LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga njeriu me ombrellë tek mafia/ Teoritë kryesorë të komplotit mbi vrasjen e Xhon Kenedit

24 Nëntor 2019, 07:52, Kosova & Bota CNA
Nga njeriu me ombrellë tek mafia/ Teoritë kryesorë të

Presidenti amerikan Xhon Kenedi, ishte duke vizituar qytetin e Dallasit në Teksas, kur rreth orës 12:30 të mesditës së 22 nëntorit 1963 u qëllua për vdekje, teksa po udhëtonte me makinën e hapur presidenciale, së bashku me bashkëshorten Zhaklin, guvernatorin e Teksasit Xhon Konali, dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Neli.

Si autor i dyshuar i ngjarjes, u shpall 24-vjeçari Li Harvi Osvald. Një hetim 10- mujor nga Komisioni Uorren, arriti në përfundimin se Osvald kishte vepruar i vetëm, ndërsa në një akt që mbetet ende sot një mister, mafiozi Xhek Rubi e vrau Osvaldin, përpara se ky i fundit të mund

të dilte para gjyqit. Por në kundërshtim me konkluzionet e Komisionit Uorren, shumica e amerikanëve nuk besojnë se Osvald veproi i vetëm.Ja cilat janë 5 teoritë kryesore të konspiracionit:

Kodra e blertë

Në vitin 1976, Komiteti për Zbardhjen e Vrasjeve, që rihetoi vrasjen e Xhon Kenedit por edhe atë të aktivistit të famshëm me ngjyrë Martin Luter King, arriti në përfundimin se ?ndoshta? atë ditë është shtënë me një armë tjetër mbi presidentin nga një kodër e vogël aty pranë.

Në vitin 1982, provat u shtyrtuan nga një komitet tjetër. Komiteti i Akademisë Kombëtare të Shkencave për Akustikën Balistike, zbuloi se ?të dhënat e besueshme akustike, nuk mbështesin përfundimin se pasur një qitës të dytë? që shtiu atë ditë mbi Kenedin. Megjithatë teoria e dy armëve vazhdon të besohet ende.

Njeriu me ombrellë

Lui Stiven Ui, kishte një ombrellë të zezë atë ditë, në sheshin ku ndodhi vrasja. Ai u filmua duke e ngritur atë në ajër, pikërisht në kohën kur po kalonte makina e Kenedit. Disa kanë pohuar se ai po jepte sinjalin për atentatorin.Të tjerë mendojnë se ai mund të ketë qëlluar presidentin me një shigjetë të helmuar.Por e vërteta është shumë më pak emocionuese.Gjatë një interviste të vitit 1978, Uit tha ai dëshironte thjeshte të përqafonte presidentin.

U vra nga mafia

Kenedit nuk ishin të huaj për krimin e organizuar. Në fakt, disa besojnë se mafia e ndihmoi

Xhon Kenedin të vjedhë zgjedhjet presidencialet e vitit 1960, duke siguruar shumë vota në shtetin e rëndësishëm të Ilinoisit.Sidoqoftë, një tjetër teori konspirative e kundërvë dinastinë politike me mafian.

Kjo teori varet nga fakti se Kenedi, dështoi në rrëzimin e Fidel Kastros në Kubë, ku kazinotë e drejtuara nga mafia u mbyllën nga lideri komunist. Për më tepër vëllai i tij, Robert Kenedi, që mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm, nisi të godiste ashpër mafian, duke paditur Xhimi Hofan.

U vra nga disa segmente brenda qeverisë

Teoria më e frikshme në qarkullim, është se vrasja e Kenedit, ishte një komplot brenda administratës së tij. Biografi i tij Filip Shenon, thotë se këtë mendim pati që në fillim edhe vëllai i tij Robert Kenedi. ?Dyshimi i parë i Robert, ishte për një atentat të organizuar nga disa elementë brenda CIA-s.

Sidoqoftë, pas një takimi me drejtorin e CIA-s, Xhekon Mekon, Robert Kenedi ndryshoi mendje?- deklaroi Shenon për televizionin NBC. Por opinioni publik, e ka të vështirë të bindet për të kundërtën. Sigurisht, një organizatë që vepron në fshehtësi dhe që ka një motiv (drejtuesit e CIA-s ishin veçanërisht të zemëruar me Kenedin, për dështimin e operacionit në Gjirin e Derrave), do të jetë gjithnjë e dyshuar.

Por vetë CIA, ka ripërsëritur disa herë, se nuk ka lidhje me atë vrasje. Teori të tjera të një komploti të brendshëm, përfshirë një histori sipas së cilës Uilliam Grir, shoferi i makinës së presidentit, u kthye nga pas dhe e qëlloi Xhon Kenedin, një premisë që bazohet në një pamje të mjegullt të filmuar atë ditë.

Në vrasje, ishte përfshirë babai i senatorit republikan Ted Kruz

Kjo është një teori relativisht e re.Gjatë presidenciale të vitit 2016, kandidati i atëhershëm Donald Trump, la të nënkuptohet se babai i rivalit të tij republikan Ted Kruz, kishte qenë një bashkëpunëtor i njohur i Li Harvi Osvald. Edhe pasi e mundi Kruz në garën për nominimin, Trump vazhdoi ta përsërisë pretendimin e tij.

?Unë nuk bëra gjë tjetër, veçse rikujtova faktin se në kopertinën e gazetës ?National Enquirer?, ka një fotografi të Rafael Kruz dhe të çmendurit Li Harvi Osvald, duke ngrenë së bashku mëngjes?- tha Trump gjatë një fjalimi në Klivlend. Trump mund t?i jetë referuar kësaj gazete, pasi pronari i saj Dejvid Peker, është një nga miqtë e ngushtë të tij./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga