LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"AntiKÇK, përpjekje për të zhbërë SPAK dhe BKH"/ Basha akuza Ramës: Ortak i kriminelëve

24 Nëntor 2019, 17:06, Politikë CNA
"AntiKÇK, përpjekje për të zhbërë SPAK dhe

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar edhe përsa i përket nismës së radhës të kryeministrit Rama për miratimin e Paketës Speciale AntiKÇK ditën e nesërme.

Në një prenoncim për shtyp, përballë gazetarëve, Basha është shprehur se paketa AntiKÇK është mashtrimi i radhës i kreut të qeverisë Edi Rama.

Për kerun e demokratëve, AntiKÇK është nisma e radhës e kreut të qeverisë për të sabotuar SPAK-un.

“SPAK dhe BKH po vonohen, shkaku është vetëm Edi Rama. AntiKÇK synon të dëmtojë dhe zhbëjë SPAK-un dhe BKH-në. AntiKÇK është një mashtrim, strukturë paralele me SPAK dhe BKH. AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un.

Rama do që të bëjë spektakël, do e bëjë si një gjë të madhe dhe do kapë nja dy tre koka dhe do i lirojë prap siç ka bërë me të tjerë. Do e shesë me media dhe gazeta pasi ka blerë boll të tilla. Por ai sot nuk gënjen dot një fëmijë jo më të rritur. Edi Rama sot është ortaku i kriminelëve”,është shprehur Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga