LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Një ditë pa politikën..."/ Rudina Hajdari momente relaksi me të bijën, dalin pamjet nga shtëpia luksoze

24 Nëntor 2019, 21:33, Politikë CNA
"Një ditë pa politikën..."/ Rudina Hajdari momente

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, mesa duket ka vendosur ta hedh pas krahëve këtë ditë të diele debatet politike, për të shijuar një moment relaksi dhe fokusuar më tepër tek familja.

Ndërsa pak kohë na ndajnë nga festat e fundvitit, shihet se edhe deputetja i ka bërë ?detyrat e shtëpisë? duke bërë gati pemën e Krishtlindjeve nën shoqërinë e një personi mjaft special, vajzës së saj Sihana.

Lajmin e bën me dije vetë Hajdari përmes publikimit të një fotoje në Instastory, ku shfaqet Sihana duke zbukuruar bredhin.

Mirëpo, së bashku me vogëlushen e entuziazmuar, një detaj tjetër interesant i kapur nga kamera është ambienti në shtëpinë e deputetes. Nga detajet, duke filluar tek kornizat në mure, e për të përfunduar tek mënyra e arredimit, vihet re banesa luksoze e deputetes./CNA.al

Lajmet e fundit nga