Connect with Us

Arrestimi për prostitucion i “Zogut të Tiranës”/ Detajet e plota të policisë

Kronika

Arrestimi për prostitucion i “Zogut të Tiranës”/ Detajet e plota të policisë

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar  lidhur me arrestimin e Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë me emrin “Zogu i Tiranës”.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Nikaj është shoqëruar gjatë mbrëmjes së djeshme, gjatë operacionit te koduar “Your Tourn” (Radha Jote).

Bashkë me Nikajn, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Ndërkaq janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetase, përkatësisht 20 e 32 vjeçare, banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi Hermes Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa, ose hotelet, sipas kërkesave të klientëve, kundrejt përfitimit monetar, që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Njoftimi zyrtar:

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

LEXO EDHE:  Pas 20 orë kërkimesh/ Gjendet çifti i turistëve belg  

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMË, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Kacifas u vetëvra’/ Vjen reagimi i mediave greke: Autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka

Publikuar

-

Nga

“Kostandin Kacifas ka vrarë veten!” Ky ishte lajmi që qarkulloi sot me mediat shqiptare, duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e mediave greke, sipas të cilave autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje.

Protothema shkruan:

Duke cituar raportin mjekoligjor, mediat shqiptare ia atribuojnë vetëvrasjen Kostandin Kacifas.

Sidoqoftë, që në tetor të vitit 2019 “protothema” do të shkruante se autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje.

Sipas mediave shqiptare, duke përmendur hetimet e Prokurorisë së Tiranës, Konstantin Kacifas nuk u qëllua nga Forcat Speciale Shqiptare, por kreu vetëvrasje, pasi sipas raportit mjekoligjor të dy plumbat e gjetur një në pjesën e nofullës dhe një në gjoks janë ata që tregojnë se ai i dha fund jetës së tij, sepse thirrjet për pazare nga ana e policisë ishin joefektive dhe nuk arritën ta neutralizonin atë, në mënyrë që të mos lëndoheshin as vetë.

Gjuajtja e plumbit nga nofulla drejt lartë është perceptuar sipas raportit nga presioni që ai vetë shkaktoi.

LEXO EDHE:  Tiranë/Arrestohet pronari dhe dy prostituta

LEXO EDHE:  "Luftë" bosëve të drogës/Policia "paralizon" makinat luksoze, aksion i gjerë në rrugë

Ndërsa nga këqyrja e armëve të policisë nuk rezultoi asnjë gjurmë e ndonjë aksioni të shtënash dhe përkrah trupit të pajetë të Katsifa, u gjet pushka e tij automatike, si dhe disa kalibra, ndoshta nga vetë arma.

Gjetjet zyrtare të Prokurorisë Publike të Gjirokastrës priten në muajt e ardhshëm.

Sidoqoftë, avokati i familjes, Nauridis, argumentoi se Zyra e Prokurorit Publik të Gjirokastrës mohoi raportet dhe tha se ishte një lajm i rremë.

Sjellim në vëmendje se Konstantinos Katsifas humbi jetën në prag të përvjetorit kombëtar të 28 tetorit 2018, gjatë një operacioni policor shqiptar në fshatin Bularat, Shqipëri.

Çështja ngjalli reagime të forta në Greqi, me Athinën që kërkoi një zgjidhje të menjëhershme të vdekjeve të mërgimtarëve Grekë. Sidoqoftë, autoritetet gjyqësore greke po kryejnë gjithashtu një hetim paralel.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiti argjendarinë/ Arrestohet në Tiranë ‘skifteri i Durrësit’

Publikuar

-

Nga

Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Elbasan Astrit Thaçi.

Mësohet se Thaçi është arrestuar në zonën e Kombinatit në Tiranë  pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati Policisë Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit Nr 6 në Tiranë.

Aktualisht Thaçi po dërgohet nga forca të shumta të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan ku do t’i nënshtrohet marrjes në pyetje për ngjarjen.

I armatosur, Thaçi u fut sot në argjendarinë në Elbasan, kërcënoi punonjësen dhe mori një sasi florinjsh me vlerë 30 mijë euro. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Ngjarja e Rinasit mund të ishte parandaluar

LEXO EDHE:  Akuzat për trafik narkotikësh/ Në pranga ish-efektivi i policisë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Konstadinos Kacifas u vetëvra”/ Gazetari zbulon gabimin e Ardi Veliut

Publikuar

-

Nga

Në vitin 2018, kur u vra në Bularat minoritari Konstadinos Kacifas, gazetari Ferdinand Dervishi publikoi një dokumentar, ku ngrinte pretendimet se Kacifas ishte vetëvrarë dhe jo ekzekutuar nga forcat RENEA.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëjtat pretendime, por gjykata e Gjirokastrës reagoi dhe tha se ende nuk kanë përfunduar hetimet për të dhënë një kronologji të saktë të ngjarjes së 28 tetorit.

Gazetari thotë se minoritari grek kishte marrë dy plumba pranë zemrës, të cilët kishin hyrë diagonalisht nga poshtë-sipër.

“Gazetarët punojnë me burime. Në atë kohë e mora informacionin të saktë që ai njeri kishte dy vrima plumbi në gjoks, nga të cilat një prej tyre ishte dallueshëm me barut. Çdo të thotë kjo? Njolla baruti, lë një qitje kur një njeri vetëvritet, ose vritet duke ja ngjitur armën në trup. Pra ai është vetvrarë me kallashnikovin e vet. Goditja e parë ka qenë me puqitje ose puthitje, ndërsa goditja e dytë është më e largët, pasi është shtyrë nga gazrat që lëshon arma kur shtin. Ky ishte informacioni që mora atë kohë’, tha ai në studion e Abc News.

Sipas gazetarit, asnjë qitës nuk realizon dot një gjuajtje të tillë në atë distancë që Kacifas kishte me punonjësit e RENEA-s.

“Ekspertë të ndryshëm konfirmonin se ishte e pamundur të realizohej një qitje e atillë në atë largësi. Detaj tjetër ishte se RENEA ka patur dy lloj armësh por asnjë nga ato nuk ishte përdorur në këtë ngjarje, RENEA atë kohë këtë tha. Kjo vërtetonte faktin se Kacifas nuk ishte vrarë nga armët e RENEAS. Në këtë formë e ndërtuam dokumentarin atë kohë.

LEXO EDHE:  Akuzat për trafik narkotikësh/ Në pranga ish-efektivi i policisë

LEXO EDHE:  Tiranë/Arrestohet pronari dhe dy prostituta

Në këtë histori pati një problem të madh. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë gënjeu Kryeministrin duke i thënë se ishte vrarë nga RENEA. Nxitoi t’i thoshte kryeministrit se e vrau RENEA duke u detyruar të mbetej ky version. Sepse ky version iu tha edhe grekëve”, thekson ai.

Dervishi deklaron se Ardi Veliu u nxitua, pasi pretendon se gënjeu kryeministrin Edi Rama për vrasjen e minoritarit, gjë që shkaktoi tension me Greqinë.

“Mendoj një nxitim i rastit, i gabuar që për mendimin tim që në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ishte dorëhequr sepse gënjeu kryeministrin sepse nuk u korigjua në kohë. E vërteta duhej të ishte thënë që në atë kohë, nxitimi i deklaratës se ishte vrarë nga RENEA bëri që të na plaste një zjarr i madh dhe shkaktoi tensione midis dy vendeve. Tsipras u tregua shumë i kujdeshëm në deklarata atë kohë”, nënvizoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE