LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ Nga e bardhë në mavi! Drejtoresha u ndërron uniformat nxënësve në mes të vitit

24 Nëntor 2019, 10:35, Denoncim CNA
Denoncim/ Nga e bardhë në mavi! Drejtoresha u ndërron uniformat

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet sociale, mesazhin e një një prindi i cili denoncon korrupsionin  në arsim.

Qytetari, i cili është prind i një nxënësi në shkollën ?Kongresi i Manastirit?  shkruan se drejtoresha u ka ndërruar uniformat nxënësve  në mes të vitit, duke u kërkuar nga 22 mijë lek të vjetra. Packa se uniforma ishte blerë në fillim të vitit.

Postimi i plotë

Ja si gjobiten nga korrupsioni ne arsim prinderit e nxenesve!

Lexoni denoncimin e prindit dixhital. sb

Jam x prind i shkolles Kongresi Manastirit .Na shqeteson nje problem shume i madh te gjithe prinderve .Ne fillim vitit shkollor na than per uniform bluze te bardha dhe pantallona te zeza dhe i blem te gjithe.Tani na del se duhet te bejm uniform tjeter dhe kushton 22 mij leke ,kur ne u blem femijeve nga 3 pal pantallona e bluze te bardha .Ne kjo na shqeteson dhe nuk dim ku te shkojm se ka prinder qe kan 2 ose 3 femi ne shkolle . Ju lutem z.Berisha mund ta denon cosh si rast se jemi ne hall te madh.Kte zonjen drejtoresh e kemi rilindase dhe ngjyren e uniformes e ka bo mavi.Si mendoni ju dr a ka vlere uniforma tani ne gjysem viti kur djali im mbaron kl e 9 ?Per 5 muaj shkolle te blejm uniform se do zonja drejtoresh kur ne u paisem me bluza te bardha ne fillim viti .Ju lutem postoje anonim se mund te me panalizojn djalin se eshte me provime kte vit.Ky eshte problemi i te gjitheve prinderve po une mora kurajon ta denoncoj tek ju dhe besoj se do na ndihmoj te gjithve ne .Me respekt te madh ju kam shkruar!/CNA.al

Lajmet e fundit nga