Connect with Us

“Vendi i udhëhequr nga një grup i strukturuar kriminal”/ Basha tregon se si u shpartallua Rilindja

Politikë

“Vendi i udhëhequr nga një grup i strukturuar kriminal”/ Basha tregon se si u shpartallua Rilindja

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët mbrëmjen e sotme, teksa rithekson edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike kundër shit-blerjes së votës, është shprehur se përfshirja në zgjedhje e personave me rekorde kriminale kanë shpartalluar Rilindjen.

Sipas kreut të demokratëve, vendi është i udhëhequr nga një grup i strukturuar, që e ka tmerr reformën në drejtësi.

“Rama e vazhdon propagandën, por kësaj here nuk mund të bëjnë asgjë. Duhet të votojmë reformën zgjedhore. Duhet që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. PD është në papajtueshmëri totale me ata që kanë blerë dhe shitur votën gjatë zgjedhjeve. Ata duhet të hetohen dhe të dërgohen aty ku e kanë vendin, sipas ligjit, në burg. Nga ana tjetër, duke pasur shpartallimin total të Rilindjes, që shkoi në zgjedhje edhe vetëm me persona me rekorde kriminale, tashmë CDU gjermane kërkon zbatimin pa ekuivok të dekriminalizimit.

LEXO EDHE:  “Skandali i mbyllur në sirtarët e prokurorisë”/ Thirrja e fortë e ish-presidentit: Kjo është e turpshme

CDU shpreh nevojën urgjente të shkatërrimit të krimit dhe të mbjelljes së kanabizimit. CDU po ashtu kërkon shkatërrimin e të gjitha organizatave kriminale. Po ashtu, kërkohet depolitizimi i Administratës. Presidenti Meta ka të drejtë. Edi Rama, Ëngjëll Agaci, Ulsi Manja etj ndikojnë në institucione, sepse Reforma në Drejtësi janë ankthi dhe tmerri i këtij grupi të strukturuar. Sot të gjithë e dinë sesi Rama e politikanët pastrojnë paratë e aktivitetit të drogës”, deklaroi Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reagur pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike.

Patozi shkruan se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.

“Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë. Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.

Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Publikuar

-

Nga

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, teksa ka uruar aktorit Bes Kallaku për 35-vjetorin e tij, e ka përqendruar vëmendjen tek mos zbatimi i masave kundër Covid-19.

Ai kritikon ashpër presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilët dëfryen duke e e harruar Covidin dhe masat e qeverisë.

Braçe shkruan se politikanët që kanë marrë pjesë në festë maskën e mbajnë vetëm kur dalin në televizor, ndërsa shqetësimin për shqiptarët e infektuar, sipas tij, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin.

Reagimi i plotë

BES, TE BEHESH 135 VJEC;

PER VETE, PER PRINDERIT,

PER ZONJEN E VAJZEN!

Te kesh cdo te mire per vete e per ta!

Te kesh SHENDET o Bes, per vete e per ta!

Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;

Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!

Une them joooo!

Ti je nje figure publike e kudo ne bote,  te tille-jane apo jo te infektuar, e kane kaluar apo jo Covid, percjellin mesazh per te tjere njerez!

Kjo i ben modele edhe me te mire, te tille qe vlejne edhe sherbejne!

Nejse, te rrosh sa me shume!

LEXO EDHE:  Paketa ligjore për Drejtësinë/Votimi shtyhet në shtator, synohet konsensusi i gjerë

LEXO EDHE:  “Skandali i mbyllur në sirtarët e prokurorisë”/ Thirrja e fortë e ish-presidentit: Kjo është e turpshme

Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;

A E KUPTONI SE SA FALS JANE?

A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE?

A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN, E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?

A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?

Por mbi te gjitha;

A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!

E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime:

Po keta pse nuk gjobiten?!

Ca tu them?

Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje:

A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?

E ftillon gjoba nje te tille?

Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!

Pyetje e kam;

A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE;

#GJOBEPERPRESIDENTIN

vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”

Publikuar

-

Nga

Hetim për fshehjen e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s'ka ç'të thotë!”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në reagimin e tij Fuga shprehet se  Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj.

 “Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”, shkruan Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE