryesor i trazirave aktuale.

Ka disa paralele me Rusinë post-Sovjetike, ku çdo lumturi e hershme për rrëzimin e sistemit sovjetik, u zbeh nga pakënaqësia e madhe për korrupsionin dhe shërbimet publike të papërshtatshme, duke bërë që disa të vajtonin ende shembjen e sistemit komunist.

Kohët e fundit, prirja mbizotëruese e SHBA-së, ka qenë parja e vendeve të Lindjes së Mesme si një tabelë shahu, në të cilën Uashingtoni konkurron për ndikim me fuqitë rivale nga jashtë rajonit, veçanërisht me Rusinë, apo brenda saj me Iranin. Ky i fundit, së bashku me idenë e një “gjysmëhëne shiite”, shërben si një justifikim nga administrata aktuale për çdo problem në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

Por vetë banorët e këtij rajoni, nuk e shohin më veten si tabelë shahu, dhe këtë e tregojnë trazirat aktuale. Kaosi në Liban, është më pak një përplasje mes një komuniteti besimtarësh ndaj një grupi tjetër, të identifikuar si sektar, dhe më shumë një refuzim i gjerë i të gjithë sistemit politik në vend.

Ky sistem, ka qenë mbështetur mbi një patronazh me rrënjë fetare, i cili ka zbatuar politika të ashpra, të papërgjegjshme dhe joefikase, në raport me plotësimin e shumë nevojave që kanë pasur libanezët dhe Libani në tërësi. Një gjë e ngjashme, po ndodh edhe në Irak.

Parullat e protestuesve, kanë përfshirë parullat anti-Iran, por kjo nuk pasqyron ndonjë dëshirë për një luftë të re Irak-Iran. Përkundrazi, ato reflektojnë faktin se si Irani është entiteti i huaj, i lidhur më dukshëm me një statuskuo,  cila po përbuzet nga shumica.

Sikurse është shprehur Alisa Rubin në “The Neë York Times”:Është një luftë, midis atyre që kanë përfituar shumë, qëkur pushtimi amerikan rrëzoi Sadam Huseinin, dhe atyre që mezi mbajnë frymën gjallë, dhe që po shohin me zemërim sesi partitë, disa me lidhje me Iranin, u japin shpërblime mbështetësve të tyre”.

Kjo sjell disa sugjerime për Shtetet e Bashkuara. Së pari, nëse qëllimi është t’i bëjmë më paqësore dhe të qëndrueshme vendet e Lindjes së Mesme, atëherë i duhet kushtuar më shumë vëmendje nevojave të zhvillimit human atje. Harrojeni tabelën e shahut.

Së dyti, nëse doni të keni më shumë prani në këto vende sesa rivalë si Rusia po Irani, atëherë duhet të keni kujdes për atë që dëshironi. Ndjenja kundër pushtimit do të jetë e fortë, madje deri në atë pikë sa ta tejkalojë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj paaftësisë së autoriteteve lokale, për të përmbushur nevojat njerëzore më elementare.

Kjo është arsyeja pse Pranvera e re Arabe, nuk është përhapur në Palestinë, pavarësisht mungesës së efektivitetit të Autoritetit Palestinez. Palestinezët e kuptojnë se më shtypës në jetën e tyre është pushtimi izraelit. Dhe shumica e palestinezëve, e ruajnë pjesën më të madhe të zemëratës të tyre ndaj këtij objektivi.

Përtej pakënaqësisë ndaj çdo gjëje që perceptohet si një pushtim i huaj, një strukturë joefektive e pushtetit ekonomik dhe politik dhe që përçmohet, shkakton pakënaqësi më të mëdha, sesa ajo ndaj çdo fuqie të huaj, që për çfarëdolloj arsyeje lidhet me atë strukturë.

Pozicioni i Iranit në Irak, ilustron pikërisht këtë gjë, dhe jo vetëm për shkak të hapave të gabuara të vetë Teheranit. Megjithë alarmin e shprehur në retorikën amerikane për ndikimin iranian në vende Iraku, ky ndikim, përtej garatimit të objektivit themelor të Teheranit, që është parandalimi i një tjetër pushtimi irakian nga një diktator, siç bëri Sadam Huseini në vitet 1980, nuk e ka çuar Iranin përtej një slogani jo-miqësor, që brohoritet nga irakianët e pakënaqur./ Përshtarur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si të parandaloni rënien e flokëve?/ 10 recetat që jep shkenca

Publikuar

-

Nga

Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies së flokëve, para se të mbushin 35-vjeç. Ekspertët thonë se ekzistojnë mbi 50 forma të rënies së flokëve, ku 10 prej tyre janë mëse të zakonshme, por jo të njohura për shumicën e pacientëve. Por lajmi i mirë është se pavarësisht shkaqeve thelbësore, ka disa hapa që mund të ndërmerren për t’i mbajtur flokët të shëndetshme.

1. Mbani një dietë ushqimore të shëndetshme

Ashtu si me çdo gjë tjetër që lidhet me plakjen, pasja e një diete të shëndetshme ushqimore, mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit në formë. Dhe një trup i shëndetshëm, mund të rrisë flokë të shëndetshme. Pra duke u siguruar që dieta juaj të jetë plot me të gjitha vitaminat dhe lëndët e duhura ushqyese, ju mund të parandaloni rënien e flokëve.

2. Pini shumë ujë

Rritja e flokëve është shumë e lidhur me nivelet e hidratimit të trupit tuaj. Floku përbëhet nga 25 për qind ujë, thotë Greçen Friling, dermatopatologe. “Ruajtja e hidratimit të trupit, inkurajon rritjen e shëndetshme të flokëve. Që kjo të ndodhë, Friling rekomandon pirjen e 8 gotave ujë në ditë.

3. Kufizoni konsumimin e alkoolit

“Pirja me tepri e alkoolit, zvogëlon rritjen e flokëve”-paralajmëron Friling. Në një studim të vitit 2013 mbi binjakët meshkuj, studiuesit zbuluan se konsumimi i më shumë se 4 gotave me pije alkoolike në javë, shoqërohej me rënien e flokëve.

4. Mos i lyeni flokët me bojë

Kini shumë kujdes me lyerjen e flokëve. “Produkte që zbardhin ngjyrën e flokëve, i heqin shtresën mbrojtëse fibrave të flokëve. Kjo e bën boshtin e tyre më të hollë dhe më të dobët, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj dëmtimit”- shpjegon dermatologia Melisa Piliang.

5. Mos i krihni flokët e lagura

Mundohuni të mos i krihni flokët, sapo dilni nga dushi. “Flokët e lagura, janë në gjendjen e tyre më të dobët, ndaj rritet shansi për rënien e tyre”- shprehet Friling.

6. Shmangni stilimin e flokëve në një mënyrë, që i tendos shumë ato

Shani Francis, ekperte në “Ashira Industries” në SHBA, vëren se është shumë e rëndësishme që sidomos femrat të minimizojnë praktikat traumatike, kur flokët kapen shpesh pas kokës, apo edhe zgjatimet e tyre artificiale, që mund të shkaktojnë dëme.

LEXO EDHE:  Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë 

LEXO EDHE:  1889, Britanikët planifikuan të ndërtojnë në Londër kullën e tyre Eifel/ Ja përse dështuan

7. Mos përdorni çdo ditë të njëjtin stilim flokësh

Në vijim të këshillës së mësipërme, ekspertët këshillojnë shmangien e përdorimit të përditshëm të një stilimi ku flokët tërhiqen fort. Kjo praktikë, do t’i jepte flokëve mundësinë që të përtëriheshin.

8. Mos e gradoni në maksimum tharësen e flokëve

Friling thotë se duhet t’i lejoni flokët të thahen vetë, sidomos gjatë verës. Ndërsa kur jeni të detyruar t’i thani, sidomos në dimër mos e gradoni tharësen tuaj në temperaturën më të lartë të mundshme. Studiuesit koreanë, zbuluan në vitin 2011, se sipërfaqja e fijeve të flokut ka tendencë të dëmtohen kur temperatura e tharëses është e lartë.

9. Kufizoni përdorimin e mjeteve të tjera të stilimit të flokëve

Ashtu si tharësja e flokëve, edhe mjetet e stilimit të tyre, duhet të gradohen në minimumin e temperatures, për të shmangur rënien e mundshme të flokëve. Dhe kur përdorni pjastër për drejtimin e flokëve, duhet të përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, për të kufizuar sado pak dëmet që shkaktohen.

10. Menaxhoni nivelin e stresit

Sipas Freling, ekzistojnë disa lloje të rënies së flokëve, që lidhen direkt me nivele të larta të stresit, duke përfshirë telogen effluvium, alopecia areata dhe trichotillomania. Edhe pse mënyrat përmes të cilave stresi ndikon në flokët tuaj, ndryshojnë sipas rrethanave, ato trajtohen që të gjitha me të njëjtën mënyrë:duke mos u stresuar./Bestlifeonline.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Liqeni i Ohrit/ Një oaz paqeje në Ballkanin e shkatërruar nga lufta

Publikuar

-

Nga

Nga Hugh Thomson “Spectator”

* Libri i mëhershëm mbi udhëtimet e Kapka Kasabovës “Kufiri”, u vlerësua me të drejtë me disa çmime. Autorja udhëtoi në skajet e Evropës, nëpër Greqi, Bullgari dhe Turqi, dhe u prek nga ”aty ku fillon diçka si Evropa dhe përfundon diçka tjetër, që nuk është aspak Azi”.

Libri më i ri është një vazhdim i të parit. Tani ajo udhëton në një kufi tjetër, atë midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, ku liqeni i madh dhe i bukur i Ohrit, mbetet një nga pikat përbashkuese të harmonisë fetare që ekziston në Ballkan, pavarësisht presionit të konsiderueshëm nacionalist. Aty ka lindur nëna e saj, ndaj udhëtimi i saj është pjesërisht një rizbulim i rrënjëve të saj familjare.

Kasabova ndjehet sikur vjen nga një model familjar i burrave të munguar dhe i grave që kanë lënë pas – “ne jemi epigjenetikisht të dënuar të endemi”. Ajo vetë ka ndërmarrë një rrugëtim shumë të pazakontë, duke emigruar me prindërit e saj nga Bullgaria në Zelandën e Re, por më pas duke e lënë atë vend në moshë madhore për të jetuar në malësitë e Skocisë.

Ajo është e magjepsur dhe ndonjëherë e shqetësuar, nga mënyra sesi modelet e familjes përsërisin vetveten, dhe se si ne mund të jemi të destinuar të jetojmë sipas modeleve të vetëpërmbajtjes dhe të vetë-mohimit.

Kur ajo rikthehet në liqen, është përballur me refrenin e vazhdueshëm dhe emocionalisht të ngarkuar “E kuja je?” – ose nga cila familje vjen? – dhe ajo është e vëmendshme në njohjen e ndjesisë së klaustrofobisë që prodhon një rikthim në shtëpi, por edhe për njohjen e kënaqësisë së tij.

Ajo citon tregimin e mrekullueshëm të Jorge Luis Borgesit “Jugu”, ku një burrë nga Buenos Airesi, që fantazonte gjithmonë mbi joshjen romantike që ndjell jugu i vendit, përballet më pas realitetet e tij kaotike, dhe në fund gjen vdekjen në një duel me thika.

Ndërkohë Kasabova është shumë e ndërgjegjshme për dëshirën e saj romantike për liqenin e Ohrit – “ai duket sikur rrjedh në venat e mia, gjakut i ëmbël del nga zemra ime” – por që është një vend i mbushur me shtypje dhe një potencial të paplotësuar: pse kaq shumë mendimtarë dhe revolucionarë ballkanas, panë nga Perëndimi plot shpresë, para se të vdisnin që moshë të re.

Kjo është pjesërisht një elegji për shumë poetë, që shkruajtën një kohë kur “botimi në një gjuhë ose identitet tjetër përveç asaj të përshkruar, shkaktonte internimin ose dënimin e tij me vdekje”. Dhe cilido që e merr si një shaka regjimin komunist shqiptar, duhet të lexojë intervistën që Kasabova ka realizuar me Thanas Spasen, që sot punon si varkëtar në liqen.

LEXO EDHE:  Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë 

LEXO EDHE:  Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë 

Familja e tij u nda, dhe ai vetë u mbyll në një seri kampesh, ku fëmijët detyroheshin të hanin krimba. Në një kamp të burgosurit organizuan një revoltë, dhe secilit iu dha një dënim i mëtejshëm prej 1.700 vjetësh. Kasabova e përsërit këtë në tekst, vetëm për të treguar se nuk është një gabim:një mijë e shtatëqind vjet secili.

Ajo tregon gjithashtu historinë e Shën Petkas, shenjtores mbrojtëse të njërit prej shumë manastireve të ngritura mbi shkëmbinjtë përreth liqenit. Një shenjt, që ashtu si Xhorxhi ynë në Angli, ishte importuar nga Lindja e Mesme, ku pati një jetë askete përballë ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën përreth saj.

Në një farë mënyre, ajo është emblematike e asaj që Kasabova përpiqet të transmetojë përmes këtij libri:jetën e qetë që na fshihet nga historia. Dhe siç na kujton ajo, Çërçilli është shprehur dikur se Ballkani prodhon shumë më tepër histori, sesa mund të konsumojë.

Por libri nuk është plotësisht i suksesshëm. Duket se ka humbur diçka nga emergjenca dhe energjia e paraardhësit të saj. Në të njëjtën mënyrë kujtimet të mund të humbasin ritmin, nëse fillojnë me përshkrimin e pemëve të gjata gjeneaologjike. Për këtë arsye, shkrimtarët e udhëtimeve nuk duhet të harxhojnë shumë kohë duke na thënë se pse po mendojnë të shkojnë në një udhëtim, para se ta fillojnë atë.

Ky libër rrezikon të bjerë në të dy kurthe. Ndërsa “Kufiri”, na zhyste në mënyrë të papritur në eksitimin që të falin malet e Thrakisë, libri i fundi duket sikur nuk ka të mbaruar. Ne nuk takojmë më ndonjë nga moria e madhe e personazheve, të gjallë apo të vdekur qofshin. Dhe ndonëse cilësohet një udhëtim personal, Kasabova është shumë e rezervuar për të zbuluar shumë për veten e saj.

Por ajo është një shkrimtare mjaftueshëm e mirë, për të mos na lejuar të na humbin shumë kënaqësi individuale gjatë rrugës. Dhe nuk ka frikë të spekulojë mbi psikologjinë e vendit. Ajo na kujton se uji është një simbol i pavetëdijës. Prandaj është e natyrshme që liqeni i Ohrit të jetë për të plot me ëndrra. Dhe çdo shkrimtar që përdor fjalën e mrekullueshme “lacustrine” – “e liqenit” – meriton të vlerësohet./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush janë 10 shkencëtarët më të “çmendur” në histori

Publikuar

-

Nga

Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë letërsinë dhe kinematografinë. Nga ana tjetër, në historinë e shkencës, shumë shkencëtarë kanë kryer eksperimente të çuditshme, të rrezikshme, dhe realisht të çmendura në emër të kërkimit shkencor. Ja cilët janë 10 rastet më ekstreme.

1. Stabins Firth

Ai ishte i bindur që sëmundja e etheve të verdha nuk ishte ngjitëse. Për ta vërtetuar këtë gjë, mjeku amerikan nisi të eksperimentonte mbi veten në vitin 1793, duke prerë veten me thikë
në disa vende, dhe derdhur aty lëngje të trupave të infektuar me këtë sëmundje.
Çuditërisht, ai vetë nuk u sëmur në asnjë rast. Arsyeja u zbulua shumë vite më vonë:me kalimin e kohës virusi zhduket, edhe nëse mbeten simptomat tek të sëmurët. Në fakt, mostrat e lëngjeve trupore, që përdorte Firth në eksperimentet e tij, vinin nga pacientë me sëmundje në një gradë të avancuar, prandaj nuk ishin më ngjitëse.

2. Sergei Brjuçonenko

Ai zhvilloi një nga makinat e para të qarkullimit jashtë-trupor të gjakut. Gjatë provave të tij me këtë makineri, shkencëtari sovjetik (1890-1960), arriti të mbante për disa orë gjallë kokat e qenve të shkëputura nga trupat e tyre.

3. Ilia Ivanov

Biologu rus u përpoq të krijonte një hibrid midis specieve njerëzore dhe majmunit. Ishin vitet 1920, dhe diktatori sovjetik Josif Stalin donte “një individ të pathyeshëm, të pandjeshëm ndaj dhimbjes, dhe rezistent ndaj gjithçkaje”. Në fund dështoi.

4. Lendis Karnej

Në vitin 1924, shkencëtari amerikan fotografoi gjestet e fytyrës së vullnetarëve të tij në eksperimente. Ata nuhasnin erën e amoniakut, dhe mbanin njërën dorë në një kovë me bretkosa të gjalla. Synimi? Të ilustronte mënyrat e ndryshme të shprehjes së neverisë nga njerëzit.

LEXO EDHE:  Dilema e britanikëve/ Zgjedhje midis një “gënjeshtari të lindur”, dhe një “lideri totalitar”

LEXO EDHE:  Mediat sociale dhe vetëbesimi/ Si ndikon sjellja jonë online në imazhin që kemi për veten?

5. Klarens Leuba

Psikologu amerikan, pretendonte në vitet1930, se reagimi ndaj gudulisjes është i mësuar dhe jo i lindur. Për ta vërtetuar këtë, ai e detyroi gruan e tij dhe fëmijët të mos qeshin kur ai i guduliste, por askush nuk e dëgjoi…

6. Robert Kornish

Në vitet 1930, biologu amerikan ndërtoi një lisharëse të veçantë për të rikthyer në jetë kafshët e ngordhura, duke iu injektuar atyre adrenalinë dhe anti-koagulantë, për të mundësuar ri-qarkullimin e gjakut. Ai arriti të rigjallë disa qenër, pasi i kishte mbytur më parë ata.

7. Lorenc Leshan

Psikologu amerikanu mbyll në vitin 1942 në një dhomë me një grup djemsh që flinin, duke përsëritur një lloj formule për të kuruar onikofaginë (ngrënien e thonjve) e tyre. Në fundin e verës, 40 për qind e djemve nuk i hanin më thonjtë e tyre.

8. Jan Osvald

Për të treguar se ka nga ata njerëz që arrijnë të flenë në çdo situatë, shkencëtari britanik përdori në vitin 1960 çdo lloj mënyre për të shqetësuar 3 vullnetarë që po përpiqeshin të flinin. Pavarësisht shqetësimeve që të tre ranë në gjumë brenda 12 minutash.

9. Uorren Tomas

Në 1962 drejtori i një kopshti zoologjik në Oklahoma, i injktoi një elefanti një dozë droge LSD, duke e llogaritur në bazë të injeksioneve të mëhershme tek eksperimentet me macet. Elefanti u shemb përtokë brenda 5 minutash, dhe ngrodhi pas 1 ore e 40 minutash.

10. Martin Shein dhe Edgar Helj

Në vitin 1965, dy shkencëtarët hoqën pjesë të ndryshme nga figura e një pule deti, derisa i lanë vetëm kokën të ngulur në një shkop. Në këtë mënyrë ata e kuptuan se gjelat meshkuj, përpiqeshin të çiftoheshin edhe me shkopin./ Fucus.it-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE