LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në ndeshjen e Kategorisë së Dytë/ Dhunohet barbarisht tifozi

24 Nëntor 2019, 18:58, Kronika CNA
Sherr në ndeshjen e Kategorisë së Dytë/ Dhunohet barbarisht

Një tifoz i Tomorrit është dhunuar  pas ndeshjes së kësaj skuadre me Patosin. Nga të dhënat paraprake, mësohet se Nderim Deliu është dhunuar barbarisht pas ndeshjes midis dy skuadrave të kategorisë së dytë, e cila përfundoj me rezultatin 2-1 për beratasit.

Pas ngjarjes, Deliu u dërgua menjëherë  për në spitalin e Fierit, ku vijon ende të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga