Connect with Us

Ish-ministri i LSI-së, kërkoi “kokën” e saj/ Gjyqtarja e pastrehë përfiton nga qiratë

Vetingu

Ish-ministri i LSI-së, kërkoi “kokën” e saj/ Gjyqtarja e pastrehë përfiton nga qiratë

Publikuar

-

Procesi i Vettingut është filtrimi më i mirë i sistemit të drejtësisë. Në këtë proces hidhet dritë mbi të kaluarën e njerëzve të sistemit të drejtësisë në të gjitha sferat.

CNA.al, bashkë me pasurinë, publikon edhe të kaluarën profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve, sido që të jetë pozitive apo negative.

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli, e cila është bërë objekt i zbardhjes së pasurisë nga  CNA.al, rezulton se në vitin 2014 është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Masa disiplinore me vërejtje është vendosur, pas kërkesës të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë Nasip Naço, i cili vinte nga radhët e LSI-së.

Gjyqtarja  Agolli e ndëshkuar me vërejtje, sa i përket pasurisë, rezulton të deklarohet si e pastrehë. Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por duke përfituar një kredi si e pastrehë nga Enti i Banesave.

Këtë kredi ajo e ka marrë për blerjen e një apartamenti, me sipërfaqe 93 m2 në Tiranë. Si të ardhura, gjyqtarja deklaron pagën e saj 1 666 217 lekë, 38 392 lekë pension të bashkëshortit si ish-ushtarak dhe të ardhurat nga qiraja e apartamentit të blerë me kredinë si e pastrehë.

Për më tepër më vonë ajo përfiton edhe një shtesë apartamenti si trashëgimi, prej së cilës përfiton të ardhura nga qiraja.  Ndërkohë gjyqtarja deklaron se jeton në shtëpinë e prindërve të saj. Në deklarim vërehen edhe shpenzime për vajzën, për të cilat gjyqtarja deklaron se ka marrë kredi, hua nga një shok i burrit, si dhe kursimet familjare.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja, Kaçe Agolli.

Viti 2003

Ap 3 plus 1 ndërtuar pas vitit 1990 me sip 93 m2, me vlerë 2.1 milion lekë. Bërë me kredi nga Enti i Banesave.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë në shumën 0,61 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes pranë Gardës së Republikës në shumën 0,67 milion lekë.

Kredi për strehim nga Enti i Banesave në vlerës 2.1 milion lekë.

Bashkëshorti, autoveturë tip golf me vlerë 0,5 milion lekë.

Viti 2004

Ap 3 plus 1, me verë 2260624 lekë. Blerë me kredi nga Enti i banesave.

Garazh me vlerë 300 000 lekë.

Detyrim bankar 800 000 lekë për dy vjet. Shuma e shlyer është 87 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 830 000 lekë.

Detyrim bankar 630 000 lekë me afat për pesë vitre. Shuma e shlyer është 16 800 lekë, ndërsa e pashlyer është 840 000 lekë.

Subjekti deklarues ka mbledhur pagën e saj dhe të bashkëshortit, që shkojnë në 14 546 600 lekë.

Qiratë e shtëpisë 6 000 USD.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 765 552 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 1 017 600 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës 3 plus 1, me vlerë 600 USD në muaj.

Detyrim bankar 800 000 lekë për dy vjet. Shuma e shlyer është 52 200 lekë, ndërsa e pashlyer është 304 500 lekë.

Detyrim bankar 630 000 lekë me afat për pesë vite. Shuma e shlyer është 200 400 lekë, ndërsa e pashlyer është 100 200 lekë.

Overdraft, tre paga, duk u shlyer nga 5 000 derine 10 000 lekë në muaj.

Viti 2006

Ap 3 plus 1, dhënë me qira në shumën 500 dollarë amerikane, pasi deklaruesja po jeton famijarisht në ap e prindërve të saj.

Detyrim bankar 800 000 lekë për dy vjet. Është shlyer.

Vazhdon shlyerja për kredinë 630 000 lekësh dhe overdraftit.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 972 560 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 89 900 lekë.

Viti 2007

Ap 3 plus 1, dhënë me qira në shumën 450 dollarë amerikane, pasi deklaruesja po jeton famijarisht në ap e prindërve të saj.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 80 411 lekë.

Shpërblim 30 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 85 000 lekë.

