LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Program konference apo punë budallenjsh?!"/ Rama ironizon Cakajn: Nesër, recital i ministrit mëkëmbës

24 Nëntor 2019, 21:00, Politikë CNA
"Program konference apo punë budallenjsh?!"/ Rama ironizon

?Program konference apo pune budallenjsh?!??, kështu shprehet zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një reagim të tij përsa i përket konferencës mbarëkombëtare e cila pritet të mbahet ditën e nesërme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon programin e konferencës, Rama bën me dije se në këtë konferencë flet pothuajse vetëm ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Ndërsa për një moment ?thumbon? ministrin e jashtëm në detyrë, duke shkruar se ?më kanë thënë që është djal i zgjuar, i zoti, i talentuar, shumë punëtor, madje dhe gjeni?, Rama nuk ka kursyer as ironinë, kur thotë se ?kanë dalë disa budallenjë, që duan të na e paraqesin edhe atë si veten e tyre.?

Për të vijuar më tej me ironinë e tij, zëvendëskryetari i LSI-së informon se ?konferenca e nesërme pritet të jetë recital i ministrit mëkëmbës Gent Cakaj.?

Postimi i Luan Ramës:

Program konference apo

pune budallenjsh?!?

Për të thon? se është një djalë shumë i zgjuar. Shumë i zgjuar dhe shumë i zoti. Shumë i zoti dhe shumë i talentuar. Shumë i talentuar dhe shumë punëtor.

Madje, të njejtët thonë se është edhe shumë gjeni!

Ndaj, askush nuk ka se përse të mos besojë.

Vetë kryeministri e ka prezantuar si të tillë; pra si shumë të zgjuar, shumë të zotin, shumë të talentuar, shumë punëtor dhe shumë gjeni.

E për të gjitha këto, edhe e ka emëruar ministër mëkëmbës në këmbë të tij, zëvendësministrin ministër të padekretuar! Mirëpo, seç kanë dalë disa budallenjë, që me punë që mund ta bëjnë vetëm budallenjtë, duan të na e paraqesin edhe atë si veten e tyre.

Dhe kanë paralajmëruar një konferencë, që me gjasë do të mblidhet nesër, në programin e të cilës kanë parashikuar të flasë vetëm ai, herë si ShTZ ( pra shkëlqesia e tij zoti Gent Cakaj), e herë si zoti Gent Cakaj! Të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë nesër në konferencën mbarëkombëtare, që sipas programit të bërë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pritet të jetë recital i ministrit mëkëmbës Gent Cakaj.

Por ai nuk është budalla! Ndaj, me siguri që nuk do të flasë vetëm ai, siç komentojnë budallenjtë që e duan si veten. ?Budallai gjithnjë gjen një budalla më të madh se veten, që të habitet me të?, -ka thënë poeti dhe kritiku francez, Nikola Bualo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga