Connect with Us

A ka shpresë për një revolucion në Hong Kong?

Blog

A ka shpresë për një revolucion në Hong Kong?

Publikuar

-

Nga Paul Monod “The Conversation”

Hong Kongu, mund të duket si vendi ku ka më pak të ngjarë të ndodhë një revolucion. Në këtë qytet të pasur dhe të privilegjuar, të rinjtë pritet të shqetësohen më shumë sesi të fitojnë para, se sa të merren me protestat në rrugë. E megjithatë, ditë pas dite, demonstruesit në Hong Kong, kanë rrezikuar edhe jetën e tyre, duke u përballur me forcat e sigurisë, të mbështetura nga autoritetet qëndrore në Pekin.

Ndër kërkesat kryesore të tyre, janë mbajtja e zgjedhjeve demokratike për Këshillin Legjislativ të qytetit, si dhe për guvernatorin e ri të qytetit të madh. Ndërkohë, është shtuar dëshira e tyre për një ndryshim thelbësor.Dhe protestuesit e shohin gjithnjë e më shumë jetën e tyre si të pakuptimtë, në rast se nuk ndryshojnë rrethanat.

Historianët kanë argumentuar prej kohësh, se revolucionet nuk lindin nga mjerimi i thellë,

por mbi pritshmëritë në rritje. Që nga shekulli XVIII-të, shoqëritë, klubet dhe shoqatat e intelektualëve, kanë qenë nxitësit e ndryshimeve rrënjësore në vendet në të gjithë botën.

Ata udhëhoqën Revolucionin Francez në vitin 1789, Revolucionet Evropiane të vitit 1848, dhe Revolucionin Rus të vitit 1905.Edhe situata në Hong Kong është revolucionare, megjithëse historia e revolucioneve të kaluara, mund të mos japë shumë shpresë për ndryshime të menjëhershme.

Paralelja më bindëse me Hong Kongun, mund të jetë Revolucioni Hungarez i vitit 1956, që tentoi të rrëzonte regjimin komunist.Ai nisi si një rebelim studentor, që kërkonte zgjedhje demokratike. Brenda disa ditësh, qeveria komuniste dha dorëheqjen, dhe vendin e saj e zuri

një kabinet reformator nën Imre Nagin, që lejoi pjesëmarrjen në qeveri edhe të anti-komunistëve.

Por për udheheqësit sovjetikë, kjo ishte e tepërt. Bashkimi Sovjetik e pushtoi Hungarinë, përmbysi regjimin e Nagit, dhe e pushkatoi atë fshehurazi. Ashtu si me protestat e sotme në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara i dhanë pak mbështetje zyrtare Revolucionit Hungarez, dhe

nuk ishin të gatshme t’i jepnin ndihmë materiale.

Në vitin 1956, ruajtja e paqes në Evropë ishte me rëndësi jetike për politikën amerikane, ashtu siç janë prioritare sot marrëdhëniet e mira me Kinën. Shembulli hungarez, mund të sigurojë pak ngushëllim për protestuesit e Hong Kongut.Përveçse nëse marrin parasysh pasojat e tij afatgjata.

LEXO EDHE:  Revolucioni i kënaqësisë, ja çfarë duan gratë

Në tetorin e vitit 1989, me rënien e ndikimit sovjetik në Evropën Lindore, në 33-vjetorin e revolucionit të 1956-ës, u shpall Republika Demokratike e Hungarisë.Ata që vdiqën gjatë atij revolucioni, përkujtohen sot si dëshmorë.

Ndërkaq, historia kineze na jep një shembull edhe më tërheqës, të një kryengritjeje të suksesshme të udhëhequr nga studentët:Revolucionin e vitit 1911. Ai u nxit nga të rinjtë që ishin kthyer nga studimet jashtë vendit.Ata ngritën disa organizata politike, për të “ringjallur” vendin e tyre, dhe që shpesh u maskuan si grupime letrare.

Revolucioni i vitit 1911, mobilizoi shumë intelektualë dhe studentë në mbarë Kinën. Por ai tërhoqi edhe grupe të tjera sociale:ushtarakët, tregtarët, minatorët e qymyrit dhe fermerët.

Revolucioni shpërtheu njëkohësisht në shumë pjesë të Kinës, dhe pati rezultate të ndryshme,

nga dështimi i plotë, tek masakrimi i mançuve etnikë, dhe deri në deklaratat e pavarësisë në Mongoli dhe Tibet.

Në fund të atij viti, në Nanjing u formua një qeveri e re e përkohshme. Ndërkohë protestat në Hong Kong, janë shumë të kufizuara në aspektin gjeografik, por edhe të mbështetjes sociale, për të përsëritur suksesin e revolucionarëve në vitin 1911.Revolucioni  kinez i vitit 1949, ashtu si Revolucioni Rus i vitit 1917, ndoqi teorinë leniniste dhe u drejtua nga militant komunistë, dhe jo nga intelektualë.

Komunistët i konsideruan protestat e mëdha si kundër-revolucionare, dhe si një kërcënim për rendin e ri. Protestuesit e rinj në Hong Kong, kërkojnë të shmangin fatin e studentëve protestues në Sheshin Tiananmen në pranverën e vitit 1989.Tre dekada më parë, qindra, ndoshta mijëra, protestues u masakruan, kur qeveria komuniste shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëroi ushtrinë të rivendosë rendin publik.

Axhenda pro-demokracisë e protestuesve në Tiananmen ishte i paqartë. Ata u mbështetën nga reformatorët brenda Partisë Komuniste, por në fund u tradhtuan prej tyre. Turmat në Hong Kong, janë përqendruar mbi ndryshime specifike, dhe nuk ushqejnë ndonjë iluzion për mbështetje nga segmente të PKK-së.

Ata do të vazhdojnë të rezitojnë në mënyrë të dëshpëruar, duke mos qëndruar me një shpresë të kotë përpara tankeve. Kjo mund t’i japë një lloj frymëmarrje forcave represive.Siç e di Partia Komuniste e Kinës dhe çdo student i historisë, dëshmorët janë “karburanti” që ushqen revolucionet e ardhshme./ Përktheu dhe përshtati CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse Belgjika ka normën më të lartë në botë të vdekjeve nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”

Dikur, në një të kaluar jo shumë të largët, vendet gjykoheshin për performancën e tyre ekonomike, gjithë-përfshirjen e institucioneve të tyre, dhe aftësinë e tyre për të mbajtur zgjedhje demokratike. Sot imazhi i një kombi në skenën ndërkombëtare varet më pak
nga nocionet abstrakte të qeverisjes së mirë, dhe më tepër nga diçka shumë konkrete: nga aftësia e tij për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Për shembull shihni Belgjikën. Vendi me 11.5 milion banorë, gjendet në zemër të Evropës, dhe është shtëpia e institucioneve më të fuqishme të kontinentit. Por kjo nuk e pengon atë të ngjitet në krye të një liste që nuk e dëshiron asnjë vend:Aktualisht ka nivelin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, 1.385 viktima për 1 milion banorë.

Në 2 javët e fundit, Belgjika regjistroi mesatarisht 3.926 raste të reja me koronavirus dhe 173 vdekje në ditë. Spitalet publike të Belgjikës, ndër më të mirat në Evropë, janë të mbingarkuara me të sëmurë, duke pranuar gati 700 pacientë me koronavirus çdo ditë. Dyqaneve dhe bizneset jo-thelbësore që u mbyllën më 2 nëntor, do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë tjetër.

Me 180 kombësi, 100 gjuhë të folura dhe 2 në 3 banorë të lindur jashtë vendit, Brukseli është një nga qytetet më kozmopolite në botë. Nga njëra anë, kjo larmi kulturore është ajo që e bën Brukselin një vend tërheqës për të jetuar. Nga ana tjetër, kjo popullatë jashtëzakonisht e lëvizshme, mund të ketë kontribuar pa dashje në përhapjen e virusit. “Belgjika është një ‘zgjua’ e vogël në zemër të Evropës, gjë që e bën vendin shumë të prekshëm nga përhapja e mëtejshme e virusit”- thotë virologu dhe zëdhënësi ndërfederal mbi Covid-19, Stiven Van Gut.

Ka edhe diçka tjetër:Belgjika është një vend shumë i ndarë. Qeveria e re u formua në shtator, me Aleksandër De Kru si kryeministër. Por para zgjedhjes së tij, vendi kishte qenë pa një qeveri të plotë që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shpërbë koalicioni qeverisës jo-funksional me 4 parti. Dy partitë më të mëdha, Socialistët që flasin frëngjisht dhe separatistët flamandë të N-VA, nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët. Zgjidhja ishte një koalicion me 7 parti në 4 grupime politike, me nofkën Vivaldi, sipas ngjyrave të 4 sezoneve:të gjelbrit, portokalli për flamandët e Fristlandez, bluja për liberalët dhe e kuqja për socialistët.

Në hartë, Belgjika duket si një vend. Por në fakt, janë të paktën 2 ose 3. Gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë, rajoni më i pasur i Flandrës u godit më rëndë, dhe vdekjet në azile ishin veçanërisht të shumta në numër. Tani, në valën e dytë më shumë po vuajnë Valonia frankofone dhe Brukseli. Ndërsa virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi, reagimi i autoriteteve diktohet nga përparësitë rajonale dhe objektivat politikë. Kur De Kru u betua disa javë më parë, në kundërshtim me këshillën e ekspertëve të shëndetit, dhe ndoshta në një përpjekje për të bashkuar vendin nën një vizion të vetëm, tha:”Më lejoni të jem shumë i qartë. Vendi ynë, ekonomia jonë dhe bizneset tona, nuk mund ta përballojnë një bllokim të ri të përgjithshëm”.

LEXO EDHE:  “Një vend dy sisteme”/ Historia që fshihet pas protestave në Hong Kong

LEXO EDHE:  Bota është në Hong Kong/ Një protestë simbolesh globale

Situata e përshkruar më lart, mund të duket e ngjashme me një shtet të dështuar, ku korrupsioni është endemik, dhe ku qytetarët nuk kanë të drejta. Por Belgjika është në fakt një komb relativisht i pasur, me një ekonomi të udhëhequr nga shkenca dhe zhvillimi teknologjik.
Njerëz nga e gjithë bota, dynden këtu për të punuar dhe studiuar. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë, nuk ka zhvilluar ende një plan kombëtar për të luftuar pandeminë, dhe as ndonjë agjenci tjetër qeveritare federale. Për më tepër njerëz në vende me ndarje federale, inkurajohen të kenë pikëpamje të ndryshme, të thonë mendimet e tyre, dhe të vënë në dyshim vendimet politike të qeverisë qendrore.
Shoqëritë komunitare kanë kapitalin e nevojshëm social dhe mbështetjen e ndërsjellë për ta përballuar situatën. Aty bllokimi, vetë-izolimi, karantimii dhe distancimi social funksionojnë, madje edhe ndër më të varfrit.

Nga ana tjetër, Perëndimi, i varur nga konsumi dhe konkurrenca, po vuan aktualisht nga pandemia, aq edhe nga efektet e masave parandaluese të vendosura në vend. Një ditë pas përfundimit të bllokimit të parë në Bruksel, kishte radhë që formoheshin jashtë dyqanit “H&M” në qendër të qytetit. Tek e fundit, kjo nuk ka të bëjë shumë me qeveritë e mira ose qeveritë e këqija, por me vlerat. Disa nga vendet më të suksesshme në luftimin e pandemisë, janë gjithashtu disa nga vendet më të korruptuara dhe shtypëse.

Sado jofunksionale që ka qenë qeveria belge, numri i lartë i të vdekurve me Covid-19, mund të ishte shmangur, nëse do të kishte pak më shumë ndjeshmëri dhe solidaritet. Transmetimi i këtij virusi, përcaktohet vetëm nga një faktor:sjellja e njerëzve. Asnjë vend, asnjë qeveri – e pasur apo e varfër, demokratike apo ndryshe, nuk do të dominojë kundër këtij armiku të padukshëm, përveçse nëse të gjithë bëhemi lojtarë të ekipit dhe jo individualistë arrogantë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://foreignpolicy.com/2020/11/26/why-does-belgium-have-the-worlds-highest-covid-19-death-rate/

LEXO TE PLOTE

Blog

Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimin e vaksinave kandidate anti-Covid, mendimi na shkon se çfarë do të ndodhë me ne në vitin 2021:Edhe sa kohë do të duhet për t’iu rikthyer jetës “normale” para pandemisë? Nuk kemi ende një përgjigje për këtë, por mund të përpiqemi të kuptojmë, se cilat faktorë do të ndikojnë.

Të panjohura të mëdha

Disa arsye pse duhet pasur kujdes, varen nga mungesa e të dhënave në dispozicion mbi vaksinat që janë në fazat më të avancuara të provave. Për shembull, ne nuk e dimë se sa do të zgjasë mbrojtja e ofruar prej tyre, dhe nëse imuniteti do të jetë gjithashtu efektiv tek të moshuarit, apo nëse javët e ardhshme të eksperimentimit do të ndryshojnë të dhënat mbi efektivitetin që është njoftuar deri më sot. Gjithashtu, nuk duhet harruar se efektiviteti i vaksinave në botën reale, zvogëlohet gjithmonë paksa në krahasim me atë të arritur në kushtet ideale të eksperimentimit.

Durimi shpërblehet

Ne aktualisht nuk e dimë llojin e efektivitetit që kanë vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s, dhe as atë të vaksinave të tjera që ndodhen në një fazë të avancuar të provave klinike. Disa vaksina e asgjësojnë virusin në tërësinë e tij, duke parandaluar edhe transmetimin e tij të mëtejshëm. Të tjerat mbrojnë nga sëmundja e shkaktuar nga viruset, por nuk e ndalojnë infektimin.

Imuniteti i tufës

Me informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, nuk është e mundur të dihet nëse vaksinat e para anti-Covid, do ta bllokojnë transmetimin viral në një popullatë mjaftueshëm të madhe, për të arritur më shpejt imunitetin e tufës.

Siç ndodh shpesh, vaksinat e gjeneratës së dytë, të cilat janë në gjendje të përfitojnë nga rezultatet e atyre të dala më herët, mund të garantojnë një mbrojtje më të plotë. Është kjo arsyeja pse ëndrra e një rikthimi përfundimtar në normalitet që në pranverën e vitit të ardhshëm, duket sot jo realiste.

Grupi i të vaksinuarve

Pasi të jetë përcaktuar efektiviteti i vaksinave – tanimë ka pak dyshime mbi sigurinë – problemi i vërtetë që mbetet të zgjidhet është ai shpërndarjes. Le të supozojmë që vaksinat e gjeneratës së parë, stimulojnë një përgjigje mjaftueshëm të fuqishme për të ndalur transmetimin viral tek 50 për qind e popullsisë së vaksinuar (pasi jo të gjithë janë njerëz të shëndetshëm të moshës së mesme, dhe sepse siç u përmend më lart, termi efikasitet ka nuanca të ndryshme). Ky do të ishte një e mirë hap përpara, por jo aq sa të lejojë zhdukjen e virusit.

Reagimi imunitar

Për të zhdukur SARS-CoV-2, duhet që të paktën 70 për qind e popullsisë të zhvillojë një përgjigje imune të fuqishme dhe afatgjatë, në të njëjtin periudhë kohore. Sidoqoftë, tek disa njerëz vaksinat nuk shkaktojnë një reagim imun efektiv, në një kohë që të tjerët nuk mund t’i marrin vaksinat pasi janë të sëmurë ose kanë imunitetin e dëmtuar. Plus janë të tjerët që tashmë kanë vendosur të mos vaksinohen. Që të gjithë këta faktorë, do të ndikojnë mbi mundësinë e shndërrimit të Covid -19, në një kujtim të keq që i përket të shkuarës.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Kanë ardhur kohë të vështira…

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin

Miliarda doza

Kapacitetet prodhuese të kompanive farmaceutike, do të jenë përcaktuese në mbulimin e popullsisë me këtë vaksinë. Astra Zeneca, mund të prodhojë në total 2 miliardë doza të vaksinës së saj. Moderna do të prodhojë 1 miliard doza deri në fundin e vitit 2021, ndërsa Pfizer 1.3 miliardë. Siç mund ta shihni, as edhe një dozë e vetme, nuk do të mbulonte të gjithë popullsinë e botës. Ndaj do të kërkohen prodhime shtesë.

Ruajtja në të ftohtë

Teknologjia MRNA, e cila që të funksionojë nuk ka nevojë për fragmente aktuale virale, mund t’i përshpejtojë gjërat. Cilësimi i vaksinave si një e mirë për njerëzimin, do të lejonte që vaksina të mbërrinte edhe në vendet më të varfra, dhe t’i jepte koronavirusit goditjen fatale. Në këto kushte, do të jetë e nevojshme të zgjidhet problemi i ruajtjes së tyre. Vaksinat e ARN-së, janë të qëndrueshme në dhjetëra gradë nën zero, dhe nuk ka kudo mjete për t’i ruajtur në këtë “zinxhir të ftohtë”.

Makthi mbaron në dimrin e vitit të ardhshëm?

Ne mund të presim që vaksinat anti-Covid, të sigurojnë të paktën një vaksinim të të rriturve ë shëndetshëm, dhe nëse vaksinat e para në treg do të jenë aq efektive sa shpresojmë, rezultatet konkrete do t’i bindin edhe disa nga të pavendosurit që të vaksinohen.

E gjithë kjo do të sigurojë kompanive kohën e nevojshme, për të përsosur problemet e pazgjidhura, dhe për të prodhuar vaksina që mbulojnë nevojat e sistemeve të ndryshme imunitare. Sipas disa ekspertëve, deri në dimrin e vitit 2021, ne mund të jemi rikthyer në normalitetin para-pandemik. Por deri atëherë, maskat nuk do të dalin nga moda. / Focus – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Evolucioni na shpjegon pse distancimi social është kaq i vështirë

Publikuar

-

Nga

Nga David Robson

Më 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, mbajti një konferencë shtypi për të shpjeguar se si vendi i tij do t’i përgjigjej pandemisë së Covid-19. “Nga tani e tutje ne nuk do të shtrëngojmë më duart”- tha ai, por pak minuta më vonë i zgjati dorën për ta përshëndetur një eksperti të sëmundjeve infektive.

Shumë nga ne u ndjenë solidarë me të. Distancimi social duket i padëmshëm. Por këtë vit, e zbuluam se sa i vështirë mund të jetë ai në praktikë. Përshëndetjet përmes prekjes si shtrëngimi i duarve, përqafimet, puthjet apo fërkimet e hundëve, janë të rrënjosura thellë në shumë kultura.

Sidoqoftë, këto gjeste jo vetëm mësohen. Mjafton të shohim “mbretërinë” e kafshëve, për të kuptuar se individë të shumë specieve, sidomos ata që kanë një shoqërizim më të theksuar, organizojnë rituale shoqërore kur afrohen me njëri-tjetrin.

Dëshira jonë për t’u prekur veten kur themi lamtumirë na duket instiktive, pasi në fakt është kështu. Format e përshëndetjes të përdorura nga kafshët, mund të jenë shumë të ndryshme nga tonat, dhe në disa raste përfshijnë gishtat që futen në sy, dhe gjeste të tjera që ndoshta na tmerrojnë kur i dëgjojmë.

Por kuptimi i këtyre sjelljeve, mund të na mësojë diçka rreth përshëndetjeve njerëzore. Për shkak se jemi një specie super-sociale, nuk është çudi që shumë prej nesh ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me normalitetin e ri. Gjithsesi, lajmi i mirë është se ne e kemi dëshmuar

edhe më parë se jemi mjeshtra në përshtatjen e përshëndetjeve tona në situata të reja.

Gjitarët kanë prirjen të përdorin aroma për ta kuptuar njëri-tjetrin, gjë që shpjegon arsyen pse ata përshëndesin njëri-tjetrin në mënyrë intime. Një takim i ri, përfshin shpesh nuhatjen e fytyrës, ijeve dhe organeve gjenitale të individit tjetër për të zbuluar kimikatet e paqëndrueshme që pasqyrojnë statusin e tyre hormonal.

Në këtë mënyrë merren të dhëna për forcën dhe pjellorinë e tjetrit, dhe kjo u jep mundësi kafshëve të marrin masa ndaj kundërshtarëve apo partnerëve të mundshëm. Ashtu si përshëndetjet tona, gjatësia dhe intimiteti i këtyre shkëmbimeve, pasqyrojnë natyrën e marrëdhënies.

Daniel Ueson i Universitetit Uestern Keiz, në Ohajo, zbuloi se minjtë që kanë humbur nuhatjen e tyre vazhdojnë të nuhasin njëri-tjetrin, gjë që sugjeron që sjellja në vetvete është e rëndësishme në krijimin e hierarkisë shoqërore.

Macet dhe qentë sillen në të njëjtën mënyrë, me fërkimin e tyre karakteristik të kokës së njeri-tjetrit, për të shkëmbyer aroma teksa përshëndetin njëri-tjetrin. Ka të dhëna që këto gjeste mund të sinjalizojnë qëllime të mira, edhe përtej pengesës së specieve.

Kërkimet mbi macet dhe qentë që jetojnë në të njëjtën shtëpi, zbuluan se 75 për qind e këtyre kafshëve nuhatin rregullisht hundë me hundë, një gjest që me sa duket i ndihmon ata të bashkëjetojnë kaq pranë. Kjo mund të shoqërohet me sinjale të tjera fizike:një mace që ngre bishtin e saj sinjalizon qëllim miqësor, ndërsa një qen mund të struket dhe ta shohë nga ty macen, si për t’i treguar se nuk ka ndërmend të përleshet me të.

LEXO EDHE:  Hong Kong, lirohet me kusht manjati i medias

LEXO EDHE:  Revolucioni i kënaqësisë, ja çfarë duan gratë

Atëherë, çfarë na mësojnë këto bashkëveprime midis kafshëve? Edhe ne jetojmë në shoqëri komplekse, ku besimi dhe bashkëpunimi kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, përshëndetjet tona kanë një simbolikë dhe kuptim më të thellë, dhe janë shumë të ndryshme. Por sado të sofistikuar që mund të dukemi, studimi i fundit duket se sugjeron që shumë nga gjestet tona, kanë të njëjtin funksion si ato tek kafshët.

Çdo përshëndetje që përfshin kontaktet trupore, mund të na japë një shans për të gjetur të dhëna kimike. Ka shumë prova që aroma e trupit tonë, mund të komunikojë informacione në lidhje me gjendjen emocionale të një personi apo edhe zgjimin e tij seksual.

Ashtu si ritualet e majmunëve, përshëndetjet tona përmes prekjes, na lejojnë të vlerësojmë karakterin e një personi tjetër, dhe të përcaktojmë nëse mund t’u besojmë atyre besë. Kërkime të tjera, kanë zbuluar se forca dhe kohëzgjatja e një shtrëngimi duarsh, mund të ofrojë një parashikim mjaft të saktë të tipareve të personalitetit, përfshirë ekstraversionin, neurozën dhe mendjen e hapur.

Mjerisht, siç po e zbulojmë në këtë periudhë, kontakti përmes prekjes e ka një të keqe. Pavarësisht se sa i besojmë dikujt, ndërveprimi i ngushtë më të rrezikon transferimin e patogjenëve. Në fakt, kërcënimi i sëmundjes duket se ka pasur një ndikim mbi llojet e përshëndetjeve të përdorura nga shumë kultura shumë kohë para shfaqjes së Covid-19.

Damian Marrej dhe kolegët e tij në Universitetin Tulan në Nju Orlins, analizuan bazën e të dhënave etnografike të ceremonialeve përshëndetëse në 186 kultura, të cilat më pas i vlerësuan me një shkallë nga 0 në 5, në varësi të shkallës së kontaktit fizik.

Shtrëngimi i duarve i atribuohej shkallës 2, përqafimi shkallës 3, dhe shkëmbimi i pështymës në një puthje ose një “shtrëngim duarsh me pështymë” shkallës 5. Ata zbuluan një lidhje të vogël, por të rëndësishme midis këtyre rezultateve, dhe përhapjes lokale të patogjenëve.

Marrej thotë se atje ku rreziku është i lartë, njerëzit kanë zhvilluar përshëndetje në distancë, që përcjellin simbolikisht dëshirën për bashkëpunim dhe besim. Ngjashëm, studiuesit zbuluan se puthja romantike, që më parë mendohej se ishte universale, mungonte në 58 për qind të shoqërive që kishin dominim të patogjenëve mbi mesataren.

“Ata balancojnë kostot dhe përfitimet nga kontakti fizik”- thotë Marrej. Këto zbulime, tregojnë se ideja që një pjesë e mbrojtjes sonë kundër infeksionit, është një prirje e evoluar në kohë, për t’ia përshtatur veprimet tona reagimit ndaj një kërcënimi. Studimet zbulojnë se edhe vetëm mendimi për një sëmundje, mund të ndikojë në qëndrimet dhe ndërveprimet tona me të tjerët. / “New Scientist” – Bota.al

LEXO TE PLOTE