Detyrim bankar 630 000 lekë me afat për pesë vite. Shuma e shlyer është 201 600 lekë, ndërsa e pashlyer është 201 600 lekë.

Është shlyer overdrafti prej tre pagash.

Viti 2008

LLogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit me vlerë 500 000 lekë. Burimi: Trashëgimi nga prindërit e vdekur në 2007, të cilët kanë shitur një shtëpi në Kavalla Greqi.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 960 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 1 020 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, rreth 500 000 lekë në vit.

Detyrim bankar 630 000 lekë me afat për pesë vite. Shuma e shlyer është 204 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 155 000 lekë.

Viti 2009

Depozitë me afat 1 vjecar në shumën 700 000 lekë.

Depozitë në emër të bashkëshortit në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 167 511 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 950 400 lekë.

Vazhdon shlyerja e kredisë marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 69 600, ndërsa pashlyer 34 800 lekë.

Viti 2010

Deklaruesja ka tërhequr nga depozita e saj bankare 200 000 lekë. Gjendje i ka mbetur shuma 500 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, 60 000 ekë në muaj. Deklaruesja thotë se bashkë me familjen po jeton në shtëpinë e prindërve të saj.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 116 751  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 120 000 lekë.

Vajza Silvi Adhami siguron 60 000 lekë në muaj nga angazhimi i saj në një spektakël televiziv si dhe nga pjesëmarrja e saj në Këshillin shkencor të fakultetit të drejtësisë, Tiranë , siguron 8 000 lekë në muaj.

Viti 2012

Deklaruesja ka bërë tërheqjen parash në shumën 650 000 lekë, për arsye personale shëndetësore, ku kishte 1 200 000 lekë. Ndërkohë që deklaruesja 500 000 lekë i ka depozituar dhe 50 000 lekë i ka lënë në llogarinë bankare.

Gjithashtu deklaruesja ka tërhequr 450 000 lekë për shpenzime familjare.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 118 726 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 103 600 lekë.

Vajza Silvi Adhami, moderator pranë RTSH, me të ardhura 60 000 lekë.

Vajza Silvi Adhami, të ardhura si anëtare e këshillit shkencor të fakultetit të drejtësisë,Tiranë, në shumën 8 000 lekë.

LEXO EDHE:  “Mbrojti”, koncensionet e Ilir Beqajt/ Zbardhet pasuria e prokurorit që hetoi ish-Ministrin

Të ardhura nga qiraja e ap, të cilat shkojnë për këstin e kredisë së marrë nga Enti i Banesave në shumën 5 800 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2012

Bashkëshorti Arjan Adhami ka tërhequr shumën 900 000 lekë, për arsye shëndetësore, Ka mbetur në depozitë 120 000 lekë.

Llogari bankare e deklarueses në shumën 520 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 152 132 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 78 665  lekë.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, 37 000 lekë në muaj.

Deklaruesja nga legalizimi ka përfituar një ap, shtesë pallati, të cilën e ka trashëguar nga nëna e saj dhe prej të cilës merr 30 000 lekë qira në muaj.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 5 800 lekë, ndërsa pashlyer 52 200 lekë.

Viti 2013

Në prill të vitit 2013, vajza Silvi Adhami, fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Oslos në Norvegji, për të ndjekur një program masteri. Për aplikimin për leje qëndrimi duhej të depozitonte në llogari shumën 12 500 euro, e cila do të përdorej për mbulimin e shpenzimeve të jetës gjatë periudhës së shkollimit.

Në maj të vitit 2013, vajza përfitoi një bursë studimi të financuar nga KE për të studiuar në Belgjikë, vendosi që për arsye financiare të zgjidhte Belgjikën për të bërë masterin. Kështu u tërhoq shuma e depozituar për studimet në Norvegji. Gjendja është 11 800 euro.

Burimi i krjijimit: Tërheqja nga depozita e deklarueses në shumën 520 000 lekë.

800 000 lekë, deklaruesja i kishte në banesë, për shkaqe emergjence në lidhje me shëndetin e bashkëshortit.

2 500 euro marrë borxh nga një shok i bashkëshortit, të cilat i janë shlyer me tre këste nga qiratë e shtëpisë.

85 000 lekë kursime familjare nga qiratë e shtëpisë.

Depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 120 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 190 151 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer pranë Gardës së Republikës, në shumën 78 665 lekë.

Të ardhura nga qiraja e shtëpisë, 37 000 lekë në muaj.

Deklaruesja nga legalizimi ka përfituar një ap, shtesë pallati, të cilën e ka trashëguar nga nëna e saj dhe prej të cilës merr 30 000 lekë qira në muaj.

Vajza ka përfituar nga bursa e dhënë nga KE, pagesën e shkollimit me vlerë 4 000 euro dhe 1 000 euro në muaj për shpenzimet e jetesës.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 5 800 lekë, ndërsa pashlyer 52 200 lekë.

Viti 2014

Depozitë bankare e deklarueses me vlerë 9 500 euro e mbetur nga depozita prej 12 000 euro. Shuma prej 2 500 euro është përdorur për shpenzime familjare.

Depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 140 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 100 000  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si jurist pranë Bashkisë Tiranë, Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit,në shumën 49 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ish ushtarak, në reformës, në shumën 49 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiratë, e banesës në pronësi të bashkëshortëve si dhe ap shtesë të legalizuar në emër të deklarueses në shumat 30 000 lekë dhe 30 000 lekë.

Vajza, Silvi Adhami ka përfituar bursë në Belgjikë. Bursa e dhënë nga KE, përfshin 1 000 euro në muaj për shpenzimet e jetesës.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 5 800 lekë, ndërsa pashlyer 452 200 lekë.

Viti 2015

Nga llogaria prej 9 500 euro ka mbetur shuma 308 euro. Paratë e tërhequra janë përdorur për të mbuluar shpenzimet e vajzës gjatë praktikës në Aasamblenë Parlamentare të KE, në Strasburg dhe 2 000 euro gjendje cash në banesë për emergjenca shëndetësore.

Bashkëshorti ka tërhequr shumën 140 000 lekë për të mbuluar shpenzimet shëndetësore.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 273 067  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si jurist pranë Bashkisë Tiranë, Drejtoria e Mbrojtjes së Konsumatorit,në shumën 49 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ish ushtarak, në reformës, në shumën 49 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 30 000 lekë.

Ndihmë sociale për shpenzimet e banesës e dhënë nga Caisse d’Allocation Famillialles, gjatë kryerjes së praktikës në sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të KE, në Strasburg. Pagesa 744 88 euro.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 5 800 lekë, ndërsa pashlyer 382 400 lekë.

Bursë e plotë studimi nga Instituti Suedez, financuar nga qeveria suedeze. Bursa përfshin pagesën e plotë të programit të masterit në Shkenca Politike Globale në Universitetin e Malmos, pagesën e cdo muaj prej 9 000 sek për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, siguracion shëndetësor si dhe një shumë prej 5 000 sek për shpenzime të udhëtimit. Pagesa e plotë 80 000 sek.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 296 860  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ish ushtarak, në reformës, në shumën 38 392 lekë në muaj.

Të ardhura nga qiraja e ap, në pronësi të deklarueses, në shumën 32 000 lekë.

Kredi bankare për shpenzimet e vajzës, gjatë praktikës në Departamentin e Operacioneve Paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, në shumën 500 000 lekë.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 69 600 lekë, ndërsa pashlyer 421 814 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1  289 125  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ish ushtarak, në reformë, në shumën 38 392 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, në pronësi të deklarueses, në shumën 30 000 lekë.

Vajza Silvi Adhami e punësuar  si asistente ligjore  në një studio ligjore emigracioni në SHBA, me të ardhura 9 600 USD.

Kredi 600 000 lekë për 15 muaj. Shuma e shlyer është 420 000 lekë.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 69 600 lekë, ndërsa pashlyer 352 214 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 387 037 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ish ushtarak, në reformë, në shumën 39 700 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap, në pronësi të deklarueses, në shumën 30 000 lekë.

Kredi bankare 520 000 lekë. Shuma e shlyer është 245 075, ndërsa pashlyer 245 075 lekë.

Kredia marrë nga Enti i Banesave. Shuma e shlyer është 72 000 lekë, ndërsa pashlyer 280 214 lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  “Mbrojti”, koncensionet e Ilir Beqajt/ Zbardhet pasuria e prokurorit që hetoi ish-Ministrin

LEXO EDHE:  Zbulohen shifrat/Ja prokurorët më të pasur dhe ata që jetojnë me qira!

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KPK “pret kokën” e një tjetër gjyqtari

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO EDHE:  Zbulohen shifrat/Ja prokurorët më të pasur dhe ata që jetojnë me qira!

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE